Author: tirana

Një varkë 6 metra e gjatë është mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e Lampedusas, Itali. 32 migrantë, përfshirë 3 gra u shpëtuan nga anija patrulluese CP 327 e Rojës Bregdetare. Mediet italiane bëjnë me dije se 4 persona janë ende të zhdukur, përfshirë dy fëmijë të moshës 6 muajsh dhe 6 vjeç. Dy personat e tjerë janë burra dhe nuk ka asnjë lajm prej tyre.

Read More

Ervin Karamuço, specialist i kriminalistikës ka shpjeguar për Top News se si do veprojë policia nëse protestuesit e thirrur nga opozita, do të cënojnë perimetrin e sigurisë të caktuar nga organet e rendit për mbarëvatjen e samitit të BE. “Policia nuk ka të drejtë të lejojë apo të mos lejojë protestën. Por në rastet kur cenohen elemente të sigurisë publike dhe kombëtare atëherë policia detyrohet për ta shpërndarë. Mënyrat e shpërndarjes, uroj të mos jenë siç kanë ndodhur edhe më parë. Por nuk besoj se do ketë provokime, besoj do jetë një tubim simbolik për t’i dhënë një mesazh liderëve…

Read More

Aktivitetet e bizneseve në eurozonë ranë për të pestin muaj radhazi në nëntor, duke treguar se ekonomia po shkon drejt një recesioni të butë pasi konsumatorët ulën shpenzimet mes inflacionit në rritje, sipas një sondazhi të fundit, sipas Reuters. Eurozona shënoi një rënie në 47.8 në nëntor nga 47.3 në tetor, një nivel më i ulët në 23 muaj, sipas një vlerësimi paraprak. “Rënia ekonomike për të pestin muaj radhazi rriti mundësinë që zona e euros të shkojë drejt recesionit,” tha Chris Williamson, kryeekonomist në S&P Global Market Intelligence. “Megjithatë, tani për tani recesioni mbetet vetëm i moderuar, që do të…

Read More

Kandidati i PD-së në primare Julian Deda ka reaguar pasi mori vetëm 157 vota në procesin e primareve që u zhvilluar ditën e djeshme. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë që e votuan ndërsa ka theksuar se nuk ka rëndësi numri i votave për cilësia e tyre. Ai tha se kjo ishte gara e parë në PD për të por jo e fundi. Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme Primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas një gare të fortë në Tiranë, kandidati…

Read More

Ukraina është aktualisht nën një sulm të vazhdueshëm me raketa të llojeve të ndryshme nga Rusia. Ashtu siç u paralajmërua më herët, një numër i madh avionësh janë nisur nga baza Engels në Saratov të Rusisë me qëllim bombardimin e qyteteve të ndryshme të Ukrainës pasi këta të fundit sulmuan me dronë këtë bazë në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se aktualisht, disa qytete të Ukrainës janë goditur me raketa “Calibr” dhe të tjera hipersonike, ndërsa tymi dhe flaka kanë mbuluar Odesan dhe qytete të tjera. Raportohet se në qiell ndodhen ende një numër i madh avionësh…

Read More

Një 16-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Tropojës se është abuzuar seksualisht nga nja 25-vjeçar. Denoncimin e mitura ka bërë për E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash të Durrësit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi”- njofton policia.

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme, ku një telefonatë ka alarmuar policinë e Tiranës. Ka qenë një qytetar që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë duke thënë se i rrezikohet jeta pasi të dal nga gjykata. “Kërkoj ndihmë pasi të dal nga seanca se më rrezikohet jeta”, citohet të ketë thënë qytetari, raporton “TCH”. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka telefonuar qytetarin, i cili tashmë ka fikur celularin ndërsa para gjykatës nuk ka asnjë shenjë shqetësuese.

Read More

E gjithë Tirana është në këmbë për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Pallati i Kongreseve po bëhet gati për të pritur Samitin që për herë të parë do të zhvillohet në vendin tonë. Ambientet e brendshme janë mbushur me stenda dhe podiume, të cilat janë dekoruar me motive popullore shqiptare, por edhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian. Disa ditë më parë, punonjësit e Bashkisë Tiranë punuan edhe për pastrimin dhe dekorimin e ambienteve të jashtme të Pallatit të Kongreseve, duke vendosur vazo me lule dhe duke pastruar shkallët. Punonjës të tjerë kanë hapur kanalet për kalimin e kabllove…

Read More

Nesër në Tiranë do të mbahet për herë të parë, samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë nga Europa. Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, president i Këshillit Europian. Sot pasdite dhe gjatë darkës pritet të mbërrijnë, Presidenti i Hungarisë, presidenti Qipros, presidenti i radhës i Bosnjë- Hercegovinë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Komisioneri për Zgjerimin e BE, kryeministri i Maqedonis së Veriut , kryeministri Portugalisë dhe kryeministri i Irlandës. Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë…

Read More

Pas kallëzimit të një 16-vjeçareje se është përdhunuar, policia e Tropojës ka rënë në pranga një 25-vjeçar. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin E.B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi

Read More

Përpos rrugëve brenda Tiranës, ditën e nesërme kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të ketë bllokim ose devijim të rrugës edhe për disa akse interurbane të Tiranës. Policia e Tiranës bën të ditur se bllokimi i lëvizjes në këto akse do të nisë nga ora 06:00, së martës deri në orën 18:00. “Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve…

Read More

Nesër Tirana do të presë samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, zv.kryeministrja Belinda Balluku, tha se në samit do të firmosen marrëveshje të rëndësishme. “Tirana tashmë është kthyer në një qendër të Ballkanit Perëndimor, ky është një moment historik. Fakti që nga të gjitha vendet është zgjedhur Shqipëria padyshim ne na bën krenarë, kjo tregon besueshmërinë që kemi dhënë sa i përket besueshmërisë dhe të gjithë mënyrën konstruktive sesi Edi Rama ka kontribuar në bashkësinë që quhet Ballkanit Perëndimor. Samiti është vazhdimësia e një punë që ka nisur prej kohësh, pritet që të ketë disa marrëveshjeve të rëndësishme. Një takim…

Read More