Pajton Pergjergji është dënuar me 14 muaj burg nga drejtësia britanike, pasi u kap duke u kujdesuar për bimët narkotike në një fermë të madhe kanabisi në qytetin Shipley. Avokatja e 28-vjeçarit tha se i riu shqiptar ishte i detyruar të kryente një punë të tillë, pasi duhej të shlyente borxhin prej 20 mijë paund që kishte marrë për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. “Personat që e sollën i thanë se duhej të punonte në fermën e kanabisit në mënyrë që t’iu jepte shumën e marrë hua.” Babai i tij kishte ndërruar jetë këtë vit dhe 28- vjeçari shqiptar…
Author: tirana
Dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç janë pushkatuar në Korenë e Veriut, pasi ndoqën filma nga Koreja e Jugut. Dy të miturit janë nxjerrë sot në mes të qytetit dhe janë ekzekutuar. Banorët u detyruan të shikojnë ekzekutimin e të rinjve. Një banor i Hyesan, qytet kufitar me Kinën, tha: “Zyrtarët e qeverisë Kim thanë se ata që shikojnë ose shpërndajnë filma ose drama koreano-jugore nuk do të falen. Njerëz të tillë do të marrin dënimin maksimal me vdekje.” Në Korenë e Veriut çdo gjë që konsiderohet si perëndimore është rreptësisht e ndaluar. Kim Jong-un e sheh Korenë e Jugut si…
Një fëmijë në Greqi ka humbu jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore. Fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të në një shkollë në Serres. Po ashtu, dy fëmijë mbetën të plagosur lehtë. Shpërthimi ndodhi në një kaldajë, por ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit. Si pasojë e shpërthimit të ndodhur gjatë pushimit, pjesët e murit dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët.
Zaimina Vasjari, e cila njihet për natyrën e saj sportive, nuk ngurroi t’iu përgjigjej pyetjeve të formulara për të gjatë emisionit “Zemër Luana”, në të cilin ishte e ftuar. Ajo u përfshi në një lojë bashkë më dy të ftuarat e tjera Semi Jaupaj dhe Kanita ku do të flisnin për çështjet e zemrës. Një prej pyetjeve që iu drejtua vajzave ishte për njohjen më të çuditshme që ato kanë pasur. “Kur jam dashuruar unë ka qenë koha e qerosëve me X5”, u shpreh këngëtarja, duke shkaktuar të qeshura dhe pasuar me një batutë të Besit: “Por ti zgjodhe atë…
Një 19-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë zvicerane, pasi dyshohet si përfshirë në trafik kokaine. Nga hetimet disa mujore u zbulua se i riu ua shiste drogën klientëve vendas. I riu u arrestua në komunën e Mendrisiotto. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan gati 100 gram kokainë dhe disa mijëra franga, të cilat mendohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal.
Policia e Korçës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore. Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. “Po këta specialistë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, duke marrë ndihmën mjekësore. Në vijim, ndaj babait të 33-vjeçarit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të…
Cristiano Ronaldo është gati të firmosë kontratën me ekipin Al-Nassr. Gazeta spanjolle ‘Marca’ publikoi të hënën detaje nga marrëveshja mes yllit portugez të futbollit dhe ekipit të Arabisë Saudite. Sipas gazetës, marrëveshja me ekipin e ri është gati për t’u nënshkruar. Në pikat kryesore të saj thuhet se futbollisti do të luajë për ekipin që në datën 1 janar të vitit 2023. Kontrata është dy vjeçare dhe Ronaldo do të paguguhet 200 milionë euro në vit. Veç pagës Ronaldo do të përfitojë edhe të ardhura nga marrëveshjet me sponsorët dhe pagesat për reklamat. Këto shifra pritet ta bëjnë ronaldon një…
Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi dy prej tyre kanë fshehur të ardhurat dhe i treti dënohet për punësim të paligjshëm. Një 26-vjeçar J.L dhe 52-vjeçari A.L janë personat e arrestuar nga uniformat blu dhe kanë marrë menjëherë masën “Arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës pasi kishin fshehur të ardhurat. Të dy personat e arrestuar janë banues në Tiranë. Krimi ekonomik ka arrestuar edhe një 29- vjeçar për fshehje të ardhurash. Personi i tretë i arrestuar nga policia akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrotjes në punë gjithashtu edhe ka punësuar njerëz…
Gjërat nuk shkuan mirë mes Serbisë dhe Zvicrës, dhe FIFA tani po heton palën serbe. Sipas gazetave zvicerjane, siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojëra. Sipas informacioneve të Blick, nuk do të ketë asnjë…
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar mbi 100 mijë euro që i përkasin shtetasit Edison Frakulla, ish-drejtor i tatimeve, i dënuar më parë për korrupsion pasiv. Janë sekuestruar dy apartamente në Tiranë dhe një sipërfaqe toke are në Vlorë. Njoftimi i Prokurorise Vlore Prokuroria Vlorë sekuestron pasuritë e shtetasit E.F. dënuar më parë për veprën penale të“Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në Ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, ka…
Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga rritja e valës së imigrantëve ilegalë, të cilët hyjnë në BE përmes territorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe shpalosi një plan për adresimin e tyre. Sipas të dhënave që posedon Komisioni Evropian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes kësaj rruge. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind. Statistikat e Frontex-it – agjencisë evropiane për ruajtjen e kufijve – tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti, mbi…
Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeëare ish-deputeti maqedonas, Sashko Kostov. Mediet në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se Kostov është dërguar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 në spitalin e Përgjithshëm në Koçan në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kishte pësuar sulm në zemër gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore. Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Kostov ishte baba i tre fëmijëve të mitur.