Author: tirana

Pas përplasjeve në Veri të Kosovës, kreu i PD Sali Berisha shprehet se presidenti serb kërkon destabilizimin e Kosovës. Në një reagim në “Facebook”, Berisha thekson se ndërkombëtarët duhet të reagojnë dhe të dënojnë qëndrimet luftënxitëse që sipas tij janë të koordinuara me Kremlinin dhe presidentin serb. Reagimi: Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës. Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me bresheri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhen granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizoinit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të…

Read More

Reshjet intensive të shiut gjatë kanë përmirësuar nivelin e ujit në kaskadën e Drinit. Mësohet se reshjet e rëna gjatë natës kanë ndikuar në shtimin e prurjeve në kaskadë ndërsa niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rritur në 285.6 metra i cili rezulton i kënaqshëm, por nën mestaren historike për këtë periudhë. Prurjet përllogariten se arrijnë në 530 metër kub në sekond. Korporata Elektroenergjitike po plotëson kërkesën për furnizim me energji elektrike dhe që prej disa javësh është ndalur importi. Madje në ditët e fundit është shitur një sasi e energjisë elektrike e cila ka ndikuar në shtimin…

Read More

Vitet mund të kalojnë, por nëse nuk i përdorim për të ndryshuar asgjë, për të përparuar, për të mësuar, vetëm ia shtojmë vështirësinë jetës. Këtu janë gjashtë gjërat që duhet të bëni deri në fund të vitit: Shoqja juaj udhëtoi në një ishull tropikal, një tjetër humbi 10 kg, një kolege bleu një çantë dore të shtrenjtë, një shoqe filloi një biznes që po lulëzon… Nuk keni nevojë të humbni peshë për të qenë më të lumtur ose për t’u ndjerë më mirë ose për të veshin rroba të markës për të qenë më të vlefshëm si person. Nuk është…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve serb, për “kërkesën” e tyre për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Mehaj ka thënë se deklaratat e Vuçiç dhe Brnabiç, me tentim të destabilizimit të veriut të Kosovës janë plotësisht të papranueshme. “Periudhës së shantazheve dhe kërcënimit, i ka ardhur fundi. Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, e asnjë formë e ilegalitetit që pengon integrimin e komunitetit serb në veri të vendit, dhe që ka për qëllim sabotimin e institucioneve”, shkroi ai në Facebook.…

Read More

Bylisi dhe Laçi po sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Por përpara se të niste kjo sfidë diçka e pazakontë ka ndodhur në “Adush Muça” të Ballshit. Një pjesë e rrethimit të stadiumit “Adush Muça” është shembur për shkak të shirave që kanë renë orët e fundit. Nga shembja e murit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara afër stadiumit, teksa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Read More

Qeveria britanike po bashkëpunon për të ndërtuar baterinë e parë hapësinore në botë të mundësuar nga elementi Americium-241. Laboratori Kombëtar Bërthamor i vendit dhe Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar e bënë njoftimin të premten. Ndërkohë, Americium është një metal radioaktiv, që është i ngurtë në kushte normale. Metali prodhohet kur plutoniumi thith neutronet në reaktorët bërthamorë ose gjatë testeve të armëve bërthamore. Americium-241 është izotopi më i zakonshëm i elementit. Bateritë hapësinore atomike njihen gjithashtu si Sistemet e Energjisë Radioizotopike dhe lëshojnë nxehtësi ndërsa radioaktiviteti brenda tyre prishet. Bateritë punojnë vazhdimisht për dekada, pa pasur nevojë për mirëmbajtje për disa vite, duke i…

Read More

Gonçalo Ramos është në synimin e Manchester United për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili ndërpreu kontratën me Djajtë e Kuq me marrëveshje të përbashkët. Lajmi bëhet i ditur nga Manchester Evening News, ku thuhet se sulmuesi i Benfica-s i pëlqen Erik Ten Hag. Sipas të njëjtit burim, Cody Gakpo i PSV-së është një tjetër alternativë. Trajneri holandez e njeh mirë, pasi në disa raste është përballur me Gakpon në kohën kur ishte në krye të Ajax-it. Erik Ten Hag, i cituar nga BBC, konfirmoi se Manchester United është në kërkim për një sulmues: “Ne do të bëjmë gjithçka në…

Read More

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka dënuar sulmin me bombë ndaj patrullës së EULEX-it në Rudarë, në veriun e Kosovës. Ajo thotë se autorët mbajnë përgjegjësi. “Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE- në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Lungescu në Twitter. Po ashtu ajo thotë edhe se NATO është plotësisht të aftë të përmbushim mandatin e saj në Kosovë “Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që…

Read More

Në fund të fundit, kur është fillimi zyrtar i dimrit? Shumë ekspertë kohët e fundit mund të argumentojnë se stinët po marrin fund për shkak të ndryshimeve klimatike. Mirëpo, disa meteorologë normalisht e konsiderojnë dimrin që të fillojë në 1 dhjetor. Disa të tjerë argumentojnë se ajo fillon me solsticin e dimrit. Në fund të fundit, kur fillon zyrtarisht dimri dhe kush mund të garantojë me siguri se kur fillojnë dhe mbarojnë stinët? National Geographic thotë se kjo varet nga arsyeja pse po pyesni. Çfarë do të thotë kjo? Se stinët përcaktohen në dy mënyra: stinët astronomike, të cilat përcaktohen nga pozicioni i Tokës ndërsa rrotullohet rreth…

Read More

Serbia do i kërkojë paqeruajtësve të NATO-s që të lejojë dërgimin e ushtrisë dhe policisë së saj në Kosovë. Presidenti serb Vuçiç ka pranuar realitetin, duke thënë se e di që nuk ka asnjë shans që kërkesa e tij të aprovohet nga KFOR-i. “Kemi rënë dakord për një tekst, me të cilin, sipas rezolutës 1244, të dërgojmë një kërkesë për komandantin e KFOR-it për të lejuar dërgimin e anëtarëve të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në territorin e Kosovës, në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurisë. Kjo do të bëhet nga qeveria të hënën ose të martën. E përsëris,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet ndaj EULEX dhe policisë së Kosovës janë të dënueshme. Për të Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar veprimet e tyre. Thirrja e tij shkon edhe për BE, që të thërrasë që më shpejt tryezën e dialogut. “Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja…

Read More

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të barrikadave. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, gjashtë barrikada janë ngritur në veri të vendit, nga grupe ekstremistësh të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë. Xhaçka thotë në një reagim në Twitter, se është e rëndësishme që të vendoset qetësia dhe sundimi i ligjit. “Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj Eulex Kosovë dhe në Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen…

Read More