Author: tirana

Për situatën me shpërthime në veriun e Kosovës, ka reaguar ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai thotë se përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët. “Përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët. Shpërfillja për jetën dhe sigurinë e qytetarëve serbë të Kosovës dhe sulmet ndaj agjensive ligjzbatuese të saj, dëshmojnë se në…

Read More

Suprizat e Katar 2022 nuk kanë të sosur, si eleminimi i Portugalisë dhe i Brazilit. Kylian Mbappé mbetet në krye të tabelës së golashënuesve të Kupës së Botës. “Ylli” i PSG-së kryeson me pesë gola, i ndjekur me vetëm një gol më pak nga Lionel Messi dhe Olivier Giroud. Të gjithë futbollistët që kanë shënuar nga tre gola tashmë janë eliminuar nga Kupa Botës. Për çmimin e golashënuesit më të mirë të “Katar 2022” do të vijojë gara mes Mbappe, shokut të tij të skuadrës Giroud dhe Lionel Messit, kuptohet duke përjashtuar skenarë të çmendur që lojtarë të tjerë të…

Read More

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, thotë se kryeministri Albin Kurti është “i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë” dhe se “Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe”. “Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit dhe nuk do të durojmë më, populli serb do të përgjigjet me gjithë çka ka kundër agresionit të Kurtit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke mos ofruar dëshmi për pretendimet e bëra. Tensionet kanë vazhduar edhe gjatë natës së shkuar në veri të Kosovës ku shpërthime e të shtëna armësh kanë tronditur…

Read More

Në vend janë rikthyer përmbytjet. Shirat e dendur të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet e për pasojë lumi të dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj. Për pasojë janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore, duke izoluar disa familje në fshatin Murqinë, pasi përmbytet rruga që lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër të vendit.

Read More

Në veri të Kosovës, pas sulmit të armatosur pranë liqenit të Ujmanit ndaj patrullës së Policisë, në mesnatë janë dëgjuar edhe dy shpërthime të fuqishme. Një prej shpërthimeve u dëgjua rreth orës 1:30 pas mesnatës dhe tjetri në ora 3:00 janë dëgjuar afër Zveçanit, ndërsa në drejtim të Zubin Potokut ka pasur edhe të shtëna armësh. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezentë nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier në veri, duke ruajtur qetësinë dhe rendin publik, si dhe duke ofruar siguri për të gjithë banorët pa dallim.

Read More

Dashi Një plan romantik mund të ndryshojë në momentin e fundit jo prej aryseve që ju mendoni. Dashuria do jetë e paparashikueshme. Në vend që të planifikoni në avancë, rezervoni në minutën e fundit më mirë. Demi Fokusi juaj tani mund të jetë shtëpia dhe gjërat që mund të bëni për të përmirësuar luksin në të. Një qëndrim fleksibel do ju ndhmojë që të merreni me mirëmbajtjen, rinovimin ose me dekorimin siç e keni kërkuar. Binjakët Mund t’ju duhet të ndryshoni pritshmëritë tuaja në mënyrë që të organizoni planet tuaja personale dhe profesionale. Në qoftë se vendosni se në cilat…

Read More

Këtë të dielë, moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në orët e mëngjesit, në mesditë dhe pasdite reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Temperaturat minimale do të luhaten 4-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 8 -12°C ne veri, 16-18°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, shprehet se presidenti serb po luan me zjarrin. Sipas tij, “Putini i vogël” po i bie brirëve për një konflikt të ri në rajon. Më herët, presidenti serb ka paralajmëruar se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës. Postimi i plote: Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin! Deklarimi i tij për futjen e 1…

Read More

Franca në gjysmëfinale të “Katar 2022” përballë Marokut. “Gjelat” triumfuan 2-1 përballë Anglisë në një sfidë emocionuese, ku patën edhe fatin me vete me atë penallti të humbur nga Harry Kane në thuajse 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Ndeshja nisi me dominimin e francezëve dhe do të mjaftonin vetëm 17’ minuta, që “kollosi” i mesfushës së Real Madrid, Aurelien Tchouameni, të kalonte “gjelat” në avantazh, falë një goditjeje perfekte nga më shumë se 20 metra distancë nga porta. Të ndodhur në disavantazh, Anglia shtoi rastet e saj të sulmit, me Saka, Kanë dhe Foden, të cilët nuk…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije se nëse fiton zgjedhjet presidenciale, do të jetë mandati i tij i fundit, për t’ia dorëzuar stafetën “rinisë”. “Kërkojmë për herë të fundit mbështetjen nga populli ynë në vitin 2023”, tha lideri turk gjatë një fjalimi në Samsuda. “Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai. Kujtojmë se Erdogan është në pushtet që nga viti 2003, dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpreson të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor të vitit 2023.

Read More

Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një shpërthimi në bllokun e një ndërtese trekatëshe në Jersey. Kryeministrja Kristina Moore konfirmoi numrin e viktimave në një konferencë për shtyp. Pas shpërthimit në Haut du Mont në Pier Road, u raportuan për disa persona të zhdukur. Megjithatë, policia tha se ka ende shenja zjarri, duke shtuar se vendi vijon të jetë “i pasigurt”.

Read More