Maroku triumfoi ndaj Portugalisë me rezultatin 1-0, duke u bërë skuadra e parë afrikane që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të. Maroku kaloi në avantazh me një gol të En Nesyri, i cili dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një dalje të gabuar të portierit Costa. Cristiano Ronaldo i ka thënë lamtumirën Kupës së Botës me lot dhe me barazimin e numrit më të madh të ndeshjeve të luajtura nga një lojtar me kombëtaren.
Author: tirana
Maja Janeska, një influencuese e bukurisë në internet me më shumë se 1.2 milionë ndjekës në “Instagram”, është gjetur e vdekur në “rrethana misterioze”. Kështu shprehen mediat lokale dhe anëtarët e familjes. Hetuesit e policisë thanë se Janeska, 39 vjeç, u gjet me një plagë në kokë në shtëpinë luksoze që ajo ndante me të dashurin e saj manjat Kyle Phillips në Afrikën e Jugut. Kyle tha se po lante dhëmbët kur dëgjoi një të shtënë nga dhoma e gjumit. “Pas mbërritjes në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në dhomën e gjumit me një plagë me armë zjarri…
Neymar ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas humbjes me Kroacinë. Duke e konsideruar si humbjen më të madhe, futbollisti u shpreh se këtë dhimbje do ta ndiejë për një kohë shumë të gjatë. “Jam i shkatërruar psikologjikisht. Kjo ishte padyshim disfata që më ka dhembur më shumë, një disfatë që më paralizoi për 10 minuta, ndërsa më pas shpërtheva në lot pa pushim. Fatkeqësisht do të dhembë për një kohë shuuuumë të gjatë. Ne luftuam deri në fund dhe jam krenar për bashkëlojtarët e mi sepse nuk mungoi as përkushtimi as dedikimi. Ky grup e meritonte, ne e meritonim,…
40-vjeçari, i cili vrau nënën e tij në Gjermani dhe më pas sulmoi një radio lokale ku qëlloi disa herë me armë përpara se të ikte në një qendër tregtare ku mori peng një grua dhe një fëmijë. Pak pas orës 12:00, policia e Dresden ndërhyri dhe arriti të arrestonte autorin. Por, sipas BILD, oficerët e qëlluan. Ai u plagos rëndë dhe humbi jetën pak orë më vonë në spital. Dy pengjet shpëtuan të palënduar. Policia e cilësoi autorin 40-vjeçar si person me probleme të shëndetit mendor.
Deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet se nisma e qeverisë për amnisti fiskale nuk duhet të realizohet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai gjykon se qeveria duhet të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, ndryshe do të izolohemi si 33 vite më pare. Postimi i plotë i deputetit të PD: Shqiperisë nuk i duhen paratë e pista (amnistia fiskale). Shqipërisë së mbetur vetëm me grupmoshën mbi 45 vjeç nuk i duhen paratë e pista. Pra, amnistia fiskale në Shqipëri është e papranueshme në këtë moment dhe situatë ku jemi. Fondi Monetar Ndërkombëtar e thënë qartë që nisma…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Moska mund ta përvetësojë atë që ai e përshkroi si koncept të SHBA-së për sulme parandaluese ushtarake, duke shtuar se Rusia i ka armët për ta bërë një gjë të tillë. Këtë deklaratë ai e bëri në një samit në Kirgistan ku është mbledhur aleanca ekonomike e vendeve ish-Sovjetike, mes tensioneve në rritje mes Rusisë dhe NATO-s për luftën në Ukrainë. “Ne thjesht po e mendojmë. Ata nuk kanë qenë shumë të turpshëm kur e kanë diskutuar haptazi këtë gjatë viteve të fundit”, tha Putini, duke iu referuar politikave të SHBA-së.…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Në një status në rrjete sociale, Rama thotë se ky aks do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të. “Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të duke plotësuar të gjitha standardet. Ky investim pritet të nis shumë shpejt, dhe do të rrisë sigurinë rrugore si dhe lehtësojë qarkullimin e automjeteve”, shkruan kreu i qeverisë.
Vjosa Osmani ka bërë të ditur se zgjedhjet në veri të Kosovës janë shtyrë për në prill të vitit 2023. Pas një takimi që pati me përfaqësuesit e partive politike, Osmani tha se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të…
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz. Në afërsi të Zveçanit, në Rudarë, serbët lokalë kanë filluar që të bllokojnë rrugët. Mësohet se janë thirrur për të dalë në rrugë edhe punëtorët e institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë. Sipas REL, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirena, si dhe parë automjete të ndihmës së shpejtë. Bllokimi i rrugëve vjen pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish mbi çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Në një tjetër postim në rrjetet sociale, duke vlerësuar arritjet e SPAK gjatë vitit 2022, kryediplomatja shprehet se presin më shumë rezultate vitin e ardhshëm. “Kënaqësi të shoh se si SPAK vlerësohet për arritjet e tij gjatë vitit 2022. Presim edhe më tepër arritje gjatë vitit 2023”, shkruan Kim në Twitter.
Sipas vlerësimit të Kate Winslet, gratë pas të 40-ve janë më seksi. Aktorja fituese e çmimit Oskar tha se gjërat ndryshojnë me kalimin e viteve, ndaj iu bëri thirrje grave pas moshës 40 vjeç që ta pranojnë veten dhe të metat gjatë kësaj faze. “Unë jam 47 vjeç dhe ka disa gjëra që nuk janë ashtu siç do të donit të ishin. Por kështu është realiteti. Mendoj se kur femrat kalojnë të 40-at, veçanërisht të 45-at, dhe mendojnë se ky është fillimi i rënies së bukurisë së tyre. Disa situata ndryshojnë por ne duhet të përpiqemi për të treguar të…
Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për trafik droge. Mbrëmjen e djeshme, karabinierët në Bologna konstatuan 35-vjeçarin, të cilit i ndalohej të dilte nga banesa, teksa i dorëzonte një pako ose një dozë kokaine një burri. Kur pa oficerët, ai u përpoq të kthehej në shtëpi, por tashmë ai ishte zbuluar, ndërsa do të gjykohet sërish për shpërndarje droge.