Author: tirana

Gerti Bogdani, kandidat i primarëve të PD-së për bashkinë Tiranë, tha se nga kryeqyteti do nisë ndryshimi që do vijojë në të gjithë Shqipërinë. Pasi votoi, tha se dita e sotme është e rëndësishme për demokracinë në vend. “Kjo është ditë e rëndësishme për PD-në dhe jo vetëm. Ditë e rëndësishme për demokracinë në vend, pasi për herë të parë baza voton për ata që duan të drejtojnë qytetet. Kjo është ditë e rëndësishme për këtë simbolikë. Por ajo që është më e rëndësishme është 14 maji. Demokratët votojnë për kandidatin, për atë që mund të sjellë ndryshimin në Tiranë,…

Read More

Shqiparët si emigrantë në Britaninë e Madhe, janë kthyer në një problem. Ndaj edhe këtë javë, kryeminsitri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. “Kryeminstri britanik më ka shprehur keqardhje, për atë që ka ndodhur në raport me shqiptarët”, tha Edi Rama gjatë konferencës LIVE në facebook me gazetarët. Kryeministri njofton se do të ketë një shkëmbim vizitash. “Nuk ka pasur asnjë vizitë zyrtare nga ana e një kryeministri shqiptar në Downing Street. Me sa mbaj mend unë është hera e parë”, shprehet kreu i qeverisë. Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur thirrjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama nuk reagoi publikisht pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës, ku protagonistë ishin 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk e pa të arsyeshme që të përdorte politikisht dy figura që luajnë për një shtet tjetër, duke i fryrë zjarrit të një nacionalizmi qesharak. “Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë. Nëse do i ndaja ata dy shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do bëja? Do…

Read More

Gjatë bashkëbisedimit LIVE në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në lidhje me lajmet se vëllai i tij është i përfshirë në aferat e mashtrimit me Call Center Bursa, së bashku me Amant Josifin, këshilltarin e ministres Olta Xhaçka, tha se akuzay janë të pavërteta. Lidhur me përmendjen e Olsi Rama, kreu i qeverisë tha se i vëllai është bërë thjesht pjesë e valles së madhe të shpatave të politikës, ndërsa garantoi se nuk ka asnjë lloj baze. “Përsa i përket futjes në valle të emrit të vëllait tim, edhe pse ai është adult, dhe mbrohet vetë,…

Read More

Votën në primaret e Tiranës, ku në garë janë 7 kandidatë, e hodhi edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Në fjalën e tij pasi hodhi votën për kandidatin e Tiranës, kreu i PD akuzoi edhe njëherë Edi Ramën se ka vrarë votën e lirë dhe i cilësoi primaret si një ditë të rëndësishme për hapjen e mëtejshme të partisë. Në lidhje me interesin e gazetarëve për disa bashki ku nuk po votohet ditën e sotme në radhët e demokratëve, Berisha deklaroi se për 3 degë janë duke u zhvilluar bisedime me aleatët për kandidatët që do të nxjerrin. Deri më…

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë, ka bërë me dije se përveç objektit 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”, do të ketë edhe shembje të tjera ndërsa nuk do të tolerohet askush. Gjatë konferencës virtuale me gazetarët, Rama tha se nuk ka lidhje me çfarë thuhet e pretendohet e aq më pak me lirinë e medias. “Nuk mbaron këtu. Për rastin që flisni dhe të gjitha të tjerat, në dijeninë time do ketë dhe shembje të tjera për të cilat ka procedura dhe nuk do të ketë asnjë individ që do të tolerohet. Jeni të mirëseardhur të…

Read More

Kryeministri Rama në bashkëbisedim live në facebook, në kuadër të takimit më të rëndësishëm të arenës diplomatike të Shqipërisë, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, foli edhe për eksodin e rinisë nga Shqipëria. Sipas Ramës nuk është fenomen vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. “Është e mirëkuptueshme që nevoja për të pasur më shumë mundësi ekonomike është shumë e pranishme. Kjo pyetje më jep dhe mundësinë të zgjerohem pak, për të rikujtuar edhe një herë që jemi në një fazë të vendit, ku nuk jemi të vetëm ne, por janë të gjitha vendet të prekura shumë drejtpërdrejtë nga lufta e Putinit…

Read More

Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama, gjatë një konference virtuale me gazetarët, ka bërë me dije se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të marrë pjesë në samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë. “Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit”, tha Rama. Por Vuçiç e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si “llum terrorist”.

Read More

Kryeministri Edi Rama, thotë se nuk do të ketë incidente në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. “S’besoj që do të kemi incidente. Samiti ka kohë që organizohet dhe përfshin shumë institucione. Perimetri i sigurisë të samiteve nuk negociohet. Ndodh që forca të caktuara, organizata e grupimeve që janë kundër samiteve të bëjnë protesta. Nuk ndodh dhe nuk ka se si të bëhen protesta pro samiteve, por kundër. Ato zhvillohen jashtë perimetreve të sigurisë në të gjitha rastet e vendet. Se shoh si cështje…

Read More

Kryeministri Edi Rama, bashkëbisedim në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Rama se kryeqyteti nuk u zgjodh rastësisht vendi ku do të mbahet samiti. Sipas tij 6 dhjetori është një datë historike për Shqipërinë. “Modestisht duhet ta them që kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për t’u vlerësuar dhe konsideruar ndryshe dhe këtu kam parasysh jo thjesht Shqipërinë, por Ballkanin Perëndimor në tërësi”. Po ashtu kryeministri shtoi se po përgatiten për samitin, për të luajtur përsëri…

Read More

Këtë të dielë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Forcat e Armatosura të Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të krijimit të tyre. Begaj vlerëson kontributin e FA që nga dita e parë e krijimit për garantimin e pavarësisë së shtetit, duke shtuar se sot kjo forcë është një aleate e denjë e NATO që shërben në misionet e saj paqeruajtëse kudo në botë. Urimi i plotë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj…

Read More

Votën për procesin e Primareve e ka hedhur edhe kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi. Së bashku me të votën e ka hedhur edhe bashkëjetuesja e tij, Ana Shkreli e cila është vajza e Artan Shkrelit dhe e ish-deputetes së PS-së, Ledi Shamku. “Sot është një proces që çon më lart PD. Suksese të gjithë, beteja jonë është data 14 maj, data e cila çdo qytetar shqiptar duhet të shohi të vërtetën. Ka ardhur momenti që të gjithë të hedhin vëmendjen te qytetarët. Përgjigjia është që të shihet vota, çdo votë të bëhet transparente”,-tha Këlliçi për mediat.

Read More