Author: tirana

Pas pjesëmarrjes në emisionin “Love Story”, Marinela Hysa bëri bujë të madhe me videot në TikTok ku akuzat për personazhet publik ishin ndët më të fortat të thëna publikisht. Qëllimi i saj në këto video ka qenë që t’i nxjerrë keq personazhet VIP, duke i ironizuar apo zbuluar sekrete. Pas këtyre videove virale Marinela u shfaq e penduar duke kërkuar publikisht falje. Por duket se ajo i është rikthyer sërish këtyre akuzave dhe së fundmi ka publikuar bisedat me personazhe të ndryshme e mes tyre edhe Jul Deda.

Read More

Një avion luftarak MiG-21 që i përket Forcave Ajrore Kroate u rrëzua në një zonë pyjore pranë qytetit të Sllatinës. Aksidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Ministria Kroate e Mbrojtjes njoftoi se dy pilotët arritën të largoheshin nga avioni në kohë. Më shumë se 50 ekipe të shpëtimti morën pjesë në operacionin për gjetjen e pilotëve të MiG-21. Njëri prej tyre u gjet i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se rrëzimi i avionit luftarak ishte ndoshta për shkak të një dështimi mekanik.

Read More

Operatorë telekomunikacioni nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor (BP) nënshkruajnë në Samitin e Tiranës, Deklaratën e Roaming, që mundëson uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe BP-së që nga 1 tetori 2023.“Pyetja e parë që na u bë pasi “Roam Like at Home” (Fol si n’shpi) hyri në fuqi në korrikun e vitit 2021 ishte: kur do të ulen çmimet e roaming me BE-në? Ndaj kjo ishte gjëja e parë për të cilën filluam të punojmë pas atij 1 korriku. Dhe sot jam e gëzuar të them se momenti ‘kur’ erdhi: çmimet e roaming-ut ndërmjet Ballkanit dhe BE-së…

Read More

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në aksin rrugor Shkozë-TEG. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa nuk janë identifikuar ende viktima dhe drejtuesi i mjetit që e ka përplasur. “Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Read More

Mbreti Charles është sulmuar sërish me vezë gjatë një shëtitjeje në Luton sot ndërsa policia arrestoi burrin e dyshuar për sulmin. Truprojat ndërhynë shpejt për ta larguar monarkun nga ngjarja në Sheshin e Shën Gjergjit. Kjo ngjarje vjen një muaj pasi u sulmua me vezë teksa ndodhej në York. Policia tha se kishte arrestuar një burrë rreth të njëzetave, i cili tani është në paraburgim. 74-vjeçari e kaloi me sportivitet situatën dhe shpejt filloi të shtrëngonte duart me audiencën.

Read More

Në një deklaratë për mediat pas përmbylljes së samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt këtë të martë në Tiranë, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni tha se ajo mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. “Integrimi/anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE vlen për Shqipërinë, Bosnjen, etj. Ne sigurisht që e mbështesim anëtarësimin e tyre. Janë hapa që bëhen nga të dyja palët dhe që kërkojnë kohë”, tha Meloni duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizuar me disa individë të maskuar”, sulmuan me “shok bomba dhe të shtëna në ajër” zyrtarët zgjedhorë dhe ata policorë në veri të Kosovës. Më 6 dhjetor, Policia e Kosovës konfirmoi se kanë ndodhur disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, në kohën kur policët po shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna me shumicë serbe. Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se zyrtarët komunalë zgjedhorë u parandaluan që të shkonin në zyrat e tyre…

Read More

Maroku është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës pasi ka eliminuar në turin e parë me eliminim direkt Spanjën. Pas 120 minutave pa gol, sfida u vendos nga penalltitë, aty ku spanjollët goditën tre dhe nuk shënuan asnjë, ndërsa marokenët shënuan 3 nga 4 dhe fituan 3-0. Padyshim protagonist portieri Bono, që përveç pritjeve gjatë lojës, ndali edhe dy penallti, ndërsa në të parën pati edhe ndihmën e shtyllës, ndërsa Spanja kthehet në shtëpi kokulur, me një rrugëtim që u mbyll shumë më shpejt sesa mund të imagjinohej. Prishen kështu llogaritë e Luis Enriques, që preferoi humbjen ndaj Japonisë…

Read More

Në kuadër të samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, 27 liderë të vendeve anëtare të BE së bashku me udhëheqësit e rajonit u pritën këtë të martë në sheshin “Italia” në kryeqytet. Gjatë ceremonisë së mirëpritjes, paraqitja e një prej liderëve të unionit nuk i ka shpëtuar syrit të fotografit Armando Babani. Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” një foto të shkrepur nga vetë ai, ku shfaqen këpucët e një prej liderëve, të cilat duken të tejpërdorura. “Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces? (Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)”,…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falenderuar publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha për menaxhimin e “shkëlqyer” të situatës së ditës së sotme ku u dhunua nga 31-vjeçari Gert Shehu. E teksa e cilëson këtë ngjarje si “atentat mafioz”, Meta thotë se porositësi ka qenë kryeministri Edi Rama, mirëpo opozita i tregoi se opozita është me vision dhe vetëpërmbajtje. “Falenderoj liderin e PD, doktorin Sali Berisha për menaxhimin e shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të porositur nga Edi Rama, i cili kishte qëllim të devijonte një protestë paqësore”, tha Meta.

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat ka përgënjeshtruar akuzat e Sali Berishës se personi që gjuajti ndaj tij, Gerti Shehu, është punonjës i policisë kriminale. Sipas Rrumbullakut, Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale dhe se nuk është përdorur kurrë si infiltruar apo si burim informacioni. ‘Incidenti i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj deputetit Berisha. Polica reagoi duke ndaluar agresorin, aktualisht po fillojnë hetimet për të pacaktuar dinamikën e ngjarës. Në lidhje me deklaratat e Berishës në konferencën për shtyp ku pohoi se Greti Shehu është agjent i policisë kriminale sqarojmë…

Read More