Author: tirana

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar pasditen e kësaj të marte në hyrje të qytetit të Lezhës. Një makinë ka përplasur një të rritur dhe një fëmijë. Dy të aksidentuarit ishin duke ecur në këmbë në anë të rrugës kur janë përplasur nga mjeti. Burime nga spitali bëjnë me dije se njëri nga të aksidentuarit është rreth 35 vjeç dhe ka fraktura në trup, kurse fëmija që ishte me të ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Gerti Shehu, 31 vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën, në protestën e ditës së sotme, për të cilin doktori Sadik Lala, tha se vuan nga sëmundje mendore, është shfaqur edhe në një video në rrjetit social Tik-Tok, ku shihet se është vënë në lojë. Siç shihet në pamje, personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus. Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelur nuk do ti pi më. Këto janë 10 të fundit. Djali që e filmom:…

Read More

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, thonë ekspertët e ushqyerjes, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës. Ha brenda një ore nga zgjimi Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës. Idealja është konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi…

Read More

Gazetari Sokol Balla është prezantuar dje si Drejtor i Përgjithshëm në televizionin ABC. Prezantimi është gjatë pasdites, ndërsa atij i kanë paraprirë një sërë veprimesh dhe largimesh dhe riorganizime progamacioni. Kështu mësohet se i pari që është larguar është Drejtori i Informacionit, Andi Tela. Ndërkohë që një nga veprimet e para të drejtuesve të rinj është mbyllja eë emisionit “LOG” të gazetarit Endri Xhafo.

Read More

I vetmi lider që i mungoi Samitit të Tiranës nga të gjithë liderët e Bashkimit Evropian ishte Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Përmes një letre drejtuar Kryeministrit Rama, Sanchez ka shprehur keqardhjen që nuk mund të vinte sot në Shqipëri për shkak se në vendin e tij festohet Dita e Kushtetutës, një ditë shumë e rëndësishme për historinë e Spanjës. “I dashur Kryeministër, i dashur Edi: U gëzova shumë që munda të të takoj javën e kaluar në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste në Madrid, ku treguam edhe njëherë forcimin e përkushtimit tonë për demokracinë, barazinë, drejtësinë sociale dhe luftën…

Read More

Pas përfundimit të samitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi për mediat se janë diskutuar biseda të dobishme për Ballkanin Perëndimor. E pyetur për pjesëmarrjen në samit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Osmani tha se sjellja e tij është qesharake, pasi më herët njoftoi se nuk do të merrte pjesë dhe vetëm ditën e djeshme lajmëroi që do të vinte në Tiranë. “Nga BE ka pasur shumë pak presion në krahasim mesa duket të kishte. Në raport me një shtet i cili është më pak evropian dhe pro rus. Zgjedhja e Serbisë është Moska, është e qartë nuk e kanë…

Read More

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm në protestën që Partia Demokratike zhvilloi sot, në të njëjtën ditë kur në Tiranë u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, aleati i vjetër i Berishës është shfaqur bashkë me socialistët në Washington D. C. në Forumin Parlamentar Transatlantik organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Read More

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë protestës së sotme në bulevard nga 31-vjeçari Gerti Shehu. Sipas Balliut, organizatori i këtij sulmi është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shton se Sali Berisha është i shenjtë për demokratët. “Rama, djali i xhelatit dhe horri i nën urave të Parisit, kurdisi aktin naziskin kundër liderit historik. Sot, në kupën e mbushur të Edi Ramës, u regjistrua edhe një akt naziskin kundër liderit historik Sali Berisha. Kjo pjellë e nomeklaturës të fshehtë të rezidentit sovjetik Sofokli Lazi, si njeriu i…

Read More

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës për shtyp të Samiti edhe për incidentin e Berishës. Rama tha se nuk ka asgjë për të shtuar dhe se reagim e tij e kishtë bërë para një ore. “Përgjigja ime është e qartë, e kam dhënë para një orë, nuk kam asgjë për të shtuar”, tha Rama. Lexo edhe: Sulmi ndaj Berishës, reagon Rama: Dënoj aktin e pajustifikueshëm! Dhuna jo një mjet për të adresuar çështje

Read More

Shenjat më elegante dhe më me stil të zodiakut nga të cilat mund të mësoni: 1. Demi Demi ka një stil të jashtëzakonshëm personal. Kur ata hyjnë në një dhomë, është e pamundur të mos i vësh re. Ata kanë një sy të mrekullueshëm, shije të pakonkurrueshme dhe një ndjenjë të natyrshme të modës. Shenjat e Demit janë krijuesit e stilit që ne të gjithë ëndërrojmë se mund të jemi. 2. Luani Luani nuk e ka problem të shpenzojë pak para për t’u dukur mirë. Ata e duan modën e nivelit të lartë. Luanët janë në gjendje të shprehen me…

Read More

Doktori i Gert Shehut, 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar se ai është i sëmurë. Ndërsa, kreu i PD-së ka akuzuar se raporti nuk është i vërtetë dhe sulmi është i organizuar nga Edi Rama, mjeku Sadik Lala pohoi se Gerti kurohej te ai dhe kishte rreth 2-3 muaj që nuk shkonte për vizitë. “Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për…

Read More

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes “Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE?”. Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimi sapo ka nisur dhe se fillimisht duhet të kryejë detyrat. “Do të thoja që është e padrejtë ta thuash këtë sepse ecuria, përparimi që është bërë, sidomos në periudhën e fundit dhe padiskutim edhe për shkak të luftës, është i jashtëzakonshëm. Është diçka krejt ndryshe, më lini ta përmbyll pjesën time duke thënë, kur vjen…

Read More