Çdo samit ka një foto zyrtare, por në Tiranë u shoqërua edhe me një koncert që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në eventet e këtij lloji. Ritmet e valleve të jugut, vallja labe dhe ajo gorarçe kanë hapur koncertin që është duartrokitur prej disa nga liderët botërorë. Koncerti ka vijuar me motivet e Rugovës, çka ka shtuar buzëqeshjen e Vjosa Osmanit, por pa ndonjë shenjë nga Vuçiç që nuk dihet nëse e ka kuptuar që motivet e kësaj valleje ishin ato të Rugovës së Kosovës, që ende nuk ka normalizuar raportet me Serbinë. Edhe energjia e motiveve të Tropojës…
Author: tirana
Deputetja më e re e PD-së, Ori Nebijaj, thotë se nuk ishte e pranishme në protestën e djeshme, e organizuar nga kjo forcë politike. Kjo për disa arsyje, por thekson se do të dëshironte që të ishte më e madhe. “Jo, nuk ishte dje në protestë me thënë të drejtën, për shumë arsye. Unë jam gjithmonë pro protestave, kam qenë gjithmonë në protesta, nuk kam lënë protestë pa shkuar. Edhe pse jo gjithmonë e kam postuar, kjo për shumë arsye, duke konsideruar edhe që ndonjëherë, kur ti je në media sidomos dhe je personazh publik, fakti që ti e di…
Goditja me grusht në fytyrë e liderit të PD-së, Sali Berisha nga 31-vjeçari Gert Shehu në protestën e së martës, është ngjarje që vë në pikëpyetje sigurinë e personazhit më të vjetër në politikës në vend. Ish-truproja i Sali Berishës, Osman Levanaku tregon se e ka mbrojtur liderin demokrat në kohën e 97-ës, ndërsa këta s’e mbrojnë dot nga një grusht. “Të ishte me armë do e përdorte, të kishte thikë do e qëllonte, kishte gruashte e qëlloi. Raste të tilla me qindra kemi kalua,r por kurrë nuk është prekur as një qime floku. Jam krenar për veten, por më…
Meghan Markle dhe princ Harry, janë çifti më i përfolur dhe për ta mediat shkruajnë për çdo detaj. Ata u shfaqën në eventin e “Ripple of Hope Award Gala”, si fitues të çmimit “Robert F. Kennedy Human Rights Ripple of Hope Award”. Dukesha e Sussex u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, me shpatulla jashtë dhe të çarë në pjesën e përparme. Fustani ishte sa elegant aq edhe seksi sa ju mund ta konsideronit edhe si fustan për t’u celebruar.
Botërori i futbollit që këtë dimër mbahet në Katar, nisi më 20 nëntor, me ndeshjen hapëse të zhvilluar mes ekipit pritës dhe Ekuadorit. Janë luajtur edhe 55 ndeshje të tjera (në total, 48 në fazën e grupeve dhe tetë në 1/8). Kompeticioni tashmë është në fazën çerekfinale dhe këtë të mërkurë nuk do të luhet asnjë ndeshje, pasi turneu do të shijojë ditën e parë të pushimit. Kupa e Botës në Katar do të ndërpritet për dy ditë, në mënyrë që skuadrat e kualifikuara të përgatisin me më shumë kohë ndeshjet përkatëse. Botërori rifillon të premten e ardhshme, ditë në…
Në analizën e saj për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbaj të martën në Tiranë, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nënvizon se deklarata e miratuar mes liderëve të BE-së, ka një mungesë të vizionit dhe të një dokumenti strategjik për Ballkanin Perëndimor. Për të kjo tregon se Shqipëria dhe vendet e rajonit, do të kenë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme drejt integrimit në BE. Postimi i plotë Dëshiroj ta hap këtë status me faktin se nuk mund të qëndroj indiferente ndaj incidentit të ndodhur dje me liderin e opozitës shqiptare. Akt i rëndë i goditjes…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, thotë se mbajtja e samitit të përbashkët mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ditën e martë në Tiranë, është një sinjal i qartë i përkushtimit të Bashkimit Europian ndaj rajonit tonë. “Krenare për mbajtjen e Samitit të parë të BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri si asnjëherë më parë jashtë kufijve të BE. Mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuan në mbajtjen e këtij samiti. Ky samit është një sinjal i qartë i përkushtimit të BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.
Policia e Tiranës i ka komunikuar mëngjesin e kësaj të mërkure, masën e arrestit 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili goditi me grusht në fytyrë kreun e PD-së, Sali Berisha një ditë më parë gjatë protestës. Shehu ndodhet ende në spitalin e Traumës dhe masa e arrestit i është komunikuar aty. 31-vjeçari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për sulmin e kryer. Siç duket dhe nga fotoja e mëposhtme, Shehu me pranga në duar dhe i ënjtur firmos deklaratën e tij.
Sali Berisha pritet të paraqitet këtë të mërkurë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, kjo për të dëshmuar mbi sulmin në fytyrë gjatë protestës së djeshme. Mbrëmë u shoqëruan në polici për të dhënë dëshminë e tyre, dy prej truprojave të Berishës. Në pamjet ku dhunohet ish-kryeministri, truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë ndaj agresorit 31-vjeçar, Gert Shehu, të cilin e kanë dhunuar ashpër së bashku me disa prej protestuesve të tjerë. 31-vjeçari, pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup dhe për rrjedhojë u transportua në spitalin e Traumës ku ende po merr mjekimin e nevojshëm.
Gjermania është tronditur orët e fundit nga lajmi i arrestimit i të paktën 25 personave në gjithë Gjermaninë, kjo pasi akuzohen se po organizonin një grusht shteti të mirëfilltë në vendin e cilësuar si lokomotiva e Europës. Personat e arrestuar sipas burimeve bëjnë pjesë e një grupi të së djathtës ekstreme, ku mes tyre figurojnë edhe ish-ushtarakë, dhe kishin planifikuar rrethimin dhe pushtimin e Parlamentit federal. Të dyshuarit, rreth 50 në total, i përkasin lëvizjes Reichsbürger (Shtetasit e Rajkut) dhe një nga figurat e spikatur mendohet se është një aristokrat gjerman, që mendonte të rikthente qeverinë në politikat konservatore, duke…
Nga një Parlament në tjetrin në çdo cep të botës, duket se dhuna po bëhet normë. Këtë herë në Parlamentin turk ka ndodhur një incident i rëndë, teksa po diskutohej për buxhetin. Situata agravoi pasi një nga deputetët e opozitës nacionaliste turke është sulmuar me grusht në kokë dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital. Ligjvënësi i Partisë Iyi (Mirë) Huseyin Ors u godit me grusht nga Zafer Isik. Gjatë përleshjes, disa ligjvënës të tjerë ranë përtokë. Përleshje të shumta janë parë nga parlamenti i Turqisë gjatë debateve veçanërisht të ndjeshme. Një incident i ngjashëm ndodhi në vitin…
Tirana, kryeqendra e Europës ditën e martë, priti liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një samit të përbashkët. Kryeministri Edi Rama ditën e ka nisur me një album fotosh, ku edhe thekson se mbetet një ngjarjeje e paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë. “MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Gjatë samitit u firmosën një sërë marrëveshjesh duke nisur nga ajo për heqjen e tarifave ‘Roaming’ mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, tek siguria kibernetike, sektor…