Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Të shtunën gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Sznunyog, i dorëzoi Osmanit kopjen fizike të ftesës nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha zyra e presidentes së Kosovës. “Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e…

Read More

Policia ka nisur procedim penal për dy gra në Pogradec, të cilat janë konfliktuar për pronën. Shtetasja Sh.H. ka hyrë me forcë në banesën e shtetasit G. M., 55 vjeç, me pretendimin se banesa e tij është në pronësi të mbesës së saj. Gjatë konfliktit, shtetasja D. M. (e cila banon në banesën e shtetasit G. M) e ka goditur shtetasen Sh. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Njoftimi i policisë: U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetaset Sh. H., 58 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec dhe D. M., 68 vjeçe, banuese në Gurras,…

Read More

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Dojna Mema po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj pasi u bë nënë për herë të parë pak muaj më parë. Ajo vazhdimisht është shumë aktive dhe në rrjetin e saj social Instagram, ku ndan momente nga përditshmëria por edhe komunikon me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe ka ndarë një foto me të atin e ndjerë nga koha e fëmijërisë, ku ai e mban në krahë. Dojna ka zgjedhur që krah fotos të bëjë një dedikim të ndjerë për të atin duke na…

Read More

Gazeta greke “Kathimerini” ka zbuluar detaje nga takimi i djeshëm në Athinë mes ministrave të Jashtëm Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka. Gazeta thekson se deri më tani diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në nivelin politik sa i përket çështjes së Detit dhe nuk kanë zbritur ende në nivel teknik, gjë e cila sipas saj tregon se pavarësisht vullnetit të mirë, duket se ka ende çështje për të cilat nuk është rënë plotësisht dakord nga palët. Gazeta përmend edhe kushtin e grekëve për perspektivën europiane të Shqipërisë, e cila kalon përmes zgjidhjes së çështjes së detit si edhe raportit…

Read More

Një 25-vjeçar me iniciale D.D., është arrestuar, ndërsa një vajzë, 29 vjeç, me iniciale D.D., është vënë nën hetim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë marrë me forcë një person në mjetin e tyre ku dhe e kanë dhunuar. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa dy të rinjtë, 25-vjeçari i arrestuar është nga Tirana, ndërsa vajza e vënë nën hetim është nga Shkodra. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët në një bashkëbisedim, nesër në orën 11.00, në lidhje me çdo pyetje apo paqartësi që ata kanë rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë javën e ardhshme. “Nesër ora 11.00 Ju ftoj në një bashkëbisedim LIVE në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Dërgoni të gjitha pyetjet tuaja mbi çdo temë a çështje të veçantë me interes për Ju dhe si gjithnjë do të përpiqemi të përzgjedhim ato më me “spec”, krahas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm”, shkruan Rama,…

Read More

Avokati, Spartak Ngjela ka bërë bërë një koment në lidhje me protestën që pritet të mbajë opozita me 6 Dhjetor që përkon edhe me ditën që në Tiranë do të zbarkojnë liderat europin për samitin e BE-së. Komenti i plotë nga Spartak Ngjela Kjo kohë politike është një kohë, e cila pritet të sqarojë gjithçka. Çështja e këtyre ditëve qëndron vetëm te një pikë: protesta e Saliut kundër Bashkimit Evropian. Një skifo politike është kjo, nga ato lloj skifosh, që, në fakt, e kanë si natyrë vetëm të tremburit e dëshpëruar që shpresën e kanë te kundërshtarët e Perëndimit. I.…

Read More

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët paraditen e sotme edhe në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili është i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022. Rrumbullaku u përgjigj shkurt duke thënë se policia ishte në rrugë të mbarë për zgjidhjen e rastit në fjalë duke theksuar se sot kishte dalë në konferencë për shtyp për masat e sigurisë në lidhje me Samitin e 6 dhjetorit. “Policia është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit që ju i referoheni. Zoti kryeministër ka kërkuar zgjidhen për të cilën ne mendojmë e gjykojmë që…

Read More

Francesco Totti dhe partnerja e re e tij, Noemi Bocchi, janë padyshim çifti i momentit dhe në qendër të vëmendjes së mediave italiane, e jo vetëm. Pas Dubait, ku parakaluan në tapetin e tyre të parë të kuq, ata fluturuan drejt Shqipërisë ku në realitet shkojnë shpesh. Revista e përjavshme italiane “Oggi”, me bazë në Milano dhe ndër më të vjetrat në vendin fqinj, shkruan se udhëtimet e shumta në Ballkan kanë një motiv shumë specifik dhe është në interes të Francesco Tottit. Në rubrikën e redaktuar nga Alberto Dandolo, shkruhet për fundjavat e shpeshta romantike të çiftit mes Durrësit…

Read More

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe drejtuese politike e qarkut Dibër zhvilloi takime në Mat dhe Klos.Në një postim në rrjete sociale, Balluku siguron se qeveria do të bëjë gjithçka për përmirësimin e infrastrukturës dhe të bujqësisë në këto zona.“Në Klos dhe Mat, së bashku me Ilmi Hoxhën dhe Agron Malajn diskutuam me qytetarët mbi problematikat e zonës, si dhe i njohëm me projektet e parashikuara që shumë shpejt do të nisin nga zbatimi në terren. Do të bëjmë gjithçka mundemi për të lehtësuar jetesën e tyre të përditshme. Përmirësimi i infrastrukturës, si dhe bujqësia janë në fokus të punës…

Read More

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku zbuloi detaje nga masat e sigurisë së marra në lidhje me 32 delegacionet që do të vijnë në Tiranë më datë 6 dhjetor. Ai zbuloi edhe perimetrin e sigurisë për këto delegacioni duke e cilësuar “vijë e kuqe, e cila nuk mund të shkelet”. Rrumbullaku tha se “vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit. Po ashtu, vijohet me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me masat e sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Në një komunkim me mediat, Çuçi tha se kjo është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë.“Ju garantoj që cdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend europian”, deklaroi Çuçi.Lidhur me protestën e paralajmëruar nga grupime politike të opozitës, Ministri i Brendshëm tha se ajo do të lejohet jashtë perimetrit të sigurisë…

Read More