Një aksident zinxhir, ku janë përfshirë 6 automjete, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune pranë ish sheshit “Shiponja”. Mësohet se 6 makina mes të cilave një “Mercedes Benz” dhe një “Audi” janë përplasur në semaforin në dalje të zonës së Astirit. Siç shihet dhe nga pamjet, si pasojë e përplasjes, dy prej mjeteve iu kanë dalë gomat, teksa policia ndodhet në vendngjarje.
Author: tirana
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Argjentina është skuadra e dytë pas Hollandës që siguron çerekfinalen e Botërorit të Katarit. Kombëtarja Albiceleste triumfoi 2-1 ndaj Australisë, në Ahmad bin Ali Stadium (Al Rayyan). Pjesa e parë u mbyll me golin e Lionel Messit. “Pleshti” realizon një gol të bukur në minutën e 35-të, në ndeshjen e 1000-të të tij. Në fillimin e pjesës së dytë gjërat ekipit të Scalonit do ia lehtësonte portieri kundërshtar. Një gafë e Ryan i kushton shumë “Kangurëve”, pasi aty u gjend Alvarez, i cili e pati tejet të thjeshtë për të “tundur rrjetën”. Ishte Fernandez që dërgoi sferën në portën e…
Një modele nga Ontario në Kanada ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak. Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta e dhanë prindërit e saj në një postim në Instagram. 21-vjeçarja Megha Thakur kishte treguar javët e fundit se vuante nga ankthi dhe kishte pasur më herët mendime vetëvrasëse. Në një prej postimeve të saj në TikTok, Thakur tregonte për 931,000 ndjekësit e saj se po përgatitej të shkonte në një event ku “do të vishte diçka që të binte sa më shumë në sy”. Edhe pse në video ajo flet për imazhin trupor dhe se “kërkon të shtojë vetëbesimin…
Artisti Robert Aliaj Dragot ka rrëfyer një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij duke thënë se e kanë dhunuar në vitin 1991. Ai kishte shkuar në një koncert recital në qytetin e Beratit, ku tentonin ta nxirrnin me zor. “Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kisha të ftuar Dritëro Agollin, meqë konsiderohej komunist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik. Kishin hap telashe ndërkohë mua po më hanin telashe për të më vonuar shoën, thashë që nuk nis pa ardhur Dritëroi se është një fyerje për…
Bandat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës, vendeve të NATO-s dhe SHBA kanë zhvilluar koncert bamirësie për Ukrainën në Tiranë. Në koncertin madhështor ‘110 vjet Forca të Armatosura -Së bashku për paqen’ performuan mbi 300 artistë nga Orkestra Sifmonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqipëtare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia. Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri. Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë…
Gështenjat përmbajnë vitamina E, B dhe minerale të tilla si kalium, fosfor, kalcium, magnez, natrium, hekur dhe zink. Më poshtë, renditen përfitimet kryesore të gështenjave. Dhëmbët dhe kockat Fosfori i gështenjës, magnezi dhe kalciumi na ndihmojnë të mbajmë të shëndetshëm sistemin e kockave dhe të mbrojmë dhëmbët. Sistemi nervor Mineralet dhe vitaminat e grupit B të pranishëm në gështenja kontribuojnë në funksionimin e saktë të sistemit nervor dhe në parandalimin e sëmundjeve neurologjike. Diabeti Njerëzit me diabet mund të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave: karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë, duke shmangur rritjen e insulinës në gjak. Aminoacidet Proteina bimore…
1.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetëm që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky komponent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para. 2.Flini në një anë: Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështetja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës. Plus që kur e bëni këtë gjë në anën e…
Elsa Lila ka konfirmuar kthimin në muzikë. Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se këtë vit do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës. “Ju falenderoj te gjitheve per suportin qe me jepni! Shihemi se shpejti me date 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor ne skenen e Pallatit te Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, shkruan Elsa Lila në postim. Kujtojmë se në muajin mars të këtij viti, Lila ra në prangat e policisë italiane bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë si të përfshirë në trafik droge. Akuzat ndaj këngëtares janë pushuar tashmë dhe bota e artit e një fillim…
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai i bëri komentet në një intervistë me televizionin francez TF1 të regjistruar gjatë vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara këtë javë dhe transmetuar të shtunën. Zoti Macron tha se Evropa duhet të përgatisë arkitekturën e saj të ardhshme të sigurisë. “Kjo do të thotë se një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë – siç ka thënë Presidenti Putin – është shqetësimi (i Moskës) se…
Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull yllit të muzikës pop, Dua Lipa, dhe se si ajo u kthye në një “superarmë” komunikimi për shqiptarët në fushën e diplomacisë kulturore, duke shërbyer si një ambasadore ideale. Shkrimi i plotë: Deri vonë, eksporti më i njohur i Shqipërisë ishin aktorët John dhe Jim Belushi. Pas vdekjes së parakohshme të vëllait të tij të madh nga droga në vitin 1982, komediani Jim shpesh i është referuar vendit të tij të origjinës. Duke dëshmuar lidhjen e pandërprerë emocionale me të, ai merrte pjesë herë pas here në aktivitete të komunitetit shqiptaro-amerikan, kontribuoi…
Policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, pasi ka shkaktuar trazira në një klub nate në Pesaro. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili ishte në gjendje të dehur, filloi të shqetësonte klientët, aq sa pronari u detyrua të njoftonte policinë. Ardhja e karabinierëve nuk e qetësoi shqiptarin. Madje ai i kundërshtoi, duke i sulmuar fizikisht dhe pështyrë.