Akti i parë i samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, është marrëveshja për heqjen e tarifave Roaming. Gjatë një konference me Komisionerin Europian, Oliver Varhelyi, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, zv/kryeministrja Belinda Balluku e ka përcaktuar marrëveshjen si diçka që do sjellë ndryshime të mëdha dhe pozitive për Shqipërinë. “Marrëveshja e sotme e integron rajonin tonë më shumë dhe më mirë, atë të qarkullimit të lirë, të mallrave, të ideve dhe ndërveprimeve ekonomike. Nuk do ishim këtu sot pa lokomotivën e këtij procesi që është Komisioni Europian. Është frut i këtij bashkëpunimi edhe heqja e tarifave Roaming mes vendeve të…
Author: tirana
“Uroj që prapa incidentit të sotëm mos të jesh ti apo levat e tu”. Kështu e ka paralajmëruar kandidati i PD-së së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, kryeministrin Edi Rama pas incidentit me kreun demokrat në protestë. Në fjalën e tij, po ashtu Këlliçi theksoi edhe se do t’i shkojë deri në fund këtij incidenti. Ai tha se edhe pse në kushtet e shtetrrethimit rinia demokrate dhe opozitarët janë në shesh.
Teksa demokratët janë në protestë, liderët europianë po shijojnë një koncert me valle popullore shqiptare. Para se të nisin punimet e samitit, qeveria ka organizuar një koncert në nder të liderëve europianë, për t’i njohur ata me traditën shqiptare.
Shoqërohet nga policia personi që goditi me grusht liderin e opozitës Sali Berisha. Gentian Shehu është personi i cili goditi me grusht ish kryeministrin. Pas sulmit të bërë ndaj Berishës, Shehu është arrestuar nga policia.
Të veshura kokë e këmbë me të zeza, disa gra, mes tyre edhe kandidatja e PD-së në Primaret e Tiranës, Adriana Kalaja kanë vajtuar emigrantët shqiptarë. Një mesazh i fortë në një protestë që nisi me ngjarje të rëndë, kreu i PD-së Sali Berisha u godit me grusht.
Inteligjenca iraniane thotë se ka çmontuar disa “celula terroriste” të grupit të muxhahedinëve që operonin brenda territorit iranian. Në një deklaratë për media këtë të martë, Ministria iraniane e Inteligjencës tha se “qelizat operative të diversantëve të lidhura me MKO janë shkatërruar në provincat e Teheranit, Isfahanit dhe Kurdistanit”. Sipas deklaratës së ministrisë, këto “celula” ishin përfshirë “në aktivitete terroriste dhe disa sulme me mortaja në qendrat administrative, ushtarake, policore dhe rezidenciale të Iranit, duke shkaktuar dëme dhe duke nxitur terror dhe pasiguri”. Ministria iraniane e Inteligjencës tha se të gjitha këto “aktivitete terroriste drejtoheshin drejtpërdrejt nga baza evropiane e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pari që e mori fjalën nga podiumi i protestës së opozitës. Pasi u sulmua nga një qytetar në mënyrë krejt të rrufeshme me një grusht poshtë syrit, madje lideri demokrat u rrëzua, Berisha nuk i kurseu mesazhet nga protesta. “Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.”, ka thënë Berisha.
Një person ka qëlluar ish-kryeministrin Sali Berisha me grusht. Kjo ka sjellë dhe irritimin e turmës e cila ka gjalosur burrin që u fut mes protestuesve. Mësohet se Berisha është gjakosur në fytyrë, madje edhe është rrëzuar. Ndërkohë, ndërhyrja e truprojës së Berishës dhe simpatizantëve të tjerë ka qenë e menjëhershme.
Propozimi franko-gjerman iu është dërguar dje Serbisë dhe Kosovës. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell, gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen. Ai u bëri apel palëve që të angazhohen seriozisht në këtë propozim, pasi ky sipas tij është momenti i një mundësie të madhe. “Dialogu Prishtinë-Beograd. Ky është një moment i rëndësishëm në lidhje me negociatat Serbi- Kosovë. Marrëveshja për targat ka përfunduar. Palët të angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin e hedhur në tryezë me mbështetjen e Gjermanisë e Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje dhe janë ata që duhet të…
Maja Nikolic, këngëtare serbe ka thënë se Xherdan Shaqiri i ka dërguar video nga dhuma e zhveshjes duke dëgjuar këngët e saj në gjuhën serbe.Ajo ka thënë se lojtarët shqiptar duhet t’i kërkojnë falje lojtarëve serb dhe duhet t’i vi turp për gjeste e tyre në fushë. Këngëtarja me origjinë nga Serbia njihet për patriotizmin e saj dhe mbrojtjen e Serbisë, gjë të cilën e ka treguar më tepër gjatë këtij Botërori dhe humbjes së skuadrës serbe në ndeshjen që kishte para pak ditësh me Zvicrën. Si adhuruese e madhe e futbollit, e cila i ka ndjekur me shumë kujdes…
Nga pritja e liderëve në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë, në një moment kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë, teksa ka pritur kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeministri Edi Rama, ku mesa duket ka qenë një moment shakaje mes dy liderëve.
Ka nisur protesta e thirrur nga Sali Berisha. Protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigade para nisjes së protestës që do të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Europe throw us a life vest”,-shkruhet në banderolë, që nga anglishtja në shqip përkthehet: Europë na hidh një jelek shpëtimi!