Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin me banorë të degës 2 në Tiranë, foli për protestën dhe samitin që do të mbahen ditën e nesërme. Ish-kryeministri u shpreh se Edi Rama e ka humbur toruan ndaj dhe flet vetëm për protestën për bllokimin e rrugëve, postblloqet apo sheshet që do të bllokohen. Sa i përket organizimit të protestës, kryedemokrati tha se janë përgatitur banderola në anglisht, ndërsa ftoi të rinjtë të mbushin sheshin. Berisha pohoi se mijëra demokratë kanë ardhur që sot në kryeqytet. “Sot jemi mbledhur për protestën e nesërme në orën 12 për të cilën po…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së nesërme të opozitës. Blushi thekson se qytetarët duhet të bëhen bashkë kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik. “Të gjithë bashkë për një Shqipëri si gjithë Europa, kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik, që vetëm vjedh pa pushim çdo familje shqiptare dhe po shpopullon vendin nga të rinjtë! Nesër, ora 12:00, bashkohu edhe ti për një Shqipëri europiane që u përket të rinjve”, u shpreh Blushi.
Këngëtarja Shakira ka mohuar lajmet që qarkulluan në internet se ajo është në një lidhje me instruktorin e sërfit, Nuestro Diario. “Në respekt për fëmijët e mi dhe periudhën e vështirë që po kalojnë, i kërkoj mediave që të ndalojnë publikimin e spekulimeve. Unë nuk kam partner dhe dua t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, ka deklaruar ajo. Shakira dhe Gerard Pique u ndanë në qershor të këtij viti. Së fundmi ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë e djemve të tyre Milan (9) dhe Sasha (7). Shakira së shpejti do të transferohet në Miami dhe do…
Vazhdojnë të vendosen postblloqe në rrugën Konstantinoupoleos, në qendër të Selanikut , nga komuniteti rom që protestojnë për plagosjen e rëndë të 16-vjeçarit nga një oficer policie i grupit “DIAS”. Individët janë nisur nga spitali të Hipokratit për të vënë flakën kazanëve dhe janë pajisur me shishe alkooli, gurë, tulla, hekura dhe sende të tjera me qëllim sulmin ndaj forcave të policisë. Pak para orës 19.30 ata është përmbysur dhe vandalizuar një makinë e parkuar, pranë një koshi të djegur. Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga policia dhe njerëzit vijojnë të vënë flakën kazanëve përgjatë rrugës dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur nga Shkupi, pasi kishte pranuar në polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme në kryeqendrën maqedonase. “I frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për bomba në disa shkolla të mesme në territorin e Shkupit, i mituri ka vërejtur në rrjetet sociale se mesazhet nga sinjalizuesit anonimë janë dërguar përmes një ofruesi specifik që ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit, dhe më 4 nëntor, nga kompjuteri i tij personal, ka krijuar një adresë elektronike, përmes së…
Pas disa ditësh për ta instaluar, këtë mbrëmje janë ndezur dritat e pemës në qendër të sheshit “Skënderbej”. Në praninë e dhjetëra qytetarëve, kryebashkiaku Erion Veliaj ndezi dritat shumëngjyrëshe. Në sheshin “Skënderbej” është ndërtuar fshati i festave që shpërndan magjinë e festave të fundvitit. Krahas Fan Zonës ku ndiqen ndeshjet e botërorit, po vendosen shtëpizat e drurit si dhe lodrat në shesh, ku fëmijë e të rinj do kenë mundësi të argëtohen në këtë periudhë festash. Zbukurimet janë vendosur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit është një traditë që ndiqet prej vitesh tashmë.
Astrologia Meri Shehu ka parashikuar se cila skuadër është më favorite për të fituar Kampionatin Botëror. Si fillim, ajo e nis me Holandën duke qenë se ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni është një tifoze e flaktë e saj. Meri Shehu: Holanda është në shenjën e Demit dhe nuk besoj se është në momentin e vet më pozitiv të paktën nga ana e yjeve. Megjithatë mbështetje të mirë ka sepse deri në datën 20 favorizohen shenjat e Ujit dhe të Tokës. Holanda i bie të jetë në shenjën e Tokës, në shenjën e Demit kështu që do marrë një mbështetje shumë…
“Përputhen” është kthyer sërish nën moderimin e Bora Zemani pas largimit të Ori Nebijajt, e cila tashmë është një nga deputetet më të reja në Kuvend pas pranimit të mandatit. Rikthimin në program, Zemani u shpreh se e përjetoi me shumë emocione. “Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, u shpreh Bora. Nga kjo situatë i përlotur dhe i emocionuar u pa edhe Arjan Konomi.…
Pas armatosjes me raketa nga Kina dhe avionë e tanke nga Rusia, serbët po kalojnë në një fazë tjetër të militarizimit. Mediat serbe raportojnë se ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç paralajmëroi një rikthim të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi si edhe trajnimin e të gjithë personave që janë mbi 30 vjeç. Vuçeviç shton se këtij trajnimi duhet t’i nënshtrohen edhe ata të moshuar që “kanë hyrë në dekadën e katërt”, raporton abcnews.al. Vuçeviç ka thënë për mediat serbe se për ta duhet të vendoset një shërbim më i shkurtër ushtarak, që do të zgjasë tre javë, duke theksuar se…
Së shpejti, pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian do të jenë në gjendje të përdorin telefonat e tyre plotësisht gjatë fluturimeve. Sipas BBC, Komisioni Evropian vendosi që kompanitë mund të ofrojnë teknologji 5G në bordin e avionëve së bashku me lidhjet mobile data. Kjo do të thotë se pasagjerëve nuk do t’iu kërkohet më të vendosin celularin e tyre në airplane mode edhe pse kushtet sesi do të zbatohen nuk janë të qarta. Afat i fundit për vendet anëtare që duhet të bëjnë frekuencat 5G të disponueshme për avionët është 30 qershor 2023.
Deputeti socialist, Erion Braçe theksoi se është e paligjshme të vendoset tra në rrugë kombëtare, duke kundërshtuar taksën “Kumbaro” në Parkun Kombëtar të Divjakës. Braçe: Kam që në muajin gusht që flas për Divjakën, e para taksat nuk mblidhen pa kupton, Divjaka nuk shquhet për mjelma. Pse gënjeni? Unë mund ta provoj me letra, shqetësimi në Divjakë nuk ka nisur nga Erion Braçe, lidhet me këtë autorizim, nën presion për fat të keq nga ARRSH dhe që autorizon kryerjen e punimeve Divjakë- Plazhi Divjakë, problem është ky vendim ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim atë të këshillit…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të përfaqësojë Kosovën në samitin mes liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë. Ajo është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. “Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, mirëprita sonte Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani”, ka shkruar Spiropali.