Moderatorja Arbana Osmani, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj, është përballur së fundmi me disa kritika të artikuluara nga ndjekësit e saj. “Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ike dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”, i shkruan një ndjekës. Arbana e ka mohuar, me pretendimin se kanë qenë aty deri në fund. Ndërkohë, një tjetër ndjekëse bie dakord me komentuesen e parë. “Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të…
Author: tirana
Qamil Taja është shqiptari që vrau sot partneren e tij 19 vjeçe në Pire të Greqisë. Taja qëlloi me dy plumba në kokë të dashurën e tij pas një debati, duke e lënë atë të vdekur në vend. Pas krimit ai ka telefonuar Policinë. 19-vjeçarja punonte në një lokal nate në Kallithea dhe dyshohet se autori në kufijtë e xhelozisë ka ndërmarrë aktin ekstrem, duke i marrë jetën partneres së tij. Ai ka thënë në polici se krimin e ka kryer teksa ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Këngëtarja Loredana Zefi ka postuar dy foto nga ndeshja e mbrëmshme, Zvicër-Serbi, duke treguar mbështetjen dhe entuziazmin pas fitores së skuadrës zvicerane. “Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e një fotografie ku dallohen futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Në një tjetër postim, Loredana ka publikuar edhe një foto të saj, duke pozuar me gishtin e mesit.
Gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit Pele është përkeqësuar që kur u shtrua të martën e kaluar në një spital të Sao Paulos. Braziliani është diagnostikuar prej kohësh me kancer me në zorrën e trashë, por, sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”, 82-vjecari nuk i përgjigjet më trajtimit me kimioterapi që po i nënshtrohej që nga shtatori 2021. Përveç kësaj, në fillim të vitit ai u diagnostikua me metastaza në zorrë, mushkëri dhe mëlçi.
Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale për protestën që do të mbahet në 6 dhjetor. Kreu i PD-së shprehet se protesta ditën e samitit u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë liderëve europianë në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar dhjetëra milionë euro dhe kaangazhuar dhjetëra kompani lobimi, për të paraqitur para tyre një relaitet shqiptar që nuk ekziston. Ndër të tjera, Berisha thotë se Rama sot ka të gjitha pushtetet në duar pasi ka vjedhur votat e shqiptarëve. “Të dashur miqtë e mi të TikTok. Me këtë mesazh dëshiroj t’ju sqaroj pse…
Një aksident me vdekje ka ndodhur sot pasdite në zonën e Mulletit në aksin Tiranë-Elbasan. Një makinë me drejtues shtetasin B.B. ka aksidentuar një person, ende i paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes, personi i aksidentuar ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic ofendoi lojtarët me orgjinë shqiptare të Zvicrës në momentin që Dusan Vlahovic shënoi golin e dytë të ndeshjes për skuadrën e tij. Për këtë, ai dha sot një koment, duke thënë se nuk është ndonjë gjë e “madhe” dhe se gjithçka që është thënë, është normale në një ndeshje futbolli. Kur u pyet nëse lojtarët e tij u provokuan nga fjalët e Granit Xhakës, Stojkoviç tha se nuk e di çfarë ka ndodhur. “Ndoshta, por nuk e di me siguri se çfarë ndodhi. Nuk mund të them pse pati tension, ndonjëherë rritet tensioni dhe thuhen…
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi pezullimin e katër zyrtarëve policorë, pas vrasjes së 35-vjeçares, Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka u shpreh se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”. “Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim. Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim…
Erion Kajtazi, një futbollist 17-vjeçar i klubit kosovar “Trepça ’89” ka ndërruar jetë gjatë një ndeshjeje futbolli. Ai ishte pjesë edhe e ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës. Edhe pse ekipet mjekësore bënë të pamundurën që t’i viheshin në ndihmë, Kajtazi nuk ia doli që t’i shpëtojë atakut kardiak. “Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi”, shkroi Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në llogarinë e tij në…
Rusia “nuk do ta pranojë” çmimin tavan të vendosur nga Grupi i Shtatëshes dhe aleatët e saj për naftën ruse, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve të shtunën duke cituar Kremlinin. Agjencia TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të thoshte se Moska po e analizonte këtë masë. Rusia tha po të shtunën se do të vazhdojë të gjejë blerës për naftën e saj, pavarësisht asaj që ajo e cilësoi përpjekje “të rrezikshme” nga qeveritë perëndimore për të vendosur kufirin e çmimit në eksportet e saj të naftës. Një koalicion i vendeve perëndimore të udhëhequr nga G7-a ranë dakord të premten…
Kandidati për primaret e PD në Degën e Kurbinit, Alfred Daçi, i cili u përjashtua nga gara pas konfliktit me armë që ndodhi në selinë e degës atje, shprehet se historia po përsëritet. “Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr në pah paaftësinë dhe papjekurinë e institucioneve tona Demokratike. Në cdo negociatë, njeriu që punon ndershëm është i destinuar të përballojë pjesën më të errët, ndërsa keqbërja dhe mosbesimi në fund shënojnë PIKË . Kush ushtron dinakërinë për të mirë apo për të keq, në fakt fsheh mungesën e aftesive për të arritur qëllimet e tij duke mos respektuar të tjerët.…
Tifozja e identifikuar si Anila Mahalla, e cila në një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, u shfaq duke bërë simbolin e shqiponjës mes tifozëve serbë, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në atë moment dhe gjatë ndeshjes. “Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, po shkoja të flisja me ta pse po tregoja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën flamurin shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin çmendur dhe të zemëruar dhe ofendues. Unë isha në mesin e tyre. Kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan…