Author: tirana

Një person humbi jetën këtë të premte pas shpërthimit të zjarrit në një qendër tregtare në pjesën veriore të Moskës. “Në rajonin e Moskës, zjarrfikësit po shuajnë një zjarr me përmasa 7,000 metra katrorë”, njoftoi Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë në Telegram. Mediat ruse më vonë raportuan se një person kishte humbur jetën në zjarrin në qendrën tregtare Mega Khimki, rreth shtatë kilometra nga aeroporti Sheremetyevo i Moskës. Më shumë se 70 zjarrfikës dhe 20 kamionë zjarrfikës po punonin në vendngjarje, thanë shërbimet e urgjencës, duke shtuar se puna e tyre ishte e vështirësuar për shkak të projektimit…

Read More

Aktorja Rudina Dembacaj është pyetur së fundmi nga ndjekësit e saj kë do më shumë, vjehrrin apo vjehrrën. Si gjithmonë sportive me dhënien e përgjigjeve, Rudina tregon jo vetëm kë ka të preferuar, por zbulon pak më shumë edhe për raportin që ka me ta. “Dua vjehrrin më shumë normal. Nga të gjithë vjehrrit që kam patur në jetë, Preng Frrokun dua më shumë. Nga vjehrrat kam dasht një tjetër, por nuk e them dot cilën.” “Vjehrra ime është e moshuar, Marku kujdeset shumë për të dhe të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Djalin e vjehrrës…

Read More

Yndyra viscerale gjendet brenda zgavrës suaj të barkut e cila është jashtëzakonisht e dëmshme. Është e lidhur me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2, rezistencës ndaj insulinës, sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe disa llojeve të kancerit. Zgavra jonë e barkut është zona në trupin tonë që akumulon yndyrë të brendshme. Ky lloj dhjami grumbullohet shumë shpejt në zonën e barkut. Qelizat yndyrore në trupin tonë nuk ruajnë vetëm energji. Përveç kësaj, ato gjithashtu prodhojnë substanca inflamatore dhe hormone. Me kalimin e kohës, këto hormone mund të nxisin inflamacion afatgjatë dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve…

Read More

Departamenti i Thesarit të SHBA-së në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditës së të Drejtave të Njeriut, ka sanksionuar mbi 40 persona dhe subjekte në nëntë shtete të botës. Ata janë të lidhur me korrupsionin dhe abuzim të të drejtave të njeriut. Gjatë vitit 2022, DASH ndërmori veprime të shumta për të promovuar përgjegjësinë për abuzuesit e të drejtave të njeriut dhe aktorët e korruptuar në të gjithë botën, duke përfshirë sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve duke përfshirë në Ballkanin Perëndimor, Bjellorusi, Liberi, Guatemalë, Federatën Ruse, Burma, dhe Irani. Burimi: https://home.treasury.gov/news/press-releases/jy1155?fbclid=IwAR0uZeudKvYQBTHbuW2n0naJoQWMMl_GVKuv5AfnkKzf1YmyGUnnT8Qxf9w

Read More

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. 27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së…

Read More

Një shqiptar mbeti i plagosur dje në Lyon të Franës. I riu u qëllua me një armë silenciator nga një bashkëkombës i tij, shkruajnë mediat franceze. Ngjarja ndodhi mbrëmë orës 23:30, në rrugën 98, Joliot-Curie, në një zonë të njohur për policinë. Policia e Lionit mori disa telefonata të cilat raportonin se një individ kërcënonte me armë zjarri pasagjerët në stacionin e metrosë Guillotière. Ishte skuadra kundër krimit që më në fund arrestoi autorin e dyshuar, një 27-vjeçar, i cili kishte tentuar gjithashtu që të grabiste edhe një person.

Read More

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit. Gjykata thotë se prokuroria ka mbyllur një çështje pa hapur më parë ‘procedim penal’. Sipas Gjykatës për sa kohë që organi proçedues ka vlerësuar se duhet të kryente veprime hetimore për sqarimin e të dhënave të paraqitura në materialin kallëzues, nga ana e prokurorisë duhej të ishte regjistruar procedimi penal. Gjykata thekson se organi i akuzës…

Read More

Rritja e masave të sigurisë në veri të Kosovës ka vënë në alarm Beogradin. Pas drejtorit të zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se po shqyrtohet mundësia e dërgimit të trupave në Kosovë sipas kushteve të rezolutës 12-44 të Kombeve të Bashkuara. “Jemi shumë afër dhe besoj se sot presidenti Aleksandar Vuçiç do të japë më shumë informacion rreth takimeve të tij, për të kërkuar kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Sepse KFOR-i nuk po e kryen punën e vet dhe sepse serbët në Kosovë nuk mund të ndihen…

Read More

Policia e Shkodrës ka publikuar videon e vjedhjes së servisit të celularëve tre ditë më parë. Dy të rinjtë duken teksa vjedhin dyqanin duke thyer xhamin. Uniformat blu njoftojnë se kanë prangosur njërin prej tyre, 19-vjeçarin me iniciale Xh. B., ndërsa 17-vjeçari po hetohen në gjendjhe të lirë për shkak të moshës. Vjedhja ka ndodhur më datë 6 dhjetor në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër. Dy të rinjtë kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike. Atyre iu gjetën në banesa dhe iu sekuestruan, disa nga celularët dhe…

Read More

Këtë të shtunë, do të zhvillohet në Tiranë ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”. Në këtë projekt përfshihen 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve.Qarkullimi i automjeteve në datë 10.12.2022, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet në segmentet e mëposhtme:•Rrugët përreth stadiumit “Air Albania”;•Rruga “Papa Gjon Pali II” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” deri…

Read More

Etleva Bejko 50 vjeç ishte personi që ndërroi jetë ditën e sotme në Qafë Muzinë, pasi mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në greminë. Vetëm pak minuta para aksidentit 50-vjeçarja kishte publikuar në “Facebook” një video të udhëtimit të saj drejt Sarandës, udhëtim i cili rezultoi fatal për biznesmenen. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku mjeti tip “Hyundai” me të cilin po udhëtonte 50-vjeçarja nga Saranda e cila banonte në Janinë të Greqisë, aty ku dhe kishte ngritur biznesin e saj të tekstileve, Etleva Bejko, përfundoi në greminë.

Read More

Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend. Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të ulë çmimin e naftës dhe të benzinës. Nafta është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina me 5 lekë. Ndërkohë, çmimi i gazit nuk ka ndryshuar. Vendim i Bordit të Transparencës 09.12.2022Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 9 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 08.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 677, -42 nga…

Read More