Author: tirana

Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur me 20 mijë franga zvicerane. Shkak është bërë një flamur serb me formën e hartës së Kosovës dhe mbishkrimin “ne nuk dorëzohemi”, i cili ishte varur mbi fanellat e dy prej futbollistëve të përfaqësueses serbe. Vlen të theksojmë se po për këtë arsye, Federata e Futbollit të Kosovës kishte bërë një ankesë në dyert e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, kërkesë kjo e cila mori përgjigje këtë të mërkurë. Ngjarja ndodhi në datën 24 nëntor, teksa flamuri ishte varur dhomën e ndërrimit të kombëtares së Serbisë.

Read More

Profesor Edmond Tupe, duke komentuar aktualitetin politik në vend, u shpreh se vendi po zbrazet dita-ditës pasi rinia detyrohet që të largohet, duke shtuar se kjo është një situatë “për të vënë kujën”. “Flet një opozitë e tërë për korrupsion. Flet një mekanizëm ndërkombëtar. Të rinjtë janë ë detyruar të emigrojnë. Edhe unë po të kisha qenë edhe njëherë i ri do të kisha emigruar.  Kjo më sjell imazhet e shtëpive të shkatërruara në Ukrainë. Më çon në Ukrainë. Vdesin njerëz atje. Edhe këtu vdesin shpirtërisht njerëz. Ky imazh është tronditës. Këtu mbretëron arbitrariteti. Kur je në majë të kalit…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka emëruar gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimin. Pas vlerësimit te tre kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, rezulton se Gent Ibrahimi ka arritur të marrë 88.38 pikë, Arta Vorpsi është vlerësuar me 88.22 pikë, kurse Arta Marku me 82.66 pikë. Njoftimi i plotë nga Presidenca Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e…

Read More

Ditën e sotme, Sali Berisha nuk është parë të ngjitet në zyrën e tij.Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshem, ku Gert Shehu 31 vjeç goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha.Në reagimin e saj, policia thotë se Shehu është arrestuar në flagrancë e ndaj tij rëndojnë du akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.“Menjëherë pas incidentit në orën 20:00 të mbrëmjes, janë shoqëruar në polici për të dëshmuar rreth agresionit që iu bë kryetarit të Partisë Demokratike 4 prej truprojave të tij. Mësohet se në dëshminë e dhënë ata…

Read More

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti tragjik. Viktima është 49-vjeçari Roland Muça, i cili ka ndërruar jetë spitalin e Pescara-s. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Francavilla al Mare, në provincën e Chieti. Shqiptari është goditur nga një automjet tip “Smart”, në zonën e luginës së Alentos, në kufi me Torrevecchia Teatina, pasi ndaloi për të mbledhur hurma nga një pemë në rrugë. Roland Muça ndërroi jetë në reanimacion pasi qëndroi për 4 orë në koma, raportojnë mediat italiane. Mësohet se 49-vjeçari ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Read More

Aktorja Kate Winslet vlerëson se adoleshentët sot po rriten në shoqëri shumë më të seksualizuar, duke ekspozuar në rrjete sociale foto shumë larg asaj që duken në të vërtetë. “Është i tmerrshëm fakti që fëmijët mund të kenë kaq akses në internet këto ditë. Ajo që më shqetëson më shumë janë idetë që u jepen djemve se si duket trupi i një vajze, sepse shumë prej tyre japin imazhe të pasakta. Pra, ato ndihen automatikisht të gjykuara ose të pasigurta. Një numër i madh i vajzave të reja po ndryshojnë në mënyrë dixhitale jo vetëm fytyrën, por edhe trupin e…

Read More

Papa Françesku krahasoi luftën në Ukrainë me gjenocidin nazist të hebrenjve. “Kujtimi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme le të zgjojë tek të gjithë synimet dhe veprimet për të arritur paqen”, tha Ati i Shenjtë, duke përmendur konkretisht operacionin “shfarosja”. “Kështu përsëritet historia. Sot ne shohim se çfarë po ndodh në Ukrainë. Rusia e quan pushtimin e saj në Ukrainë një ‘operacion special ushtarak’, qëllimi i të cilit është ‘denazifikimi’ i vendit dhe zhdukja e nacionalistëve që i konsideron të rrezikshëm. Ukraina dhe aleatët e saj akuzojnë Moskën për një luftë të paprovokuar për të marr territorin nga fqinji i saj…

Read More

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, në protestën e 6 dhjetorit. Në një reagim për mediat, KShH kërkon që Prokuroria të zhvillojë hetime të shpejta, objektive dhe të gjithanshme, përfshirë edhe deklaratat lidhur me këtë ngjarje të ish-kryeministrit menjëherë pas përfundimit të tubimit. NJOFTIM PËR SHTYP Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon aktin e dhunës, që në tubimin e datës 6 Dhjetor 2022, u përdor ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Sali Berisha, ish President i Republikës së Shqipërisë dhe ish Kryeministër i vendit. Personi që kreu këtë vepër kriminale…

Read More

Hetimet më të shpeshta të regjistruara në Prokurorinë e Posaçme gjatë 2022-it lidhen me korrupsionin dhe kanë në fokus zyrtarët. Sipas të dhënave të pubikuara nga SPAK, në 6 muaj janë regjistruar 91 procedime penale, 59 prej të cilave lidhen me veprat penale të korrupsionit, me zyrtarë dhe ish zyrtarë të dyshuar. 32 hetime të tjera janë nisur për akuzat që lidhen me krimin e organizuar, që edhe pse janë në numër më të vogël prodhojnë numrin më të lartë të të pandehurve. Paralelisht me hetimet penale, SPAK thotë se ka përmbyllur disa hetime pasurore që kanë çuar në konfiskimin e…

Read More

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka dënuar dhunën ndaj Sali Berishës gjatë protestës së djeshme nga 31-vjeçari Gerti Shehu. Demokratja e konsideroi një akt të turpshëm dhe barbar, ndërsa shtoi se kjo ngjarje edhe mund të precipitonte më shumë. “Ajo që ndodh dje ishte akt i turpshëm dhe barbar. Në aspektin njerëzor mund të kishte pasur pasoja më të mëdha. Në aspektin politik kisha menduar se pas kaq shumë kohësh s’do kishte dhunë më ndaj politikanëve, aq më tepër ndaj një lideri të opozitës. Duke mos e dënuar këtë me forcën e saj, krijohet rrezik i madh. Nuk shoh seriozisht nga mazhoranca…

Read More

4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia ka vënë në pranga një 62 vjeçar pasi ka përndjekur një vajzë 25 vjeçare. Gjithashtu, policia bën me dije se janë arrestuar dhe tre persona të tjerë për lidhje të paligjshme energjie, drejtim mjeti pa leje dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Read More

Analisti Frok Çupi ka folur për incidentin që i ndodhi Sali Berishës në protestën e djeshme. Çupi deklaroi se Berisha e ka sajuar dhe organizuar vet incidentin, madje jep detaje edhe për agresorin Gert Shehu. Përsa i përket samitit, Çupi mendon se ngjarja e Berishës për protagonizëm ka ndërhyrë në lajmin më të rëndësishëm të ditës, samitin. Ai ishte i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetaret Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu në Report Tv për të folur për incidentin që i ndodhi Berishës në protestën e djeshme dhe për samitin Be-Balkani Perëndimor, ku nuk munguan edhe debatet e…

Read More