Nga: DW Rusia i ka shtrirë sulmet në Ukrainë edhe kundër infrastrukturës civile. Në fillim të dimrit qindra mijëra vetë kanë mbetur pa drita dhe ngrohje. Reporteri i Deutsche Welles, Jan-Philipp Scholz takoi disa prej tyre. Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për Polinën dhe shoqet e saj. Lista e dëshirave për t’ia dërguar plakut të vitit të ri është përpiluar dhe tani madje fillon të bjerë edhe borë. Pothuajse të gjithë fëmijët e tjerë kur nisi lufta janë larguar nga fshati i largët që ndodhet në skajin verilindor të rajonit të Harkivit dhe shkolla…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me ecurinë e punimeve të Unazës së Madhe në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se puna po vijon me ritme të shpejta në të gjitha segmentet. Përbri, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video ku duken punëtorë duke vijuar me punimet në zonë. “MIRËMËNGJES dhe me Unazën e Madhe të Tiranës, ku puna po vijon me ritme të shpejta në të gjitha segmentet e saj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shrkuan Rama.
Meghan Markle, Dukesha e Sussex gjatë jetesës së saj në Angli përpiqej t’i shmangte veshjet në ngjyrë të kuqe. Në dokumentarin e saj u publikuan disa pamje ku princesha shfaqej e veshur me një fustan të kuq në eventin Salute to Freedom Gala në New York. Po pse nuk e veshi kurrë në Mbretëri? “Shumicën e kohës kur jetoja atje, e përdorja shumë rrallë të kuqen. Për mendimin tim, nuk mund të veshësh një ngjyrë të njëjtë me atë të Madhërisë së saj. S’mund të veshësh një ngjyrë me atë që ka veshur dikush tjetër apo jo? Prandaj mendoja me…
Në Francë që nga 10 dhjetori 2018, prezervativët rimbursohen me asistencë publike me recetë mjekësore. Por tani presidenti francez, Emmanuel Macron dëshiron të shkojë më tej. Ai ka njoftuar futjen e një dispozite të re që do t’u lejojë të rinjve nga mosha 18 deri në 25 vjeç të marrin prezervativë falas në farmaci nga 1 janari 2023. “Në farmaci, prezervativët do të jenë falas për 18/25 vjeç. Do të fillojë më 1 janar. Është një revolucion i vogël në parandalim”,-tha kreu i Elysee, gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit (Cnr), kushtuar shëndetit të të rinjve. Oferta falas që…
Mbrëmjen e së enjtes, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve në veri të Kosovës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic, i cili mori dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Po ashtu u dëmtua edhe një mjeti i efektivëve, i cili mori dëme të konsiderueshme materiale. Blerim Vela, shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës, akuzon se regjimi serb ka kaluar nga veprimet e fshehta në struktruave ilegale, në kërcënime të hapura për kryerjen e agresionit ndaj Kosovës. “Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme…
Këtë të premte, 31-vjeçari Gert Shehu që sulmoi dhe plagosi Sali Berishën, teksa ky i fundit po i drejtohej bulevardit për të nisur një protestë, do të dalë sot para Gjykatës. Prokuroria ka kërkuar të lihet në masën e sigurisë arrest me burg për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka personi, por ky vendim do të jetë në duart e Gjykatës së Tiranës. Gert Shehu do vlerësohet në këtë masë sigurimi për dy akuza, ndërkohë që priten dhe konkluzionet e një ekspertimi mental për të verifikuar gjendjen e shëndetit mendor të autorit të sulmit të paprecedentë. Po në këtë…
Denys Ganzha, anëtar i Këshillit të Çështjeve Rinore për Volodymyr Zelensky-n, njëherësh delegat rinor nga Ukraina në OKB, thotë se është i lumtur për çmimin që “The Times” i ka dhënë presidentit ukrainas, duke e shpallur Volodymyr Zelenskyy si personazhin e vitit. Për të nuk është ky çmimi që do të donin të paguanin ukrainasit, për shkak të luftës. “Unë jam në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës dhe ka pasur hedhje predhash, ndodh diçka e tillë sigurisht. Ka situata të tilla ku ka bombardime dhe gjërat që ndodhin kanë një pamje të tmerrshme, sepse Rusia ka dërguar mijëra trupa. Kanë…
Dashi Për sa iu përket çështjeve të zemrës, gjithçka do ndryshojë që të premten. Do keni më tepër nevojë për qetësi në jetën në çift dhe do bëni më shumë tolerime sesa mendonit. Demi Ndikimi i Venusit do jetë mjaft pozitiv gjatë kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Klima do jetë më e ngrohtë dhe më harmonike sesa ju e mendonit. Të premten do jetë ditë e mirë. Binjakët Jeta juaj sentimentale do jete me e këndshme dhe me e bukur gjate kësaj dite. Do jeni me humor shume te mire dhe do përjetoni emocione te mëdha pranë atij…
Këtë të premte, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi lokale në zonën veri-perëndimore zona e ulët dhe lindja do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat minimale do të luhaten 6 – 11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 11 -14°C në veri , 19-23°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se goditja me grusht e Sali Berishës është padyshim një akt i shëmtuar, por jo një çështje me të cilën duhet të ”mbytet” opinioni publik. Për të gjithçka që thuhet sa përket kësaj ngjarjeje pa u hetuar vetëm acaron më tej frymën politke, në interes të atyre që nuk e duan vendin. “Gjithçka që thuhet sot për këtë ngjarje janë dyshime të cilat vetëm sa mjegullojnë, turbullojnë dhe kontribuojnë për të acaruar një klimë politike, për hir të atyre që kanë interes të mbajnë një frymë të pandërprerë konflikti në këtë vend, se kush…
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se sot pas 32 vitesh nga 8 dhjetori i ’90-s, nuk ka asnjë reflektim. Për të rinia shqiptare sot po largohet nga vendi dhe skenat e largimit të tyre janë të ngjashme dhe po aq të dhimbshme sa pamjet e atëhershme të largimit masiv të shqiptarëve. ”Sot, 32 vite pas 8 Dhjetorit, nuk ka asnjë reflektim. Njerëzit që e kthyen rininë shqiptare në një rini që ikën “nga sytë këmbët”, me ato skena që ne kemi parë e që e kalojnë dhimbjen e viteve ’90, e që atëherë ishte e justifikueshme, por edhe sot…
Të premten do të ristartojë pas dy ditëve pushim Botërori që mbahet në Katar, kjo për të zhvilluar katër ndeshjet ndeshjet çerekfinale, aty ku bëjnë pjesë emra prestigjiozë si Argjentina, Brazili, Portugalia, Kroacia, Franca, Anglia, Holanda dhe Maroku. Teksa futemi në fazën më interesante të Botërorit, lojtarët duhet të bëjnë kujdes me ndëshkimet, pasi janë plot 23 të tillë që me një karton të verdhë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale. Në këtë aspekt, vetëm Anglia mund të qëndrojë e qetë pasi asnjë prej britanikëve nuk e rrezikon gjysmëfinalen, ndërsa në ndeshjen me Francën duhet të shmangin kartonin e kuq. Në…