Don Gianfranco Cadenelli i jepet titulli “Qytetar Nderi i Bashkisë Mat”.
Kryebashkiaku Agron Malaj thekson se ky titull i akordohet atij “për kontributin e dhënë në transmetimin e vlerave shpirtërore humane si misionarë dhe bamirësinë e bërë për të gjithë banorët e kësaj treve, pa dallim besimi, krahine e kulture”.
“Faleminderit Ambasadorit të Vatikanit në Shqipëri Luigi Bonazzi dhe Ipeshkvit të Kishes Katolike për Dioqezën e Rrëshenit Gjergj Meta”, shkruan Malaj.