Author: tirana

Gara për primaret e Tiranës ka qenë me e fortë mes dy kandidatëve, mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit demokrat, Belind Këlliçi. Por nga votat, demokratët duan një kandidat politik. Në Tiranë kanë votuar 8470 anëtarë dhe simpatizantë, ndërsa 4040 vota kanë shkuar për Këlliçin dhe 2196 vota për Alimehmetin. Edhe pse Këlliçi është më i votuari nga 7 kandidatët që ishin në Tiranë, sërish nuk ka mundur të sigurojë 50% të votova, prandaj do të shkojë në balotazh me Alimehmetin. Rezultatet e primareve për Tiranën: Adriana Kalaja – 128 votaBelind Këlliçi – 4040 votaEnkelejda Fejzo – 66 votaFatmir Merkoçi -…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në twitter lidhur me akuzat e bëra ndaj tij se përse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur Granit Xhakën pasi veshi fanelën me emrin “Jashari” pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë. Në reagimin e parë Rama theksoi se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren e zviceriane, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës. Pas këtij reagimi në rrjet u publikua një post i Ramës në vitin 2018-të ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe…

Read More

Ka përfunduar procesi i votimit në shumicën e degëve të PD-së dhe ka filluar numërimi i votave. Në Skrapar kanë votuar 156 nga 228 demokratë në total. 156 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm, Eugen Mustafallari. Në Selenicë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Leonard Rakipaj i cili ishte në garë me dy kandidatë të tjerë, ka fituar 270 nga 500 vota. Në Selenicë kanë votuar në total 350 anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. Leonard Rakipaj ka fituar 270 vota, Jani Dapaj 70 dhe Dhurata Mecorapaj 10 vota. Në Vaun e Dejës, Zef Hila ka fituar me 734 vota. Ndërsa Kolë Shaban ka…

Read More

Kandidati i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi ka reaguar pasi u shpall zyrtarisht kandidat i PD-së në Primare për bashkinë e Kuçovës. Maliqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime. Maliqi shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në realitet. Zyrtarisht kandidat per Kryetar i Bashkise Kucove! Mirenjohje 352 demokrateve dhe opozitareve per voten ne Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme. Mirenjoheje dy lidereve Meta-Berisha per besimin. Se…

Read More

Ka përfunduar numërimi i votave për primaret e PD në Bashkinë e Durrësit. Igli Cara është zyrtarisht kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Durrësit. Pas numërimit të votave Igli Cara ka marrë 1398 vota, kundrejt 299 votave q ka marrë kandidati tjetër Armand Dervishi.

Read More

Luçiano Boçi ka fituar Primaret dhe do të garojë për bashkinë e Elbasanit. Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 2183 anëtarë dhe simpatizantë të PD. 2168 persona kanë votuar pro Boçit, 7 kundër dhe 8 vota kanë dalë të pavlefshme. Boçi i cili garonte i vetëm, më herët ka deklaruar se ka edhe mbështetjen e grupit të Alibeajt. Me fitimin e Primareve, Boçi pritet të lërë mandatin e deputetit, mandat të cilin e merr Qani Xhafa.

Read More

Pavarësisht rikuperimit, nga një dëmtim muskulor, i cili e vuri në pikëpyetje pjesëmarrjen e Paulo Dybalas, në Kupën e Botës, “momenti” i sulmuesit argjentinas nuk ka ardhur akoma. Për mediat, Dybala tha se falë Mourinhos dhe ekipit të Romës, ai gjeti formën e duhur emocionale, për të qenë pjesë e “Katar 2022”. “Bëra gjithçka për të luajtur ndeshjen e fundit me Romën. Fola me Mourinhon dhe gjatë javës para ndeshjes kundër Torinos ai më pyeti se si isha. Unë iu përgjigja se nëse do të kishte nevojë do të isha në dispozicion. Në fushë, u ndjeva mirë dhe performanca ime…

Read More

Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

Read More

Është mbyllur procesi i numërimit për primaret e PD në Bashkinë e Dibrës. Ndryshe nga bashkitë e tjera në Dibër mesa duket kemi një balotazh pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë 50+1% të votave. Aktualisht në Dibër Besnik Aliu ka marrë 291 vota, Fadil Begu 268 vota, Margarita Marja 96 vota dhe Ismail Uka 365 vota. Pas numërimit asnjë nga kandidatët nuk ka mundur të sigurojë shumicën e votave për tu zgjedhur si kandidat zyrtar i PD për bashkinë e Dibrës. Në këtë mënyrë Bensik Alku dhe Ismail Uka do të shkojnë në balotazh, ku mesa duket fituesi do…

Read More

Shakyamuni Buddha (Siddhārtha Gautama), i njohur si Buda, ishte një udhëheqës shpirtëror dhe mësues, jeta e të cilit shërbeu si bazë për fenë budiste. Megjithëse ai jetoi gjatë shekullit të 6-të para Krishtit, mendimet dhe thëniet e tij janë ende me peshë dhe frymëzojnë miliona njerëz në mbarë botën. edhe sot. Nuk duhet domosdoshmërisht të jesh ndjekës i budizmit, për të vlerësuar idetë dhe filozofinë e tij. Kush e di – ndoshta këto thënie do t’ju ndihmojnë të ndryshoni diçka për mirë në jetën tuaj? 1.Është mirë të filloni me gjërat e vogla “Një ibrik mbushet pikë-pikë. Po kështu, njeriu…

Read More

Aktivistja e Shoqërisë Civile në Kosovë, njëkohësisht edhe analiste, Zana Avdiu e ka quajtur gjestin e Granit Xhakës në drejtim të pankinës së Serbisë si një akt të turpshëm. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Avdiu duket se nuk e ka vetëm me lojtarin shqiptar me pashaportë zvicerane, por me të gjithë ata qe e shpërndanë imazhin me krenari. “Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane” – shkruan ajo.

Read More

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka mbyllur procesin e numërimit. Bardh Spahia i cili garonte i vetëm në Primare ka marrë 1386 vota pro, 6 kundër dhe 4 të pavlefshme. Kështu ai do të jetë kandidat i PD-së, kundër atij të PS-së në zgjedhjet e ardhme vendore më 14 maj 2023. Edhe në Skrapar është mbyklyr procesi i numërimit. Eugen Mustafallari, garonte i vetëm në garë. Gjithsej kanë votuar 156 nga 228 demokratë.

Read More