Janë zbardhur të tjera detaje rreth krimit në Greqi, ku një 24-vjeçar shqiptar vrau partneren e tij 19 vjeçe. Para se të ndodhte krimi, mësohet se të rinjtë kanë debatuar dhe më pas 24-vjeçari, i cili ka qenë nën efektin e kokainën, ka qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur. Ai ka marrë armën dhe e ka fshehur në frigorifer dhe menjëherë është larguar nga banesa, duke ka dalë në rrugë. “Kam bërë shëtitje për të qetësuar mendjen”, mësohet se ka thënë ai, por siç pretendon, sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka shkuar në Komisariat.…
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj shprehet se i ka kërkuar Papa Franceskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet i pavarur, pasi do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë Gjatë një intervistë për të përditshmen italiane Il Tempo, kreu i shtetit shtoi: “Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi…
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bombarduesin e ri bërthamor, B-21, i cili gradualisht do të zëvendësojë avionët që fillimisht u përdorën në Luftën e Ftohtë. Bombarduesi i parë, i prodhuar pas 30 vjetësh, mund të kushtojë pothuajse 700 milionë dollarë dhe ai mund të bartë armë bërthamore dhe konvencionale. Ashtu siç pritej, detajet specifike të kësaj fluturakeje kanë mbetur sekrete. Por, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ky bombardues është “dëshmi e avantazheve të qëndrueshme të Amerikës në zotësi dhe inovacion”. Bombarduesi B-21 Raider u prezantua gjatë një ceremonie të kompanisë prodhuese Northrop Grumman, të…
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nga ora 18.00 e ditës së shtunë, nafta do të tregtohet me 209 lekë për litër, 3 lekë për litër më e shtrenjtë sesa ishte dy ditë më parë. Benzina do të tregtohet me 187 lekë, nga 195 lekë që ishte ditën e djeshme.
Policia ka arrestuar autorin e dhunës së ushtruar ndaj mjekut 60-vjeçar në Gramsh, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit. Sipas policisë, autori i dyshuar është 18-vjeçari me iniciale A.B., banues në Gramsh i cili është vënë në pranga. Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Mjeku me iniciale V.Sh. ndodhet ende në spital pasi ka dëmtime në fytyrë nga goditjet me sende të forta.
Pavarësisht se dita nisi me mot të kthjellët dhe temperatura tipike për këtë periudhë të vitit, moti nuk do të vijojë i tillë gjatë orëve të pasditës dhe ditën e nesërme në të gjithë territorin e vendit. Mësohet se sot dhe nesër vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore. Masat ajrore të ftohta dhe me shi do të futen në vend nga territori grek, ndërsa në Adriatik dhe në Jon do të hasen shtrëngata të forta shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fortë. Një stuhi shiu parashikohet…
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj në lidhje me protestën e që do të mbajë Sali Berisha më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor. SHBA u bën thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet, pasi protestat kanë potencialin të përhapen dhe në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje shtesë të rrugëve. “Për shkak të masave të marra në mbështetje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të martën, pritet mbyllje e rrugëve dhe devijime të trafikut përgjatë gjithë ditës në qendër të kryeqytetit dhe në Unazë. Ambasada është…
Dy kandidatët për primaret e PD në Degën e Kurbinit, Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza, janë përjashtuar nga gara. Vendimi ka ardhur disa ditë pas ngjarjes që ndodhi në selinë e degës atje, ku pas konfliktit për listat e anëtarëve u qëllua me armë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale te Rithemelimi, pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive, thekson se aktet e dhunës janë të papranueshme dhe me veprimet e tyre kandidatet dhe anëtaret e Kryesisë së kësaj force politike, kanë cenuar rëndë procesin e primareve. Gjithashtu, KOKOE i kërkon Kryesisë së PD-së Kurbin marrjen e masave…
Bëhet aq shumë fushatë për të drejtat dhe harmoninë familjare dhe vendi ynë si kudo ka hyrë në 15 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore. Shumë gra denoncojnë vazhdimisht dhe nuk heshtin. Shifra e urdhrave të mbrojtjes kalon 3000 persona në vit që me vendim gjyqësor duhet të mbrohen nga një familjar i dhunshëm, kryesisht burrë që ose nën efektin e alkoolit, ose për xhelozi, ose nga gjaknxehtësia sulmon njeriun e dashur të familjes. Sakaq rasti i mëposhtëm tregon se është shumë e vështirë që zakonet e prapambetura të harrohen dhe të lejojnë çiftet e reja të ndërtojnë…
Një shqiptar 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi tentoi të grabiste një kasafortë në një shtëpi në Pordenone. I riu shqiptar tentoi t’i ikte policisë me makinë dhe ndjekia përfundoi me një aksident të pesëfishtë, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari, i pastrehë, nuk kishte dokumente dhe u identifikua falë gjurmëve të gishtërinjve. Makina e përdorur për arratisjen, një Alfa Romeo Giulietta, nuk është e vjedhur, por hetimet janë duke përfunduar. Askush nuk u lëndua në aksidentin ku u përfshi automjeti i autorit që udhëtonte në drejtim të gabuar. Katër bashkëpunëtorët e shqiptarit u larguan në këmbë menjëherë pas…
Rreth 500 maturantë janë regjistruar në fazën shtesë 24 orëshe që u hap në fillim të muajit nëntor për të gjithë ata që nuk u shpallën fitues në një nga tre raundet e para apo që nuk mundën të plotësojnë formularin e aplikimit. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar bën me dije se qëllimi kryesor ishte mbushja e kuotave të lira, ku interes ka pasur edhe për degët prioritare. “I gjithë procesi zhvillohet brenda portalit U-Albania, ku sekretaritë kontrollojnë nëse aplikanti ishte pjesë e portalit, plotësonte kriterin e mesatares që kishte qenë që nga raundi i parë dhe nëse kishte akoma…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar homologun nga Shqipëria, Niko Peleshi. Pas këtij takimi, ministri nga Kosova ka deklaruar se Prishtina dhe Tirana kanë thelluar bashkëpunimin në fushën ushtarake. “Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’”, ka shkruar Mehaj. “Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere…