Author: tirana

Në prangat e Policisë së Fierit këtë mëngjes të së mërkurës ka rënë një 43-vjeçare, pasi lokalin e saj e kishte kthyer në një vend prostitucioni. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative, për një ambient (lokal) të vënë në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, si dhe në bazë të provave të siguruara si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penaliteti””. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”. Vihet…

Read More

Eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të Europës e ka një arsyje madhore. 69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, një përqindje kjo që është më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian. Shifrat kanë dalë sipas një raporti të fundit të Komisionit Europian për kushtet e punës dhe implikimet në të ardhmen. Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, që gjithsesi kanë diferencë të lartë me Shqipërinë. Shteti i dytë, ku të punësuarit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat mujore është Kosova, me 57%…

Read More

Në veri të Kosovës në zonat e Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës së Veriut, mbrëmë ndodhën shpërthime të forta. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar, bëri me dije se grupet e maskuara të cilët kishin hyrë me forcë në komunën e Zubin Potokut, kishin përdorur edhe granata dore të prodhimit jugosllave në momentin kur sulmuan edhe zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në…

Read More

Kush është Gert Shehu dhe pse goditi me grusht Sali Berishën? Një ngjarje e rëndë që preku sigurinë e një prej figurave më popullore të politikës 30-vjeçare në Shqipëri. Sadik Lala, mjeku i agresorit, thotë se ai vuan nga psikoza dhe nga halucinacionet. “Personi vuan nga psikoza, në gjuhën përditshme të popullit thuhet paranoja dhe paranojat janë disa llojesh. Psikotik quhet një person që ka çrregullime të perceptimit dhe këtu fute halucinacione, futen besimet e gabuara dhe forma më e keqe e halucinacione janë halucinacione dëgjimore kur personat krijojnë zëra”,-theksoi ai. 31-vjeçari sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së…

Read More

Dashi Afërdita e trazuar ju fton të kushtoni më shumë vëmendje në dashuri, sepse këtë të mërkurë mund të ketë shumë keqkuptime me partnerin/en. Në punë jeni pak të pavendosur dhe nuk e përjashtoj mundësinë e rishikimit të kushteve të një marrëveshjeje. Demi Takimet janë të preferueshme për beqarët, nuk e përjashtoj mundësinë e përjetimit të një ndjesie në mënyrë të veçantë. Nuk mungojnë idetë në punë, është koha më e mirë për të demonstruar vlerën tuaj. Binjakët Periudha është e turbullt për ndjenjat. Këtë të mërkurë përpiquni të qëndroni larg polemikës, një ish mund të kthehet për t’u shfaqur…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do të jetë vranësira dhe reshje shiu në zonën veri-perëndimore dhe jugperëndimore. Zona lindore do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat minimale do të luhaten 4-12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime 10-12°C në veri, 18-20°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

31-vjeçari, i cili sipas të ëmës dhe mjekut Sadik Lala vuan nga probleme të shëndetit mendor, goditi kreun e Partisë Demokratike me grusht në fytyrë. Siç shihet në video, ai duket teksa ecën i vetëm pranë Xhamisë së Tabakëve. 31-vjeçari deporton më pas mes turmës dhe gjuan kryedemokratin, para se të neutralizohet nga badigardët e Berishës. Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.

Read More

E ëma e 31-vjeçarit Gerti Shehu ka qëndruar për rreth 3 orë në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Ajo është thirrur për të dhënë disa deklarime pas sulmit që bëri djali i saj ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e goditur me grusht gjatë protestës së sotme. Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar ajo. Pas deklarimeve, ajo është larguar me një ambulancë nga ambientet e komisariatit. Shkak mendohet se ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e saj. Në lidhje me këtë rast, kreu i demokratëve Sali Berisha ka thënë se Shehu është agjent i…

Read More

Mbajtja e Samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë është komentuar dhe nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në një postim në rrjete sociale, Bushati shprehet se ky samit duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë me pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë. Postimi i plotë: Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që presin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor, në Tiranë , duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së…

Read More

Djemtë shqiptarë në futboll na bënë edhe njëherë krenar me fitoren në ndeshjen Zvicër-Serbi, që u mbajt pak dite më parë. Sigurisht, goli që shënoi njëri prej tyre bëri bujë kudo. Së fundmi, një gjest të veçantë për dy futbollistët shqiptarë ka bërë dhe reperi i njohur, Capital T. Ky i fundit, teksa ndodhej në një koncert në Zvicër javën që kaloi, i kërkoi fansave që të thërrisnin në kor Granitit dhe Xherdanit. “Kështu e festuam fitoren javën e kaluar në Cyrih. 🤩 Duhet ta bëja për vëllezërit e mi Xherdi X Xhaka 🔥🔥🔥 Suksese sonte dhe gjithmonë vllazni 🤲🏻”,…

Read More

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, kanë nisur diskutimet e tyre të para. Stresi, teksa po fliste me të tjerët për zhgënjimet që ka marrë nga shoqëria, tha se ka kuptuar që nuk ka shok besnik. “Nuk ka shok besnik në jetë përveç vëllait. Një shok mundet me ndenjur me ty për 5 vjet vetëm për një qëllim. Mu ma ka vërtetuar jeta që sot për sot nuk kam asnjë shok. Kam shokë që hymë dhe dalim në familje por vjen jeta se do ta prishë këtë. Jeta ta sjell që diku ka me ta thyer zemrën.”, tha…

Read More