Ylli i sfidës kundër Serbisë në Botërorin “Katar 2022”, futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka nuk do dënohet nga FIFA. Xhaka nuk ka thyer asnjë rregull të FIFA-s për politikën në fushën e futbollit. Ylli i Arsenalit, Xhaka e ka udhëhequr kombëtaren zvicerane në fazën eliminatore, teksa vazhdon të tregojë se është një lojtar kyç për klubin dhe vendin e tij.Loja e tyre kundër Serbisë ishte një përballje e nxehtë duke marrë parasysh rivalitetin mes dy kombeve. Xhaka është kapur nga kamerat teksa mbante në stolin serb, gjë që shkaktoi një reagim të zemëruar nga ana e tyre. Pas ndeshjes,…
Author: tirana
Mbrëmë në Vlorë, një 27-vjeçar plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin. Njëri prej të plagosurve me thikë në lagjen Çole, është 30-vjeçari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës për specializim të specializuar. Gjendja e tij shëndetësore është kritike për shkak të plagëve që ka marrë. Edhe babai i tij 62 vjeçari Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në reaminacion pasi gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por deri më tani nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetën. Autori i sulmit dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin, mbi të cilin mendohet…
Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave për primaret e Tiranës, ku ai ka dalë në balotazh me deputetin e PD-së, Belind Këlliçin. Ai ka falënderuar mbështetësit për votimet. “Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë”, shkruan Alimehmeti. Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si “llum terrorist” dhe tha se Serbia do të bojkotojë Samitin e BE-së në Tiranë, por kryeministri Edi Rama tha se Vuçiç nuk ka rrugë tjetër veç se të vijë. Këtë mendon edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, shprehet se Vuçiç duhet që të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit. Ajo tregon se Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. “Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tha mbrëmë kryeministrja në një “Hit tweet” në TV Pink dhe…
Të dielën u mbajtën Primaret e PD-së së Sali Berishës, por në fund nuk dihet sesa simpatizantë kanë marrë pjesë. Mbyllja e procesit të votimit për kandidatët për kryetar Bashkie prodhoi vetëm shifrën e pjesëmarrjes, 55 mijë e 281 zgjedhës, por askush nuk kishte një përgjigje sa prej tyre ishin me teser partie dhe sa simpatizant. “Nuk i kemi evidentuar sa simpatizantë kemi. Dikur kemi pasur lista simpatizantësh duhet të fillojmë ti bëjmë”,-u shpreh Berisha. Procesi u shoqërua me akuza dhe tërheqje nga gara të disa kandidatëve. Ne Kamëz fitoi kryetari i degës Arjan Hoxha edhe pse kandidati Shemsi Premci…
Nesër (e martë) 6 dhjetor, Tirana do të presë liderë nga mbarë Europa, në një samit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që ndodh për herë të parë në Tiranë dhe në rajon. Ndaj, nga sot do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë. Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, thotë se bllokimi do të nisë që prej mëngjesit të sotëm për punime në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”. Në këto akse…
Një kufi çmimi për naftën detare ruse, i rënë dakord nga vendet e G7, hyn në fuqi sot pasi perëndimi synon të reduktojë të ardhurat e Kremlinit nga lëndët djegëse fosile, si dhe të kufizojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë. Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Gjermania, Italia, Franca, Kanadaja dhe SHBA, si dhe vendet anëtare të BE-së dhe Australia arritën në një marrëveshje për të vendosur një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse, pasi Polonia, e cila po rezistonte, i dha dritë të gjelbër marrëveshjes.Rusia është eksportuesi i dytë më…
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm për lindshmërinë dhe për bonusin e bebes, që sipas tij, këtë vit e kanë marrë 36 mijë të porsalindur. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se bonusi i bebes (40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për dhe 120,000 lekë për u ka shkuar prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve këtë vit, ju uroj një javë të mbarë“, shkruan kryeministri Edi Rama.
Një sasi lënde plasëse i është vendosur mëngjesin e sotëm murit rrethues të një banese në Sarandë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Dy të rinj në Shkodër janë arrestuar, pasi janë kapur duke shpërndare lëndë narkotike nëpër qytete. Njoftimi i policisë Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, në doza.Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza, kapen në flagrancë teksa lëviznin me automjet, dhe vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike…
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Complication”. Kanosi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëpunëtorit të tij, për dhënie pasurie, shpallet në kërkim 31-vjeçari i cili kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për përdorim droge.Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dhe tre shtetas të tjerë, klientë në këtë lokal. Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, mjete për konsumim të lëndëve narkotike, një përforcues grushti dhe tre aparate celulare. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të…
Këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në zonën verilindore dhe juglindore, por edhe me mjegull ne verilindje. Temperaturat minimale do të luhaten 3-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 9 -12°C në veri, 17-18°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.