Author: tirana

Pas rreth një ore, në stadiumin “Al Bayt” do të startojë përballja mes Anglisë dhe Senegalit, përballje, e cila do të përcaktojë ekipin, që do të ndeshet në çerek-finale me Francën, tashmë të kualifikuar. Tekniku i “tre luanëve”, Gareth Southgate ka zgjedhur formacionin 4-1-2-3, për t’i bërë ballë senegalezëve. Në portë si përherë, Jordan Pickford. Në mbrojtje rikthehet si titullar Ëalker, i cili do të ndihmohet nga Stones, Maguire e Shaë. Përballë tyre në mesfushë do të vendoset Declan Rice, e para tij Jordan Henderson dhe Jude Bellingham, që do të plotësojnë mesfushën e “ishullorëve”. Në krahët e sulmit do…

Read More

Franca ia doli të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi mundi 3-1 Poloninë. Më i miri në fushë për “Gjelat” ishte Kylian Mbappe, i cili përveç dopietës personale, ndihmoi skuadrën në aspekte të tjera. Në këtë sfidë, sulmuesi Mbappe ka shënuar disa statistika interesante, pse jo edhe rekorde. Kylian Mbappe, rekordet: -Lojtari i parë në histori që realizon 9 gola në Botëror pa mbushur 24-vjeç -Lojtari i parë në historinë e Francës që realizon të paktën 4 gola në 2 botërore radhazi -Lojtari i parë më i ri në histori, pas Peles, që realizon 5 gola në fazën…

Read More

Alban Skënderaj është padyshim një ndër artistët më të dashur shqiptarë. Krahas këngëve solo, numëron një sërë bashkëpunimesh që janë kthyer menjëherë në hite. Kënga më e fundit e artistit mban titullin “Festoj.” Me tekstin të shkruar nga ai vetë, kënga padyshim do të rrëmbejë menjëherë zemrat e gjithë fansave të këngëtarit.

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë: 11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë. Janë 155 qytetarë aktivë…

Read More

Dëmtimi i Neymar i dha mundësinë lojtarëve të rinj të Brazilit të tregonin veten dhe ndër këta lojtarë ishte Rodrygo Goes. Anësori i sulmit, të Real Madrid edhe pse në moshën 21-vjeçar, po jeton momente ëndrrash teksa është kthyer në një nga “protanositët” tek “seleçao”. Në një intervistë për gazetën prestigjoze italiane “Gazzetta dello Sport”, Rodrygo tha se lideri i tij në fushë, Neymar i ka dhënë shumë besim, ndërsa për lojtarët, që kanë pësuar dëmtime si Danilo, Alex Sandro e Gabriel Jesus, anësori 21-vjeçar tha se shpreson që të rikuperohen sa më shpejt. “Neymar më dha kaq shumë besim.…

Read More

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi dhe vranësirat. Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Sipas SHMU vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Read More

Pas disa rasteve dhe golit të anulluar të Zhiroud, Franca ka arritur të gjejë dhe golin e dytë. Pas një kundërsulmi shpërthyer, Mbappe ka arritur të “gjejë” rrugën e rrjetës, duke shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani. Mbappe doubles the lead.France 2-0 Polandpic.twitter.com/xjZVOyUQA7— FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) December 4, 2022

Read More

Dashi Me qiejt e tyre më të zbrazët dhe më të qetë se zakonisht, të lindurit në shenjën Dashi po përgatiten të përballen me një javë të komplikuar. Ndikimi pozitiv i yjeve kalon te rivalët e Bricjapit, duke ju lënë të ekspozuar dhe në mëshirën e një valë pune dhe vështirësish sentimentale. Lëvizni me kujdes dhe shmangni tensionet e panevojshme, veçanërisht në familje. Hëna ju mbështet të mërkurën dhe të enjten, përfitoni prej saj. Demi Atmosfera e festave të fundvitit është shumë e mirë për të lindurit nën shenjën Demi, ata më në fund do të mund të heqin qafe…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rajonin e Flanders në Belgjikë ku një 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Termont. Burri është paraqitur në komisariat në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, raporton rrjeti rtl. Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë. “Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens. Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk…

Read More

Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, pas shembjes së kompleksit “Prestige Resort.” Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën  rreth orës 15:00 me shpërthim të kontrolluar objektin 7-katësh në vijën bregdetare të Kavajës. Kryeministri shkruan se ky operacion nuk ka lidhje me medien, por me fundin e një historie ndërtimesh pa leje. Deri tani janë 15 vendime konfiskimi, dhe siç theksoi kryeministri, kontrollet do të vazhdojnë.Postimi në twitter: Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me…

Read More

Prej rreth 45 minutash ka startuar sfida e fazës së 1/16-ve, mes Francës dhe Polonisë. Pas shumë rasteve të shpërdoruara, ekipi i Francës ka arritur të gjejë golin në minutën e 44’, më sulmuesi Oliver Giroud, duke u shndërruar në lojtarin me më shumë gola në historinë e “gjelave” me 52 të tillë. GIROUD BECOMES FRANCES ALL TIME GOALSCORERpic.twitter.com/3cWurZzFSm— 𝟙𝟟 (@DxBruyneSZN) December 4, 2022

Read More

Gati 1000 profesionistë kibernetikë nga 40 vende morën pjesë në stërvitjen e fundit të madhe të NATO -s për të kundërshtuar sulmet kibernetike ruse. Mes krizës në Ukrainë dhe sulmeve ruse nga Moska ndaj infrastrukturës dhe rrjeteve kritike, shqetësimi në aleancën e Atlantikut të Veriut po intensifikohet që vendet anëtare të organizatës të përgatiten për mundësinë e luftës kibernetike dhe të ruajnë infrastrukturën e tyre. Sipas Politico, e cila publikon një raport të gjerë mbi mundësinë e një lufte kibernetike, rreth 150 zyrtarë të specializuar kibernetikë të NATO-s u mblodhën në Talin, Estoni këtë javë për të diskutuar dhe organizuar përgjigjen e NATO-s ndaj sulmeve të mundshme kibernetike ruse.…

Read More