Author: tirana

Presidetja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pasi u prit nga kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së saj, tha se Samiti është i rëndësie të veçantë. Para gazetarëve, ajo deklaroi se shpreson që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, pas çeljes së negociatave. “Shpresojmë që Shqipëria pas çeljen së negociatave të jetë pjesë e BE-së”,-tha Von der Leyen.

Read More

Pasi u prit nga Kryeministri Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi para gazetarëve në Tiranë se samiti i sotëm do të jetë një takim shumë i rëndësishëm dhe simbolik, pasi është hera e parë që mbajmë një samit në një prej vendeve të Ballkanit. “Jam i bindur që e ardhmja do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Po punojmë fort që të kemi përparime. Sot për shembull do të nënshkruajmë marrëveshje për tarifat “roaming”. Tjetër element i rëndësishëm është mbështetja që duam t’i japim Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike nga agresioni…

Read More

Nuk ka më dyshime, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Italia”, dhe mbërriti teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po fliste për mediat. Në fjalën para gazetarëve nga mbarë Europa, Vuçiç tha se Serbia është e pavarur dhe është drejt rrugës në Bashkimin Europian. “Disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës dhe për çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore pse erdha. Por në fund pas konsultimeve që bëmë brenda shtetit vendosëm të vinim sepse do themi çfarë mendojmë e jemi…

Read More

Mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka një marrëdhënie të mirë, por sot në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ata i dhanë duart njëri-tjetrit. Për mediat ajo tha se është këtu si liderja e vendit më pro-evropian. Po ashtu Osamani u shpreh se BE-ja duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Pas fjalës së saj, në tapetin e kuq të samitit kaloi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. “Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE…

Read More

Ka nisur edhe mbërritja e liderëve të Europës dhe të Ballkanit Perëndimor, ku pritja po bëhet në sheshin “Italia” nga kryeministri Edi Rama. Samiti do të mbahet në ambientet e stadiumit “Air Albania”. “Mbërritja në samit e liderëve të Bashkimit Europian, të cilët e zgjodhën Shqipërinë si një vend me qasje të fortë pro-europiane dhe shembull për rolin që luan si vend ballkanik në politikën ndërkombëtare, për t’u mbledhur për herë të parë në histori jashtë kufijve të BE”,-shkruan Rama.

Read More

Sali Berisha nuk tërhiqet nga protesta, edhe pse sot Tirana do kthehet në kryeqendër të Europës, për shkak se sot do të mbahet për herë të parë një samit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Protestuesit do të mblidhen te sheshi “Skënderbej” dhe fonia që do të përdoret gjatë protestës do të jetë e lëvizshme. Mësohet se për të shpërndarë zërin e folëve, do të përdoret një mjet ku do të jenë të vendosur disa foni. Gjatë protestës do të ketë pankarta të shkruara në anglisht, por edhe shumë thirrje do të jenë po në anglisht. Sali Berisha ka thënë se…

Read More

Sot në orën 12:00, pritet që të mbahet protesta e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Edhe pse Tirana është në shtetrrethim përshkak të samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Berisha dhe aleati i tij, Ilir Meta do të mbajnë një protestë. Sipas një informacioni të fundit, mësohet se nga Vlora janë nisur 1000 simpatizantë të PD-së, por nuk dihet nëse do të gjejnë rrugën për të ardhur deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Read More

“Europë sot është Tirana”. Për herë të parë në histori, kryeqyteti do të presë liderë në 27 vende të Europës, në një samit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Fokusi do të jetë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja. Mbledhja do të ketë një ndërprerje rreth orës 13:00 për të vijuar me hapësirën e drekës, ndërsa rreth orës 15:00 pritet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama, presidentes të Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.…

Read More

Këtë të martë moti është me kthjellime, me vranësira si edhe me reshje shiu lokale në zonën veri-perëndimore. Temperaturat minimale do të luhaten 4-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime 9 -12°C në veri, 17-18°C ne zonen e ulet dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim te forces 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

Kryeministria dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, janë blinduar si kurrë më parë. Krahas samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të cilat është vendosur perimetri i sigurisë, si edhe është blinduar Tirana si nga toka dhe ajri, do të zhvillohet edhe një protestë e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë. Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Read More