Author: tirana

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e Partisë Demokratike dhe shoqërohej nga Tedi Blushi dhe Petrit Vasili. PD-ja ka ngritur një podium lëvizës në një kamionçinë nga ku pritet të zhvillohen fjalimet. Skenari, folësit dhe finalizimi i protestës janë të panjohura. Deri më tani, qindra qytetarë ndodhen në oborrin e PD me flamuj kuqezi dhe të BE në duar.

Read More

Mbrëmjen e djeshme në Klan Kosova nisi “Big Brother VIP Kosova”, ku pjesë e shtëpisë së famshme u bënë emra të njohur të showbizit. Ata do të garojnë me njëri-tjetrin për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Ndërkohë, disa prej tyre duket se e kanë nisur mëngjesin e parë në “BB VIP Kosova” duke biseduar për besimin në Zot. Getinjo, Andi, Artani, Vivia e Arta, të cilët po qëndronin në oborr, ndan mendimet e tyre. Në një moment, reperi u shpreh se beson dhe se fuqia e Zotit është e jashtëzakonshme. “Parameno, një qiell e sheh me yje, pa…

Read More

Pasi priti të gjithë liderët e Europës për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama tha për mediat se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, por me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë. “Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll”, në Bruksel është vetëm simfoni”, tha Rama. “Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë, dhe është pritur nga kryeministri Edi Rama, shprehu habinë për diellin e ngrohtë shqiptar në nisje të dimrit. “Është diell fantastik”-i tha Macron Ramës, ndërsa foli edhe për gazetarët. “Kam thënë gjithnjë të njëjtën që diskutimet dhe lufta në Ukrainë janë çështje sigurie përtë gjithë rajonin. jam i lumtur që jam në Shqipëri. Falenderoj Edi Ramën. Ky është moment shumë i rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës çeke. Duam solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë, gjithashtu edhe për integrimin e kësaj pjese në BE. Na duhet bashkëpunim, do të…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Ajo është pritur nga Edi Rama i cili i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë mes tyre. Meloni, mbajti edhe një prononcim për gazetarët, duke u shprehur se është e nevojshme që të përshpejtohen procedurat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ajo më pas u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetjen e Italisë. “Kemi në përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos tani me agresionin e Rusisë për Ukrainës. Është e…

Read More

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka prodhuar aktin e parë i cili është nënshkrimi i marrëveshjes “Roaming”, që i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës Roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu shkruan se ndihet krenare që ia doli që sot në Tiranë të firmoset kjo marrëveshje. “Nuk duam falënderime sepse kjo është puna jonë. Por krenare që ia dolëm. Ulja e ndjeshme e tarifave të Roaming me BE, prej 1 Tetorit”.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka pritur me përqafime dhe një takim i ngrohtë me homologen nga Finlanda, kryeministrja Sanna Marin, e cila ka mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkan Perëndimor. Dy homologët kanë përshëndetur njëri-tjetrin me përqafime ndërsa kanë shkëmbyer disa fjalë për disa minuta në tapetin e kuq. Në fjalën e saj para mediave, ajo u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen “Roaming”. “Do të diskutojmë shumë çështje të sigurisë ambientale dhe të informacionit që është në kërcënim nga Rusia por do të diskutojmë dhe shumë…

Read More

Pasi tha se nuk do të vinte, por që erdhi, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka treguar se ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin Edi Rama në mbientet e hotelit “Mariot”, ku do të mbahet samiti. Krahas fotos të publikuar në Instagram, Vuçiç shkruan se ka biseduar me Ramën për Open Balkan dhe nisma të tjera të përbashkëta mes dy vendeve. “Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkan dhe çështjet tona të përbashkëta”. View this post on Instagram A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Read More

Ne diten e Samitit BE-Ballkani Perendimor dhe ne qytetin ku mbahet Samiti,ne Tirane, akademike, studiues, eksperte te ceshtjeve europiane ngaShqiperia, Italia dhe Spanja diskutuan ne nje konference nderkombetare rrethtemes se cfare Shqiperia dhe Ballkani i sjellin Bashkimit Europian dukesynuar te eksplorojne dhe avancojne narrativat e perfitimit te ndersjelltete integrimit europian. Konferenca ishte nje bashkepunim i Institutit Shqiptar te StudimeveNderkombetare, Institutit te Medias dhe ambasadave te Italise, Spanjes dheDelegacionit te Bashkimit Europian. Eksperte dhe diplomate si Alvaro Renedo Zalba, ambasador i Spanjes neShqiperi; Prof. Charles Powell, Drejtor i Elcano Royal Institute ne Madrid;Carmen Tascini, diplomate, ambasada Italiane ne Tirane; Prof. MatteoBonomi,…

Read More

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u prit nga kryeministri Edi Rama dhe është pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, edhe pse më herët në mediat greke u shkruajt se nuk do të vijë, për shkak se fluturimi me helikopter nuk ishte i mundur përshkak të motit. I pyetur nga gazetarët për çështjen e detit me Shqipërinë, ai tha se është bërë progres. “Po diskutojmë dhe mendoj se kemi bërë progres gjatë ditëve të fundit. Duam të gjejmë dakordësi për të firmosur një dokument që do na mundësojë ta çojmë çështjen në Hagë”.

Read More

Sali Berisha vijon që të bëjë thirrje për protestën, e cila do të mbahet në orën 12:00. “Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit””,-shkruan në rrjete sociale. Edhe pse Tirana është e blinduar nga Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, protesta e thirrur nga Berisha do të mbahet. Sipas skenarëve, Berisha do të niset nga selia blu dhe më pas do ti drejtohet pjesës së bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që nuk është brenda perimetrit të sigurisë. Nga ish-hotel Dajti deri në ambientet pranë ministrisë së Brendshme. Pritet të jetë kjo zona ku do…

Read More