Sot mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, dhe Tirana kthehet në një kryeqendër e Europës. Liderët e bllokut 27 vendesh dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen së bashku me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Këshillit Europian. Qeveritarët e kanë konsideruar një ditë historike për vendin, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet një samit i përmasave të tilla. Temat kryesore të tij do të jenë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja. Policia e Shtetit ka shtuar masat e…
Author: tirana
Dashi Takimet në këtë të martë do të jenë shumë pasionante, do të favorizohen njohjet e reja dhe në përgjithësi nëse jeni vetëm do të keni mundësinë të luani letrat tuaja në maksimum! Siguri e shtuar në punë. Demi Në dashuri kohët e fundit ka pasur pak grindje, përpiquni të mos krijoni polemika të kota. Një lajm interesant po vjen në punë. Binjakët Është një moment interesant për të rizbuluar veten si njerëz më sensualë, përpiquni të përjetoni emocionet ashtu siç vijnë pa u menduar shumë për to. Në punë, nëse keni një negociatë në proces e sipër, mos hezitoni,…
Sot mbahet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Me mijëra policë me uniformë, forca civile policore, forca të gardës, SHISH, ushtria dhe njesi të policive bashkiake të të gjitha bashkive të vendit; të cilët kanë krijuar një kordon të rreptë. Dy hyrjet nga pritet të vijnë protestuesit sot për të kapur Bulevardin kryesor, nga ana e selisë blu dhe nga PL, janë “betonuar” me forca speciale. Nga ora 06:00 e mëngjesit nisi pezullimi I linjave urbane në Tiranë, pezullim që do të qendrojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Në njoftimin e Bashkisë së Tiranës, thuhet se vetëm…
Biznesmeni i njohur serbo-boshnjaku Damir Fazliç, është shfaqur në Tiranë në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit perëndimor dhe protestës së paralajmëruar nga opozita e Sali Berishës që vazhdon të mbetet miku i tij. Damir Fazlliç është fotografuar rrugëve të Tiranës , i shoqëruar nga një vajzë elegante. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale ajo provon se si ka udhëtuar nga Frankfurti drejt Tiranës pa e shfaqur shoqëruesin e saj.
Brazili fitoi 4-1 me Korenë e Jugut në fazën e 1/8 të Kupës së Botës. ‘Selecao’ kërcen Samba në Doha, me skuadrën e Tite që gjen në fazën çerekfinale Kroacinë. Golat për Brazilin u shënuan nga Vinicius Junior, Neymar, Richarlison dhe Paqueta. Te aziatikët shkurtoi Paik Seung-Ho.
Pas reperit Getinjo dhe këngëtares Ana Kabashi, është zbuluar edhe banori i tretë në “Big Brother VIP Kosova”. Bëhet fjalë për Vivien Thano, e cila është një modele seksi nga Durrësi. Ajo ka spikatur për linjat perfekte dhe format sensuale. Gjatë klipit prezantues, Viven u shpreh: “Unë po hyj single në shtëpinë e Big Brother, megjithatë në qoftë se fati do jetë me mua do më eci”. Ajo gjithashtu zbuloi se ka punuar më herët në Kosovë me shumë persona dhe kjo do ja bëj më të lehtë lojën.
Nishanet e kuqe në lëkurë nuk janë domosdoshmërisht një problem shëndetësor, përveçse në rastet kur ju bezdisin apo gjakosen. Në këtë rast duhet të vizitoheni menjëherë tek mjeku. Nishanet janë njolla të cilat mund të shfaqen dhe zhduken papritur nga trupi juaj. Mund të kenë ngjyra të ndryshme që variojnë nga kafja e errët tek e kuqja. Megjithatë nëse flasim specifikisht për nishanet e kuqe, shfaqja e përhershme dhe pa shkak e tyre mund të jetë shqetësuese. AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon mënyrat se si të dalloni shkaqet dhe natyrën e këtyre nishaneve. Informacione bazë mbi nishanet e kuqe…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. “Ia dolëm”, dëgjohet të thotë kreu i qeverisë në anglisht me një nga organizatorët e këtij eventi. Ndërkohë bashkangjitur videos, Rama shkruan: Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri. Të martën pritet të vijnë në Shqipëri plot 44 liderë të Europës dhe rajonit. Përveç tyre do të ketë dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, politikë dhe financiarë, mes të cilave dhe Banka Botërore.
Një ditë para protestës, Sali Berisha duket se ka bërë një hap pas dhe është tërhequr nga zhvillimi i protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këtë e bëri të ditur anëtari i Rithemelimit në emisionin televiziv, i cili tha se protesta do të zhvilliohen në Bulevardin ‘Zogu i Parë’. ‘Për ne e drejta e protestës është e panegociueshme. Pastaj kemi një zbythje të pozicionit të Ramës. Nuk jemi atje për të krijuar trazira. Jemi atje për të thënë të vërtetën tonë. Në këtë pikë askush nuk e ka pasur këtë ide. Por ti thuash popullit opozitar shqiptar zhdukuni u detyruar…
Kyvet Balaj është efektivi i Policisë së Shtetit që qëlloi me armë zjarri refugjatin në Milot – Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, duke i shkaktuar një plagë në brinjë, por fatmirësisht nuk i rrezikoi jetën. Për efektivin 29-vjeçar kanë nisur hetimet pasi deri më tani, ndërsa derisa Agjencia e Mbikqyrjes Policore të dalë në një përfundim, Balaj është pezulluar nga detyra e tij. Por ende nuk është e qartë sesi ka ndodhur ngjarja. E gjitha nisi pasi të riut i kishte marrë vëmendjen një furgon Volkswagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, ndaj dhe…
Në takimin me demokratët në degën 2 në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u përball me kërkesën e një të riu. Simpatizanti ngriti shqetësimin se kryetarja e degës nuk ka përçuar frymën e bashkimit mes demkoratëve. Ndaj, ai kërkoi që të zhvillohen sërish zgjedhjet në degën numër 2. “Kryetarja nuk ka futur frymë bashkimi. Nuk kam asgjë personale, e filluam të bashkuar, sot dega 2 nuk është e bashkuar, ju lutem të përsëriten proceset”, u shpreh i riu.
Vaj ulliri me mjaltë: 3 lugë gjellë me vaj ulliri + 1 lugë gjelle me mjaltë Kjo pastë e përfituar aplikohet në flokët të thatë, mbasi i kemi ndarë ato në seksione të ndryshme. Pas aplikimit të maskës, flokët mbështillen me një qese dhe më pas me një peshqir. Maska për flokët duhet mbajtur 30-90 minuta. Nëse ju keni flokët të thatë, kjo maskë rekomandohet të praktikohet dy herë në javë, ndërkohë që flokët e yndyrshëm e kanë të mjaftueshme një herë më pak. Vaj ulliri me banane: 3 lugë gjellë vaj ulliri +1 banane Prezenca e kaliumit në banane, ndihmon…