Author: tirana

Reperi i njohur, Stresi, i cili është pjesëmarrës si konkurrent në “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë me banorët e tjerë historinë e tij me Noizyn, sherret dhe momentin e pajtimit. Reperi ka treguar se për 11 vite nuk ka pasur asnjë kontakt me Noizy-n, ndërsa shtoi se si shumë njerëz u gëzuan nga pajtimi i tyre. “Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç. Në atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund…

Read More

Pasi Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme informoi se procedura për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim ka nisur pasi ka ardhur në fundimin e mandatit, nuk ka folur për emrin e ambasdorit të ri, që do ta zëvendësojë Kim në Tiranë. Në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick. Ky i fundit njihet si njohës i çështjes Ruse, teksa aktualisht ka pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Read More

Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të së përditshmes amerikane, “New York Times”, kanë hyrë të enjten në grevë, për herë të parë në më shumë se 40 vjet Gazetarët dhe anëtarë të tjerë të sindikatës së Nju Jorkut NewsGuild thonë se u ka humbur durimi nga zvarritja e negociatave për një marrëveshje, që kur kontrata e tyre skafuan në mars të vitit 2021. Sindikata NewsGuild , që përfaqëson punonjësit që janë në grevë, njoftoi javën e shkuar se 1100 punonjës do të hynin në grevë nga mesnata e të enjtes nëse palët nuk arrinin një marrëveshje për kontratat e…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar pas lajmit që dha Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme, se ka nisur zyrtarisht procedura e zëvendësimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Ai shkruan se Ministria ka harruar që ambasadorët shqiptarë nëpër botë kanë 10 vite me mandat të mbaruar. ”Ministria e Jashtme e Shqipërisë paska deklaruar se kur i mbaron mandati ambasadores amerikane Yuri Kim, por ka harruar që ambasadorët e saj shqiptarë nëpër botë kanë 10 vjet kanë kaluar afatet dhe mandatin. Madje disa janë dekratuar që nga koha Enver Hoxhës. Ligji thotë 3 ne i mbajmë 33 vjet”,-shkruan në një…

Read More

Papa Françesku shpërtheu në lot teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale në qendër të Romës. Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte së foluri për rreth 30 sekonda. “Do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas. …Popullit ukrainas për paqen që kemi kërkuar prej kaq kohësh Zotit. Përkundrazi, më duhet t’ju paraqes lutjet e fëmijëve, pleqve, nënave dhe baballarëve dhe të rinjve të asaj toke martire, që po vuan kaq shumë”, shtoi Papa.

Read More

Tirana është e gjitha e zbukuruar me ngjyrat dhe dritat festive, aq të dashura në muajin dhjetor kur e gjithë bota feston Krishtindjet dhe Vitin e Ri. Pas pemës gjigande në Sheshin Skënderbej dhe në Kalanë e Tiranës, dritat festive mbrëmjen e sotme janë ndezur edhe te Pazari i Ri një tjetër zonë atraktive dhe mjaft e vizituar në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siç është kthyer tashmë në traditë çdo fundvit, së bashku me fëmijët kanë ndezur dritat festive të pemës duke uruar çdo kryqytetas për një vit të begatë. “Kemi filluar një traditë shumë të…

Read More

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar 8 dhjetorin, ”Ditën e Rinisë”, ku përmes një postimi në facebook, shkruan se ëndrra europiane që ngriti në 1990 studentët në këmbë është ende frymëzim për të rinjtë e sotëm. ”Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa”. Postimi i plotë 8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vlerëson se vendi ndodhet në një moment kritik të lirisë dhe demokracisë. “Unë atëherë mendoja se do të merresha me ekonomi dhe në fushën e pedagogjisë. Por gjërat ndryshuan shpejt. Dhe e rëndësishme është fakti se sot duhet reflektuar. Pasi nuk jemi aty ku kemi menduar 32 vite më parë por edhe 10 vite më parë. Jemi në moment kritik të lirisë, demokracisë të vendit tonë. Dhe në shembullin e atyre të rinjve të reagojmë dhe të rivendosim pluralizmin demokratik në vend”, tha ai.

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka nisur procedurat për zëvëndësimin e Yuri Kim si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë përmes një statusi në Twitter konfirmon nisjen e procedurave të zëvendësimit të ambasadores amerikane. ”Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”,-thuhet në njoftim. Burime për ”TiranaNews”, bëjnë me dije se ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar të vijojë mandatin duke…

Read More

Ku është Ervis Martinaj? Policia e Shtetit duke nisur nga mbasditja e djeshme ka zhvilluar disa aksione të shpërndara në qytete të ndryshme. Në mesditë dhe mbrëmë gjatë natës janë ushtruar kontrolle në dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik. Në Shkodër është kërkuar për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervis Martinaj.

Read More

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, i cili vetëm pak muaj më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë, ka zbuluar se i ka propozuar për martesë partneres së tij. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale. “Ajo tha po”, ka shkruar Bearti krahas postimit. View this post on Instagram A post shared by Beart Rexhepi (@beartrexhepi) Kujtojmë që pak kohë më parë ai i dha fund historisë së bujshme me Tea Trifonin, me të cilën u njoh gjatë kohës që ishte pjesë e emisionit “Përputhen”. Ndonëse përflitej për një lidhje, ata s’e pranuan kurrë se…

Read More

Britania e Madhe është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat kanë arritur deri në 10 gradë nën zëro. Akulli ka pushtuar vendin, ndërsa është urdhëruar mbyllja e shkollave. Daily Mail shkruan se të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë në aksidente të shkaktuara si pasojë e akullit në rrugë. Tre automjete u përplasën në East Kilbride, Skoci, duke lënë të vdekur një person, dy persona të tjerë vdiqën në Cornwall, ndërsa një person me biçikletë u përplasen nga një makinë pasi humbi kontrollin si pasojë e akullit në rrugë.

Read More