Ulja e lindshmërisë është një fenomen që prej vitesh ka prekur edhe qytetet e mëdha dhe jo vetëm zonat rurale, apo qytetet e vogla. Prej vitesh këtë fenomen po e vuan edhe Elbasani, ndërsa të dhënat nga reparti i Obstetri-Gjinekologjisë, flasin për shifra serioze të uljes së lindshmërisë për çdo vit që kalon. “Nga viti në vit vërejmë ulje të numrit të lindjeve me 100 ulje në vit. Vjet ishin 1300 lindje, sivjet planifikojmë 1200 lindje. Kjo tendence ka qenë e përvitshme, prej një kohe të gjatë dhe jo vetëm 2-3 vitet fundit”, thotë shefi i repartit Obstetrik-Gjinekologjik, Elbasan Olgert…
Author: tirana
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përsëritur edhe një herë se opozita do të dalë për të protestuar ditën e nesërme, kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Sipas tij, populli opozitar do t’i mbushë rrugët e sheshet për të mbrojtur vlerat europiane, tmerrësisht të rrezikuara sipas tij nga kryeministri Edi Rama. Lideri i demokratëve paralajmëroi se ditën e nesërme, rrugët do të mbushen si asnjëherë më parë. “Samti përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht…
Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, pjesë e Primareve për bashkinë Kamëz, ka hedhur akuza për vjedhje votash. Dogjani i cili nuk arriti të shpallej fitues, tha se hajdutët kishin prishur procesin e Primareve. ai shtron pyetjen sesi do të kërkojnë demokrarët proces të rregullt më 14 maj, kur sot ata vjedhin njëri-tjetrin. “Primaret në themel kanë qenë procesi më i mirë në Partinë Demokratike, por hajdutët brenda sistemit e prishën procesin në Kamëz. Nuk e kuptoj, se si do kenë fytyrë këta njerëz nesër tu kërkojnë votën atyre nënave demokrate, baballarëve, të rinjve e të rejave që dje ju përplasën…
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat në selinë blu, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme, ku do të mbahet edhe samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me 27 liderë nga Europa. Kryedemokrati bëri të ditur se populli opozitar do t’i mbushë rrugët e sheshet për të mbrojtur vlerat europiane, tmerrësisht të rrezikuara sipas tij, nga kryeministri Edi Rama. Berisha u shpreh se me protestën e 6 dhjetorit, opozita ka si synim që t’i tregojë lidershipit europian se ai që përfaqëson Shqipërinë në samit, e ka sipas ish-kryeministrit, pushtetin të ngritur mbi votën e vjedhur.…
Këtë të hënë është hapur gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit. Kryeministri Edi Rama, thotë se 5 nga studiot më të mira botërore të projektimit të strukturave të tilla, autorë të pistave më të njohura të Formula 1, kanë shprehur interes për këtë investim shqiptar. Për kreun e qeverisë, investimi do të ketë një pistë 5.3 km ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve. Postimi i plotë Hapet gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë…
Në kuadër të Samitit të BE-së që do të mbahet nesër në Tiranë, aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar “të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor”. “Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, lexohet në njoftimin e TIA-s. Për garantimin e sigurisë së personaliteteve të larta europiane pjesëmarrëse në të, perimetri i sigurisë do të përfshijë Stadiumin “Air Albania”, Pallatin e Kongreseve…
Të dielën u mbajtën Primaret e Sali Berishës, ku janë mësuar edhe se kush do të jenë 51 kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, dhe në bashkitë e tjera do bëhen sërish votime përshkak të balotazhit. Kryetarja e Komisionit të Organizimit e Kontrollit të Operacioneve elektorale, Abana Vokshi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e votimit të primareve për të gjitha degët. Sipas saj procesi ishte transparent dhe në prani të mediave. “Numërimi është bërë i përqëndruar, ka filluar pak vonë pasi u pritën të gjitha kutitë e degëve të Tiranës numërimi është bërë në 6 tavolina.…
Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, nën emrin e PD-së së Sali Berishës, Partia e Lirisë e Ilir Metës do të ketë vetëm 4 kandidatë për kryetarë bashkie. Kandidatët e metës “të infiltruar” në Primaret e Sali Berisha kanë fituar në 4 bashki: Në Kuçovë me Lefter Maliqin, Përrenjas me Suzana Topin, Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin.
Këtë të hënë Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka. Sipas hetimimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
Në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, vendi ynë do të presë 27 janë liderë nga Europa. Të gjithë e kanë marrë ftesë dhe kanë konfirmuar prezencën e tyre, përveç Serbisë. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha publikisht se nuk do të merrte pjesë në Samitin në Tiranë, por kryeministrja Ana Brnabiç thotë se ai duhet të jetë mes liderëve evropianë. Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë: Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der LeyenPresidenti i Këshillit Europian Charles MichelPresidenti i Francës, Emmanuel MacronKancelari i Gjermanisë, Olaf ScholzKryeministri i…
Në një kohë të rrijteve të çmimeve kudo, Konfederata ngreh shqetësimin se çmimet e larta të karburanteve janë me pasoja shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro në vit. Konfindustria vlerëson se nafta sot duhet të shitej nën 200 lekë për litër, nga 209 lekë që e ka vendosur bordi. Rritjet e çmimeve në vlerë absolute janë shumë më të forta, thotë Konfindustria sesa uljet përkatëse, ku në vendimmarrjet e fundit brenda dy ditësh Bordi rrit fillimisht çmimin e “naftës” me 8 lekë/litër dhe e uli me…
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni, Arqilea Koça, Fuat Vjerdha dhe Engert Pëllumbi janë 6 emrat që janë zgjedhur deri tani si anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023. Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sandër Simoni si përfaqësues i Gjykatës së Lartë. Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dërguan në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në short. Në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese…