Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të mërkurë takime me qytetarët e njësisë nr.5 në Tiranë. Ish-presidenti krahas pamjeve që ka shpërndarë në “Facebook”, thekson se Partia e Lirisë është një garanci për dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre. POSTIMI I PLOTË Një pasdite me banorët e Njësisë Nr.5 në Tiranë për të folur sy më sy dhe dëgjuar nga pranë shqetësimet e tyre. Llogaridhënia dhe shërbimi me përulësi do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit. Partia e Lirisë, garanci për t’u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe për tu…
Author: tirana
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se ka takuar në Washington presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining në selinë e IRI.Basha shton më tej se kanë diskutuar mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër…
Akrepi Akrepët janë më posesivët dhe më xhelozët e zodiakut. Kur duan dike, ata kërkojnë një lidhje ekskluzive. Akrepët ofrojnë gjithë dashurinë dhe pasionin për atë person dhe duan që të marrin po aq. Nga ana tjetër këta persona kanë edhe dhuntinë t’i kuptojnë gjërat në ajër prandaj as mos guxoni të bëni diçka sepse do pendoheni. Luani Personat e kësaj shenje duan që gjithë vëmendja të jetë tek ata. Nëse filloni të diskutoni me dikë tjetër apo afroheni me të, luanët nuk do hezitojnë të nxjerrin thonjtë dhe ta mbrojnë atë që duan. Gaforrja Personave të kësaj shenje u…
Mbrëmjen e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me fëmijët dhe banorët e zonës, ndezi dritat e Pemës së Krishtlindjes te Kalaja e Tiranës, një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj teksa uroi të pranishmit gëzuar festat, foli për dhunën e ushtruar ditën e djeshme gjatë protestës, kur tha se ishte gjest i shëmtuar. “Para se të them një gjë për fëmijët, dua të them një gjë për të rriturit, për prindërit që janë këtu edhe për të gjithë gjyshërit, e gjyshet, e mamatë dhe baballarët, edhe për babagjyshin që…
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, pretendon se një agjente e Shërbimeve Sekrete Serbe (BIA), Daniela Vuiçiç ka patur kontake me zv. kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi. Këtë gjë ai e ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Zona Zero” në Top News, ku ka zbuluar edhe detajet. Elezi ka thënë se agjentja serbe dhe Bislimi janë takuar gjatë një takimi për çështje biznesi, por në fakt ata kanë biseduar për tensionet në Veri të Kosovës. Ai tha se ka informacione mbi Daniela Vuiçiç, e cila është agjente e shërbimeve serbe dhe mbi atë…
Nagip Zuberi, xhaxhai i 28-vjeçarit Artan Zuberi, i cili ndërroi jetë në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi, tregoi se arsyeja pse nipi i tij u arrestua në kufirin Kosovë-Serbi ishin tatuazhet në trup me flamurin kombëtar, si dhe një foto me armë kallashnikov që ndodhej në automjetin me të cilin po udhëtonte drejt Norvegjisë. “Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marr vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marr vesh që është arrestuar nga policia serbe dhe është në burg për shkak të automjetit, ku e…
Francezi Bernard Arnault, CEO i grupit luksoz LVMH, dhe familja e tij kryesojnë renditjen e më të pasurve në botë, sipas Forbes, duke rrëzuar nga froni amerikanin Elon Musk, bosin e Tesla, SpaceX dhe Twitter. Pronari i perandorisë luksoze ka një pasuri prej më shumë se 185 miliardë dollarësh. Kjo është hera e parë që nga shtatori 2021 që Musk u rrëzua nga vendi i parë në listën e miliarderëve, e cila përditësohet vazhdimisht bazuar në çmimet e aksioneve.
Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit që hetojnë kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla kanë arrestuar një 30-vjeçar në jugperëndim të Londrës. Shtetasi shqiptar u ndalua nga hetuesit e NCA herët mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një operacioni të planifikuar paraprakisht. Ai dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që bashkërendonte për lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me gomone.
Zhvillime të reja kanë dalë për rastin e masazhatorit shqiptar në Nea Smyrni i cili akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj një 23 -vjeçareje që vizitoi qendrën për masazh dhe u sulmua seksualisht. I akuzuari pas rrëfimit është liruar me kushte shtrënguese, por informacionet thonë se po shqyrtohet edhe një rast tjetër i një gruaje që e akuzon 53-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 26 nëntorit , ku vajza ishte e shtrirë gjysmë e zhveshur në shtratin e masazheve. Në vend që të shijonte masazhin, masazhatori i tërhoqi me këmbëngulje të brendshmet poshtë dhe kur viktima i tha të ndalonte, ai…
Bella Hadid është përzgjedhur si modelja e vitit në eventin “The Fashion Awards 2022”, duke mposhtur Adut Akech, Lila Moss, Paloma Elsesser dhe Quannah Chasinghorse. Bella nuk mundi të merrte pjesë në prezantim për shkak të angazhimeve në punë, por stilisti Carlos Nazario pranoi vlerësimin nga Ashley Graham në emër të saj. Në mesazhin falënderues pas marrjes së çmimit, Bella tha përmes një videoje: “Duke qenë vajza e një babai refugjat nga Palestina dhe një nëne emigrante nga Holanda, ka një lloj etike pune që rrjedh në gjakun tonë. Nuk është të jesh më i miri. Nuk është të jesh…
Ish-truproja e Fatos Nanos, Tori Agolli deklaroi në një intervistë televizive se Garda e Republikës nuk i trajnon truprojat. Në dijeninë e tij nuk është bërë asnjë trajnim jashtë shtetit. “Ne të Fatos Nanos jemi trajnuar të gjithë në Izrael,” – sqaroi ai. Agolli tha se profesionisti nga një mbështetës i thjeshtë që të shoqëron kanë diferencë. Ai theksoi se truprojat që shoqëronin dje Berishën gjatë protestës i njeh dhe janë djem të mirë. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u godit të martën me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është…
Edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka dënuar ashpër sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e djeshme. I ftuar në rubrikën Opinion, Imami shpërtheu në akuza në drejtim të Ramës, për të cilin tha se e ka kthyer vendin në një territor që kontrollohet nga krimi i organizuar. “Sali Berisha menjëherë doli qetësoi situatën dhe mbajti fjalimin e tij. Opozita dje realizoi qëllimin politik me kosto shumë të larta njerëzore. Mbajti një protestë paqësore, pro-evropiane dhe nuk u mor me çështjen e agresionit. U mor me demaskimin e problemeve të qeverisë përballë gjithë botës. Kjo është urtësi politike, është…