Author: tirana

Presidentja e Komisionit Europian ka folur ne konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, pas samitit të BE me vendet e rajonit në Tiranë. Ajo ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin. “Ka qenë përvojë fantasitke që tëbishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëhere atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne…

Read More

Një apartament në katin e fundit të një pallati 4-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e të martës. Zjarri është përhapur edhe në katet e mëposhtme. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”. Për momentin nuk ka informacione për viktima apo persona të lënduar, ose nëse ka pasur njerëz brenda në banesë.

Read More

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se zhvillimi samitit në vendin tonë është një mesazh për shqiptarët se BE është këtu me ne. Ai dha edhe një lajm për studentët. Kreu i qeverisë u shpreh se ata do të kenë mundësi që të studiojnë në mënyrë digjitale në universitetet e Evropës pa qenë nevoja të largohen nga vendi i tyre. “Dua të falenderoj Michel, mikun e dashur, një mik i vërtetë besnik i angazhuar ndaj Rajonit. E kam parë duke luftuar për rajonin. Dua të bashkohen dhe për Ursulën,…

Read More

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel gjatë konferencës për shtyp tha se Samiti i sotëm ishte një mbledhje historike. Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE, ndërsa shtoi se duhet të bëhet më shumë përparësi në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Sa i takon nënshkrimit të marrëveshjes Roaming, Michel deklaroi se do të reduktojë më shumë tarifat në vitin e ardhshëm. “Do filloj duke falenderuar Ramën. Kjo është një mbledhje historike. Ne shkruam histori sepse për herë të parë Samiti u mblodh në Ballkanin Perëndimor. Kjo mbledhje shënon hapat shtesë në rruhgën…

Read More

Don Gianfranco Cadenelli i jepet titulli “Qytetar Nderi i Bashkisë Mat”. Kryebashkiaku Agron Malaj thekson se ky titull i akordohet atij “për kontributin e dhënë në transmetimin e vlerave shpirtërore humane si misionarë dhe bamirësinë e bërë për të gjithë banorët e kësaj treve, pa dallim besimi, krahine e kulture”. “Faleminderit Ambasadorit të Vatikanit në Shqipëri Luigi Bonazzi dhe Ipeshkvit të Kishes Katolike për Dioqezën e Rrëshenit Gjergj Meta”, shkruan Malaj.

Read More

Politikanë të ndryshëm kanë dënuar sulmin e shënuar në protestën e sotëm ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Një nga emrat që ka reaguar së fundmi është edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila shkruan se agresioni ndaj kryetarit të opozitës është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Sipas saj, sulmi fizik ndaj Berishës është vetëm politik. Postimi i plotë i Topallit: Ky agresion eshte vetem politik. Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin…

Read More

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit që goditi sot me grusht kreun e PD-së Sali Berisha është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo u bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike. E ëma nënvizoi se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i kërkoi ndjesë Sali Berishës për aktin që kreu sot djali saj. “Fatkeqësia e djalit tim, nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dënon dhunën ndaj deputetit gjatë protestës së sotme Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, ka dënuar sot dhunën e ushtruar ndaj deputetit të Kuvendit, organizator i protestës së sotme në Tiranë. “Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Read More

Kroacia fitoi dje me penallti kundër Japonisë duke fituar të drejtën për në fazën çerekfinale të Botërorit, teksa tifozët e kanë tepruar me festën duke përdhosur edhe flamurin serb. Edhe në Katar nuk harrohen konfliktet e së shkuarës, duke treguar edhe njëherë ndasitë në Ballkan. Kujtojmë se më parë në dhomat e zhveshjes serbët varën një banderolë me hartën e Kosovës me ngjyrat serbe, teksa Federata e Kosovës në Futboll u ankua në FIFA.

Read More

Grushti që mori Berisha ditën e sotme gjatë protesët që kishte organizuar vetë ka marrë vëmendjen maksimale. Ka patur reagime të shumta nga politikanë të PS PD për këtë ngjarje, por edhe personazhe publik. Ndër shumë të tjerë ka reagur edhe Ina Kollçaku ku shkruan mbi foton e Berishës së plagosur: “O Berishë! Të dua!”. Më pas ajo shpreh admirimin për Berishën si Lider dhe mënyrën si e menaxhoi situatën, por nuk harron të sqarojë se nuk është mbështetje politike. “Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq inspiruese sa një 80-vjeçar që ngrihet pas një grushti dhe mban në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj Sali Berishë në nisje të protestës së opozitës. Nga Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, Rama e cilëson këtë akt të patolerushëm, ndërsa shton se dhuna nuk do të jetë kurrë zgjidhje për asnjë çështje dhe se autori do të përballet me drejtësinë. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të…

Read More

Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve para liderëve europianë që kishin ardhur për Samitin, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel. Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë  kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar ironik se  “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.   Why politicians shouldn't dance, and instead leave…

Read More