Author: tirana

Kristiano Ronaldo ka thyer heshtjen sa i përket të ardhmes së tij. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka folur për mikrofonat e “MaisFutebol”, pas suksesit të Portugalisë me rezultatin 6-1 ndaj Zvicrës mbrëmjen e djeshme. Ylli i luzitanëve ka përgënjeshtruar çdo lajm se ka arritur ose ka firmosur me klubin nga Arabia Saudite, Al-Nassr për 200 milionë euro në sezon: “Jo, nuk kam firmosur. Nuk është e vërtetë si lajm.”, tha 37-vjeçari, i cili pas dy muajsh do të mbushë 38-vjeç. Kristiano Ronaldo prej kohësh ka shprehur dëshirën që të luajë sërish për një klub europian që vijon…

Read More

Genti Ibrahimi, ish-kryetari i KLP-së, është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Ibrahimit në “Kushtetuese” këtë të mërkurë. Mësohet se ai e merr këtë detyrë për të plotësuar vakancën e krijuar pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo. Përveç drejtimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi ka drejtuar për pothuajse 19 vjet Institutin për Studime Publike & Ligjore, një organizatë e shoqërisë civile me orientim kërkimor/shkencor në fushën e qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë. Gjatë gjithë këtyre viteve ai është angazhuar sistematikisht në mësimdhënie dhe trajnime në Shkollën e Magjistraturës.…

Read More

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 06.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 719, -47 nga data 05.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 819, -71 nga data 05.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 111.4 (+0.4 nga data 05.12.2022). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil…

Read More

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshem, ku Gert Shehu 31 vjeç goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha. Në reagimin e saj, policia thotë se Shehu është arrestuar në flagrancë e ndaj tij rëndojnë du akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. “Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë,…

Read More

Rritja e eksportit të produkteve shqiptare drejt tregut italian ishte në fokus të takimit të dy ministrave të bujqësisë, së Shqipërisë dhe Italisë. Lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime ishte pjesë e bisedës mes dy zyrtarëve. Vëmendje të veçantë do të ketë eksporti i vajit të ullirit. Interes për blerjen e ullirit dhe vajit të përpunuar ka shfaqur vet pala italiane, ndaj dhe nxitja e eksporteve të këtij produkti do të ketë një program të veçantë, i cili pritet të konkretizohet në vijim. Takimi i dy ministrave vjen një ditë pas samitit be-ballkani…

Read More

Moderatori shumë i dashur nga publiku, Blendi Fevziu ka folur për marrëdhënien që ka me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis. Ai ka treguar se me vajzën e madhe ka udhëtuar më shumë dhe rrëfeu një moment kur Mishel i kishte kërkuar diçka të shtrenjtë, por që nuk ja bleu duke i treguar arsyen. Në fund sipas moderatorit, ja kishte vlejtur sepse e bija kishte një avantazh më shumë krahasuar me shoqet. “Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat…

Read More

WhatsApp më në fund ka shtuar avatarë të personalizueshëm për përdoruesit e tij. Do të thotë që tani mund të krijoni një paraqitje digjitale të vetes që mund ta përdorni në të gjithë aplikacionin. Funksioni ishte përfolur shumë në internet muajt e fundit dhe është tashmë i disponueshëm në shërbimet e tjera në pronësi të Meta -s, Facebook dhe Instagram. Por tani është drejtpërdrejt në WhatsApp, kështu që mund të filloni të krijoni nga sot. Ju mund të përdorni avatarin tuaj të personalizuar si foto të profilit tuaj WhatsApp. “Avatari është një version digjital i juaji që mund të krijohet…

Read More

Harmonizimi i programeve të palëve me rregullat e BE-së dhe vlerësimit të suksesshëm i hap rrugën shumë shoqërive të rajonit të përfitojnë nga njohja në CEFTA.Projekti, me një fond total prej 4.35 milionë euro i kushtohet nxitjes së marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve tatimore dhe subjekteve tregtare me qëllim lehtësimin e procedurave doganore, nxitjen e tregtisë dhe uljen e kostove të subjekteve tregtare të vendeve të CEFTA- Konferenca e Shoqatës Rajonale të OEA 10 NENTOR 2022 – Krijimi dhe njohja e ndërsjellë e Programit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA), si programi i parë i bazuar në marrëdhënie besimi dhe njohje të…

Read More

Fusha e basketbollit në Fort Worth të Teksasit është kthyer në një fushë betejë pasi vajzat e dy skuadrave janë përleshur me njëra-tjetrën. Tetë prej basketbollistëve u përjashtuan nga loja. Sherri nisi pasi njëra prej vajzave pretendoi se i tërhoqën flokët teksa po tentonin të merrnin topin. Gazetari sportiv Daniel Frank u shpreh për ngjarjen: “Gjithçka filloi me një tërheqje aksidentale të flokëve dhe sapo u përshkallëzua prej andej.” Përleshja u ndal kur lojtarët e tjerë nga të dyja skuadrat u futën për të ndarë protagonistët e episodit. 

Read More

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka bërë analizën e tij mbi ndeshjen e mbrëmshme, ku kombëtarja helvete u mposht thellë 6-1 nga Portugalia në 1/8 finale të Botërorit të Katarit. Ja çfarë shkruan zvicerani veteran tashmë, raportuar nga “wil24.ch”: “Si në tenis, kombëtarja e Zvicrës humbi 6-1 ndaj Portugalisë. Ku ishte Xhaka? Njeriu që pretendon të jetë lider dhe është më i zhurmshmi, por nuk pati asnjë ndikim në lojë, në momentin më të rëndësishëm? Kombëtarja e Zvicrës zakonisht ishte një hap ose më shumë e vonuar ndaj Portugalisë. Ajo humbi duelet në mesfushë dhe vështirë se arriti diçka konstruktive…

Read More

Të paktën 2.5 milionë qytetarë janë infektuar me grip deri më tani, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet italiane. Cilat janë simptomat? Mesatarisht, simptomat zgjasin pesë ditë, me temperaturë të lartë dhe në disa raste dhimbje kockash, dhimbje të fytit, humbje të oreksit dhe rrjedhje hundësh. Eksperti i epidemiologjisë Giovanni Rezza, në prononcimet e tij për gazetën Corriere della Sera, u bëri thirrje italianëve të vaksinohen kundër gripit dhe kujtoi se para së gjithash të moshuarit dhe kategoritë më të rrezikuara të mbajnë maska. Kulmi i rasteve pritet të shënohet gjatë periudhës së Krishtlindjes, me afërsisht 250,000 raste në ditë.

Read More

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka bërë deklaratë të fortë në lidhje me sulmin ndaj Berishës dje në protestë, ku një i ri e goditi me grusht. Përmes një lidhjeje skype për News24 Liçaj tha se Berishën nuk ‘e vrasin’ dot, por e bëjnë edhe më të fortë. “Është organizuar për të thënë se është një mekanizëm i tërë për të mposhtur protestat, që është dëm i madh që mund t’i bëhet një shoqërie. Duhet thënë e vërteta, për ata që e duan dhe për ata që se duan, ka një ndikim të jashtëzakonshëm te ata që e mbështesin Berishën.…

Read More