Author: tirana

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, teksa ishte në samitin e BE-së në Tiranë, zhvilloi një takim me kryepeshkopin ortodoks të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios. Gjatë takimit, kreu i qeverisë greke ka thënë se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria i përkasin zemrës së Europës. Mitsotakis e përgëzoi kryepeshkopin për punën e tij në vend, duke e përshkruar atë si një urë pajtimi midis dy vendeve dhe një mbështetje për pakicën etnike greke, të cilit kryeministrit iu desh ta shtynte vizitën për shkak të motit të keq. Kryepeshkopi i bëri thirrje Mitsotakis që të vazhdojë punën e tij të pajtimit në Ballkan…

Read More

Majlinda Bregu shpreh keqardhjen për incidentin me Sali Berishën në protestën e djeshme të opozitës. Në një intervistë për emisionin “Publikisht” në TVSH, Bregu e cila mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal thekson se Samiti I mbajtur në Tiranë është një sinjal dyfish pozitiv për Shqipërinë dhe jo rastësisht është zgjedhur vendi ynë. Gjithsesi, ajo nënvizon se askush nuk mund të thotë nëse do të kete një datë të afërt anëtarësimi për vendet tona, se kur do të jetë ajo datë dhe pasiguria është aq e madhe sa askush nuk mund të thotë më se…

Read More

Apeli i GJKKO, në seancën e kësaj të mërkure ka lënë në fuqi vendimin e marrë në datën 2 qershor të këtij viti, ku ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie. Vendimi i lënë në fuqi nga GJKKO lë në burg edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci të cilët u dënuan me nga 1 vit burg secili. Vuajtja e…

Read More

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, thotë se Policia e Shtetit duhet të kishte depërtuar në turmë në protestën ku u godit me grusht në fytyrë Sali Berisha, kjo për të parë tendenca të ndryshme dhe për t’i parandaluar ato. Për të partitë parlamentare dhe drejtuesit e tyre duhet të merren në mbrojtje nga “blutë”. Eksperti i sigurisë shton edhe se Garda duhet të ishte prezente, pasi Ilir Meta ka statusin e ish-Presidentit. “Perimetri ka qenë i hapur. Siguria ndaj një personi që ka qenë i kërcënuar duhet të ishte në nivel maksimal. Duhet të rikthehen edhe një herë masat që…

Read More

Në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, një foto e kryeministrit Edi Rama teksa iu ul në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel, tërhoqi shumë vëmendjen dhe u bë hit në rrjete sociale. Ka të bëjë me një “resto”. Në një vizitë zyrtare në Tiranë më 6 gusht, Bettel teksa u prit nga Rama, u ngrit në majë të gishtave për të bërë foton. Ky ishte një moment humori mes dy liderëve, teksa Bettel përpiqej të arrinte Ramën. Ndaj dhe Rama u ul në gjunjë dje në samit, si në formë batute për t’i treguar…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka propozuar gjobat për partitë politike që kanë abuzuar me fondet e fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021. Sipas raportit të KQZ-së, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin dhe duhet të gjobiten sipas Kodit Zgjedhorit. E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është ish-LSI-ja tashmë Partia e Lirisë. KQZ-ja evidenton se Partia Socialiste duhet të marrë gjobën më të madhe, plot 55 milionë lekë të vjetër. Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj) PS: 5.5 mln lekëPD: 700 mijë lekëPDK: 100 mijë lekëLzhk: 100…

Read More

Problemi i abuzimit dhe ngacmimit seksual nuk ka të bëjë vetëm me gratë në botën e Hollivud. Në një intervistë për “Washington Post”, aktori George Clooney ka rrëfyer momentet e tij të sikletshme në fillim të karrierës, ku thotë se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale. “Sinqerisht u objektivizova. Më kujtohet gjatë skenave të “Roseanne” që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, nëse do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin në të pasme”, rrëfeu ai. Përparimi profesional për të erdhi me “Good Night, and Good Luck”. Filmi i vitit 2005 ishte përpjekja e…

Read More

Sulmin fizik ndaj Sali Berishës, e ka dënuar edhe nga sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. “Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.

Read More

Një shtetas që dyshohet se kurohet me ilaçe depresioni kohët e fundit, ka dashur të parkojë makinën brenda oborrit të Parlamentit. Burime bëjnë me dijje se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim. Ai ka futur makinën duke dëmtuar traun. Personi është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.1 për veprime të mëtejshme.

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë një bilanc të punës për muajin nëntor të këtij viti. Sipas një përmbledhje të SPAK, për këtë muaj u depozituan në këtë gjykatë 12 kallëzime penale, ndërkohë që janë dërguar për gjykim 4 procedime penale. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar 16 pasuri të paluajtshme, 5 pasuri të luajtshme dhe 11 subjekte tregtare. NJOFTIMI I SPAK:Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët 3 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e…

Read More

Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në më pak se një vit. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian, i cituar në kushte anonimiteti nga “Euroactive”, gjatë samitit që u zhvillua të martën në Tiranë. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, u dorëzoi Prishtinës dhe Beogradit versionin e fundit të propozimit të Brukselit, i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, që sipas “Euroactive”, ka një afat kohor dhe një kalendar veprimesh që duhet të kryhen nga të dyja palët. “Pasi dëgjuam të dyja palët, ne rihartuam propozimin. Ai përfshin një aneks me një kalendar…

Read More

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas incidenteve me granata dore që ndodhën të martën në veri të Mitrovicës, ku persona të maskuar dëmtuan zyret e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë. Hovenier shkruan në një postim në Twitter, se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, nuk është metodë e përshtatshme proteste në asnjë rrethanë. Ambasadori amerikan ka shtuar se SHBA-të janë të shqetësuara që nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet në veri të mbahen në fund të këtij muaji. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri…

Read More