Kanë kaluar gati dy vjet që kur Joan Laporta rifitoi kontrollin e Barcelonas. Është ende pak herët për të gjykuar mandatin e tij, por një gjë është e sigurt, ai ka bërë gjithçka në përpjekje për ta rikthyer klubin e tij në qendër të vëmendjes, në Spanjë dhe në Evropë. Prandaj një numër i mirë manovrash financiare për të liruar fonde për dritaren e transferimeve, që shkaktoi polemika verën e kaluar. Është La Vanguardia, një gazetë e përgjithshme katalanase, e cila zbulon një rast të ri në lidhje me shefin e Barçës. Më 30 nëntor, departamenti i klubit katalanas, i cili mbikëqyr…
Author: tirana
Ylli i njohur i TikTok, Megha Thakur, ndërroi jetë në moshën 21-vjeçare më 24 nëntor 2022 për shkak të një ataku kardiak e cila erdhi si pasojë e ankthit, dhe se funerali u mbajt më 29 nëntor të këtij viti, raportojnë mediat e huaja. Influencuesja e dashur nga Ontario e Kanadasë u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 24 nëntorit, konfirmuan prindërit e saj në një postim në Instagram. Në një postim për TikTok-in e saj, Thakur regjistroi veten duke u përgatitur për një ngjarje duke u thënë 931,000 ndjekësve të saj se asaj i pëlqente…
Marina ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në lindje të shtetit. Përmes një postimi në Facebook më 4 dhjetor, marina tha se Rusia ka lëshuar nga dronët granata me kloropicirin. Megjithatë, marina tha se trupat ukrainase kanë përdorur mbrojtje kimike “për të mbrojtur veten nga efekti i fortë irritues” i kësaj substance të ndaluar. Në nëntor, Politico, duke cituar burime, kishte raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kishte shprehur frikën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, nëse trupat e saj do të përballen me humbje në fushëbetejë.…
Detaje të tjera kanë dalë pas hetimeve për trafikimin e 430 kg kokainë në fier. Nga përgjimet mes anëtareve të grupit, flitet për mënyrën e trafikimit të kokainës dhe bashkëpunimi me grupet e tjera jashtë Shqipërisë ku të përfshirë rezultojnë edhe zyrtarë shtetërorë. Komunikimet mes anëtarëve që trafikoi 430 kg kokainë të fshehur në plehun kimik, kanë zbuluar lidhjet me grupet e tjera kriminale jashtë Shqipërisë. Sipas hetuesve, Nikolin Gjolena që cilësohet si financuesi grupit, është personi që ka vendosur kontaktet në Kolumbi për trafikimin e kokainës. Nga përgjimet ka rezultuar se Nikolin Gjolenaçflet me Denilson Çarvanakun për mënyrën si…
Vullkani në Malin Semeru të Indonezisë ka shpërthyer, duke nxitur evakuimin e banorëve në ishullin kryesor të vendit, Java. Autoritetet kanë ngritur nivelin e paralajmërimit nga vullkani në nivelin më të lartë, që do të thotë se aktiviteti vullkanik është përshkallëzuar. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, por pothuajse 2.000 persona janë evakuuar nga zona afër vullkanit. Banorëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë të paktën 8 kilometra larg vullkanit, pasi “valë të nxehta” të llavës po vazhdojnë të derdhen nga Semeru. Ngritja në nivelin katër të rrezikut nënkupton se shtëpitë e banorëve janë në rrezik,…
Kina ka ngritur mbi 100 të ashtuquajtura stacione policore jashtë shtetit, për të monitoruar, intimiduar dhe në disa raste riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në migrim. Kështu shkruan CNN, në një shkrim ekskluziv, ku ndër të tjera thuhet se Pekini ka përdorur marrëveshje dypalëshe të sigurisë me shtete në Evropë dhe Afrikë për të arritur prani ndërkombëtare. Në mesin e vendeve ku raportohet se kina ka stacione të tilla janë italia, Kroacia, Serbia e Rumania. CNN, duke cituar organizatën e të drejtave të njeriut me bazë në Madrid, “Safeguard Defenders” ka sqaruar se si Kina ka arritur marrëveshje të përbashkët të…
Ndërsa 70% e të anketuarve në një sondazh të gazetës sportive portugeze ‘A Bola’ dëshirojnë që Cristiano Ronaldo të mos ishte pjesë e formacionit fillestar të Portugalisë. teksa përballen të martën me Zvicrën në fazën e 16-të të Kupës së Botës, zvicerani Shaqiri’ paralajmëron: CR7 është rreziku më i madh. Sipas ish-lojtarit të Interit, fakti që fituesi i shumëfishtë i Topit të Artë është 37 vjeç dhe aktualisht pa një ekip, do të thotë pak ose aspak. “Duhet kujdes kur flasim se koha e Ronaldos ka përfunduar – tha Shaqiri. “Për mua, ai mbetet, së bashku me Messin, një nga…
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tregon se ka kontaktuar personalisht futbollistin Granit Xhaka, dhe se i ka thënë se nëse do gjobitet nga FIFA, do jetë ai që do ia paguaj gjobën në emër të popullit shqiptar. “Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. Xhaka pas përfundimit të ndeshjes Zvicër-Serbi,…
Kryetarja e KOKOE-së në PD, Albana Vokshi foli para mediave për procesin e primareve duke thënë se nuk kanë marrë asnjë shqetësim nga Shemsi Prençi, i cili bëri postim në Facebook për problematikat por më pas e fshiu. “Deri më sot, të paktën dhe kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur nuk ka ngritur asnjë shqetësim. Kemi pasur problematika me listat se nga Kamza dhe Paskuqani ka pasur pjesën më të madhe të votuesve. Ka një listë të madhe të anëtarëve. Ndihem e keqardhur, por do kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballuar nga të gjithë kandidatët…
Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të njohë procesin, për shkak të parregullsive me listat e votuesve. Prençi thotë se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër. Ai garon në primaret për Bashkinë e Kamzës përballë Asllan Dogjanit dhe Arjan Hoxhës. “Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamëz! Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë…
Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk shihet e afërt. Në një interviste për televizionin boshnjak N1, kryeministri Albin Kurti renditi disa nga arsyet se përse e sheh të vështirë arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në një kohë të shkurtër. “Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Ndaj…
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat nga selia blu, i ka bërë thirrje OSBE-ODIHR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore. Për të shqiptarët e kanë humbur besimin tek qeveria. Qëndrimi i saj vjen pas deklaratës nga kryeministri Edi Rama, i cili sot tha se patronazhistët janë një “makineri e pathyeshme”. Deklarata e plotë Pikërisht në ditën kur vëmendja e shqiptarëve, medias dhe politikës, është e plotë mbi primaret në Partinë Demokratike, nga strofulla e enverizmit nxjerr kryet…