Author: tirana

Në interpelancën me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro për vendosjen e traut me pagesë në hyrjen e Parkut Kombëtar të Divjakës, deputetja e PD-së Ilda Dhori u shpreh se qytetarët nuk do të lejojnë vendosjen e një “takse oksigjeni” për të hyrë në park. Gjestin e Kumbaros teksa tregonte në Kuvend një monedhë 50 lekëshe duke ironizuar kundërshtimin e opozitës për vendosjen e kësaj tarife, Dhori nuk e kaloi pa e komentuar. Ajo e quajti ministren “injorante dhe pa informacion”. “Besoj se e keni kuptuar sa e turpshme është për qytetarët e një vendi, që ministra të nxjerrë këtu një…

Read More

Bashkia e Tiranës ka publikuar një urdhër, të firmosur nga kryetari Erion Veliaj, në lidhje me lëvizjen e automjeteve, mjeteve të tonazhit të rëndë, por edhe për devijimin e lëvizjes së urbanëve gjatë ditës së nesërme, në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor. Sipas urdhrit në fjalë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, te Sheshi ‘Nënë Tereza’, rruga e Elbasanit, Bulevardi ‘Bajram Curri’, Bulevardi ‘Zhan Dark’ dhe rruga ‘Ibrahim Rugova’, nga ora 06:00 deri në orën 20:00 . Po ashtu ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 7.5 ton dhe për mjetet e transportit…

Read More

Ndriçim Babasi është tërhequr nga gara e primareve, pasi doli në balotazh nga votimi i djeshëm në Krujë. Dy kandidatët më të votuar për ‘Primaret’ në Krujë dhe Fushë-Krujë ishin Ndriçim Bajram Babasi me 346 vota dhe Agron Loka me 548 Loka të cilët shkuan në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë 50% të votave. Por Babasi i ka dërguar degës së PD-së në Krujë një shkresë, ku thotë se ka hequr dorë nga gara. Në kërkesë Babasi shkruan se nuk e shikon më të arsyeshme të vazhdojë garën për Primaret në PD Krujë për shkak të…

Read More

Semi Jaupaj është përfolur vazhdimisht për jetën e saj private. Ajo ka qenë në një lidhje prej shumë vitesh me këngëtarin, Bojken Lako. Gjatë kohës që ishte pjesëmarrëse në “Big Brother VIP”, Semi foli vazhdimisht për raportin e saj të shkuar. Mirëpo, duket se tashmë ajo nuk po gjen qetësinë e dëshiruar në dashuri. Jaupaj u përfol për një lidhje me Ron Zaitin, por asgjë nuk u konfirmua. Ndërsa, së fundmi, Semi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë. “Kam harruar këtë ndjesinë si të bësh dashuri, se jam vetëm”, u shpreh ajo në “Zemër Luana”.

Read More

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, një ditë para protestës s thirrur nga opozita, u shpreh se nesër në Bulevard do të jenë të gjithë ata që duan ligjin e Kushtetutën dhe jo tritolin e kriminalizimin e kryeministrit Edi Rama. Postimi i Vasilit: NESER DITA E MADHE E SE VERTETËS! Neser ne ora 12 ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe nuk pranojne kurre te qeverisen nga talebanizmi i Edi Rames dhe rilindjes. Neser ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe duan ligjin dhe Kushtetuten dhe jo tritolin korrupsionin, hajduterine dhe kriminalizimin e Edi Rames…

Read More

Pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga janari e deri më tani, Policia ka evidentuar 5 zonat më problematike ku shpërndahet droga. Alliasi është një nga zonat periferike të Tiranës, që për policinë e kryeqytetit cilësohet si zonë e kuqe ku tregtohet apo shpërndahet lënda narkotike. Me rrisk janë edhe Kombinati, Lapraka, ish parku i autobusëve dhe zona e Freskut. Sipas të dhënave të policisë, në 11 muaj ka rezultuar se të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë 1180 persona. 311 prej tyre janë arrestuar për kultivim, shitje, shpërndarje apo dhe trafik të lëndëve narkotike. 859 persona të tjerë janë…

Read More

Kandidati i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, i cili u shpall zyrtarisht kandidat i PD-së në Primare për Bashkinë e Kuçovës, nuk i kursen lavdet për ish-kryeministrin Sali Berisha. Për Maliqin, rikthimi i Berishës në krye të PD-së i ka bërë të gjithë optimistë pas ngërçit që kaploi kampin blu. “Ç’më duhet vula? E rëndësishme është të vijnë njerëzit. Gjykata nuk është parti. As në organizimin e brendshëm të PD nuk ndikon. Këta (grupi i Alibeaj) mund të dëmtojnë 3 a 4 bashki por nuk do të na ndikojë në rezultat. Ne do të mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar ka dështuar prej vitesh të marrë seriozisht çështjen e rritjes së azilkërkuesve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për ta bërë këtë. Ai ka akuzuar qeverinë britanike se po përpiqet të krijojë një narrativë që fajëson Shqipërinë. Politikat britanike kanë çuar në këtë “turp”, tha Rama në një intervistë për ‘Bloomberg‘. U takon politikanëve të Mbretërisë së Bashkuar “të qeverisin vendin e tyre”, të mbyllin zbrazëtirat në politika dhe të trajtojnë grupet kriminale që i shfrytëzojnë ato për të lehtësuar migrimin nga kombi ballkanik, shtoi ai. Britania po përballet me një rritje të numrit të…

Read More

Moderatori Endri Xhafo thotë se emisioni i tij “LOG.” nuk do të transmetohet më dhe është ndërprerë me efekt të menjëhershëm. Arsyeja, thotë moderatori, është për shkak të ristrukturimit programor të televizionit Abc News. Kujtojmë se, ditë më parë televizioni ku prej tre sezonesh tashmë kishte emisionit e tij Endri Xhafo, u ble nga biznesmeni i madh në Kosovë. Shkëlqim Devolli. Më parë, Abc News ishte në pronësi të sipërmarrësit Klodian Allajbeu. Shënimi i plotë i Endri Xhafos: Në LOG. nuk do të kuvendohet më! Sot paradite m’u komunikua se, me efekt të menjëhershëm, emisioni LOG. ndërpritet. Pra, për nesër,…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në seancën e sotme parlamentare ka zgjedhur që mos të shkojë “duarbosh”. Në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, ai është shfaqur me një thes të mbushur me ullinj në duar dhe një degë ulliri, për të treguar vështirësitë që po hasin fermerët për të gjetur treg, pasi prodhimet u kanë ngelur stok. “Ka kaq shumë prodhim dhe kjo është mund dhe djersë e fshatarëve. Atje punojnë gjatë gjithë vitit, por problemi fillon duke filluar nga vjelja se nuk ka njerëz se kush t’i vjelë. Sot 1 litër vaj ulliri ke fat nëse e shet…

Read More

Një fugon me klandestinë është ndjekur nga policia në pikën kufitare të Morinës pas një operacioni për kalim të paligjshëm të kufirit. Pasi u ka bërë shenjë për të ndaluar, klandestinët nuk i janë bindur urdhrit të policisë. Ata kanë dalë nga fugoni dhe ndjekja nga policia është bërë në këmbë. Mësohet se një i ri egjiptian ka mbetur i plagosur me armë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria e Kukësit ka reaguar në lidhje plagosjen e shtetasit egjiptian në pikën kufitare të Morinës nga policia dhe ka urdhëruar fillimin…

Read More

Për Arben Ristanin, procesi i primareve në PD rezultoi një shembull se si duhet zhvilluar gara në një vend demokratik. Sipas tij, zgjedhjet nuk ishin perfekte, por, megjithatë i konsideroi demokratike. “Kemi bërë një gjë, normale kemi dhënë një shembull si zhvillohet gara në një vend demokratik. Demokracia është vullneti i shumicës. Nuk kemi qenë perfekt por kemi qen të mirë dhe demokratik kjo është kryesorja”, u shpreh Ristani teksa ishte i ftuar në emisionin “Zona Zero”.

Read More