Drini Zeqo e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave. Gazetari ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për ndryshimet në jetën e tij profesionale. Ndërkohë Drini ka treguar në Instagram se së fundmi është shkëputur për një udhëtim, por duket se ky udhëtim qenka Romantik. Zeqo ka vendosur të mos tregojë identitetin e vajzës e cila duket qartë që është më shumë se një mike.
Author: tirana
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Kjo ishte thirja e studentëve dhe të rinjve në 8 dhjetor të vitit 1990. Në këtë datë, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë…
Dashi Sot mund të keni ndjenjën se dikush në familjen tuaj po fsheh diçka. Atmosfera mund të jetë e tensionuar. Prirja juaj e natyrshme është të përpiqeni të shpërndani vaj në ujërat e trazuar për ta kthyer situatën në normalitet, por kjo nuk do ndodhë këtë herë. Lërini gjërat në rrjedhën e vetë. Kushdo që fsheh diçka nuk ka gjasa ta zbulojë atë. Demi Thashethemet që dëgjoni sot mund t’ju zemërojnë sepse ndjeni se nuk është e vërtetë. Mos merrni asgjë me vlerë sot. Kontrolloni faktet përpara se të bëni ndonjë gjykim. Pakënaqësia është në ajër dhe kur njerëzit janë…
Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Sipas MeteoAlb, më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet…
Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko u ka bërë thirrje deputetëve britanik për t’i dhënë fund “fushatës së diskriminimit” ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë në vend, pasi sipas tij fëmijët po “ngacmohen në shkollat e tyre” për shkak të kombësisë. I pranishëm në Komisionin e Punëve të Brendshme, Qirko tha se duhet të ndalojnë së ndërtuari steriotipe negative që lidhen me shqiptarët. “Do të doja të përfitoj nga ky rast për të kërkuar që kjo fushatë diskriminimi ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu në Britani të Madhe të ndalet. Sidomos në pjesë të mediave kundër njerëzve të mi…
Tirana është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të 12 pasi ka fituar një ndeshje dramatike ndaj Vllaznisë me shifrat 3-2 në “Air Albania”. Ishte një fitore dramatike për Bardheblutë duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit. Për Tiranën shënuan Patrik, Hasani dhe në fund i dhuron fitoren Xhixha, ndërsa për shkodranët realizuan Mala dhe Latifi.
Ku të filloj? Këtë pyetje ia kam bërë vetes dhjetëra herë, duke vështruar ngultas një faqe të zbrazët. Sikur të më duhej të gjeja fjalinë e vetme, të vetmen që do të më jepte hyrjen në shkrimin e librit dhe do të më largonte sakaq të gjitha dyshimet aty për aty – një lloj çelësi. Sot, teksa përballem me një situatë, e cila, pasi ka kaluar hutimi fillestar – “a po më ndodh përnjëmend mua e gjitha kjo?” – imagjinata ime vepron në një mënyrë që e shton tmerrin pak e nga pak, kësisoj përballem me të njëjtën domosdoshmëri, gjetjen…
Tetë vjet burg për abuzim në familje, plagosje dhe sulm seksual. Ky është dënimi që të martën më 6 Dhjetor, Gjykata e Varese-s ka dhënë për një 54-vjeçar shqiptar. Për disa vite ai ishte në gjykim për abuzim ndaj gruas së tij, po ashtu shqiptare. Sipas asaj që shkruajnë mediat, gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë publike, denoncoi bashkëshortin edhe për marrjen e një sasie parash prej 2 mijë eurosh. Marrëdhënia e dhunshme kishte nisur 3 ditë pas martesës në Shqipëri. “Sepse kisha ndryshuar ngjyrën e thonjve”, ka thënë denoncuesja në gjykatë. Dhe kjo dhunë vazhdoi deri për…
Fildeze Hafizi ishte një magjistrate e re. E respektuar në punën që bënte. Nënë e dy fëmijëve të mitur, ajo ishte gjyqtare në shkallën e parë në Shkodër. Ajo u qëllua, për vdekje me dy plumba, mesditën e 31 gushtit 2017 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ngjarja ndodhi vetëm pak momente, pasi ishte ngjitur në makinën e saj ‘Mercedes Benz’, të cilën e kishte parkuar fillimisht poshtë pallatit, ku ajo banonte së bashku me djalin dhe vajzën e saj të mitur. Edhe në këtë rast, ashtu si në shumë krime ndaj gruas, njeriu që i mori jetën, u bë…
Pak ditë më parë, në qytetin e Venecias, në Itali. Ku Mynevere Karabollaj, nënë e dy fëmijëve, u gjet e masakruar në banesë, bashkë me partnerin e saj, Flonino Mërkuri, 23 vjeç. Krim i cili u krye në kushte ekstreme xhelozie, nga ish-bashkëshorti i 37 vjeçares, i cili mesa duket nuk e honepste dot lidhjen e re që kishte krijuar ish-bashkëshortja e tij, me një burrë shumë më të ri në moshë se ai dhe ajo vet. Kështu të paktën u përpoq ta shpjegonte policia italiane krimin më të fundit të ndodhur brenda asaj që dikur konsiderohej një familje shqiptare…
Ditën e djeshme në Tiranë u zhvillua samiti historik mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, qëu mbyll me arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme siç ishte ajo e tarifave të Roaming apo e universiteteve. Ndërkohë, sot janë zbuluar edhe detaje nga dreka midis liderëve dhe menuja e përzgjedhur nga mikrpritësit shqiptarë për delegacionet nga BE. Shefi i njohur i kuzhinës Juli Zguro zbuloi në “Ftesë në 5” se përgatitjet nisën një javë më parë dhe dreka përmbate 5 pjata kryesore. Menuja kryesore kishte si bazë mishin dhe produktet e tokës, megjithatë nuk munguan as ushqimet e tjera me bazë…
Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi vendosjen e sanksioneve ndaj forcave të armatosura të Rusisë, tri bankave dhe dhjetëra zyrtarëve. “Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ajo qëllimshëm po sulmon civilët dhe infrastrukturën civile”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Por, ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Rusia do të paguajë për mizoritë e saj”, shtoi ajo. Bashkimi Evropian deri më tani ka miratuar tetë pako të sanksioneve ndaj Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Sanksionet evropiane kanë shënjestruar edhe eksportet e naftës, që janë kyçe për Rusinë. Ambasadorët e BE-së…