Author: tirana

Deputetët në Holandë janë bërë bashkë, dhe dënonojnë sjelljen e Serbisë në veriun e Kosovës. Parlamenti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023. Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”. “Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar një skandal që sipas tij, ka të bëjë me katër persona. Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj, kanë financuar vizitat turistike, netët e luksit në hotelet me pesë yje të Arben Ahmetajt, asokohe ministër i Ekonomisë. Nga selia blu, Berisha tha edhe se Klodian Zoto ka paguar me kartën e vet të kreditit, të paktën në pesë raste të raportuara qëndrimin në hotele me 5 yje të Arben Ahmetajt. “Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me Edi Ramën në krye, që kanë përfituar nga kjo mega-aferë korruptive. Edi Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit,…

Read More

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu i pranishëm në prezantimin e portit të ri tregtar të Durrësit, tha se ky port do të rrisë shkëmbimet tregtare mes Tiranës dhe Prishtinës duke qenë se do lidhet me hekurudhë Portin e Thatë në Kosovë. Po ashtu ministri shtoi edhe se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime ekonomike si për Shqipërinë edhe Kosovën, duke theksuar se Prishtina do ketë një rol për shkëmbimet tregtare që do t’i marrë nga Durrësi dhe do të shkojnë drejt vendeve të rajonit, si në Maqedoni dhe me synimin për t’u shtrirë më pas në të gjithë…

Read More

Themeluesi i PD-së, Preç Zogaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kjo parti po përjeton ndarjen më të madhe që nga krijimi i saj. Ai nënvizoi se në PD duhet të punohet për një bashkëpunim se bashkim nuk mund të ketë. “Është ndarja më e madhe në fakt është kjo që evidente. Ndarje e përkohshme mund të jetë. Në momentin aktual është një ndarje pa perspektivë bashkimi, por ka një perspektivë bashkëpunimi. Arsyet e ndarjes janë arsye përjashtuese. Rruga me drejtë është që punohet për një bashkëpunim se bashkim nuk ka aty”, u shpreh Zogaj. “Partia nisi…

Read More

FIFA ke pezulluar arbitrin spanjoll Mateu Laoth, që drejtoi ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës. Shkak për pezullimin e tij, u bë një ankesë e Lionel Messit. Argjentinasit u tërbuan me arbitrin e ndeshjes, pse dha 10 minuta shtesë, çka solli barazimin e Holandës. Në fund të ndeshjes, Lionel Messi sulmoi ashpër arbitrin spanjoll, duke thënë se ai nuk është i denjë të drejtojë ndeshje të tilla. Dhe menjëherë pas ankesës së Messit, FIFA ka vendosur ta pezullojë atë. Ndërsa për Messin, që u zu dhe fyeu lojtarët holandezë dhe trajnerin Van Gal në fund të ndeshjes, FIFA nuk ka marrë…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për projektin e Porto Romanos, ka përshëndetur kryeministrin e Kosovës dhe ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri. ‘Përshëndes Kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.’- u shpreh Rama.

Read More

Një tjetër prokuror nuk e ka kaluar shkallën e parë të vettingut. Kudusi Shahu është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi është marrë sot nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Gerrit Sprenger. Seanca e fundit në KPK për prokurorin Shahu është bërë para 5 ditësh, ku u analizuan kriterës e figurës dhe profesionalizmit. Ndërkohë që në 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë. Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku.…

Read More

Këtë të hënë po bëhet prezantimi i projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, dhe nga kryeministri Edi Rama. Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1500 vende të reja pune. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese. “Prezantimi i Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të…

Read More

Në garën “The Voice of Greece”, vëmendjen e jurisë e rrëmbeu edhe një shqiptar. Julio Imeri, i rritur në Gjirokastër, pas performancës së tij me këngën “Stay with me” mori dritën jeshile nga të katërt anëtarët e panelit. Xhuljo kohët e fundit ka performuar në Greqi si artist rruge bashkë me të dashurën e tij Dhimitrën, dhe siç është shprehur kryesisht këndon dhe flet në anglisht, e pak në gjuhën greke. “Ishte ditë e gjatë shumë. Emocione të forta. Mendime shumë. A do ja dal? A jam mjaftueshëm i mirë? Para se të shkoja në atë skenë, kisha ankth, isha…

Read More

Këtë të hënë, nisur nga përshkallëzimi i situatës në Veriun e Kosovës, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në veri dhe largimin e Policisë së Kosovës nga zonat me shumicë serbe, por dëshiron gjithashtu zbutjen e tensioneve të shpërthyera rishtazi. “Është e rëndësishme që Dejan Pantic dhe shumë serbë të tjerë të arrestuar, të lirohen, pasi nuk ka asnjë provë kundër tyre. Ata i fabrikuan akuzat kundër tyre; Policia e Kosovës nuk ka punë në veriun e vendit, e veçanërisht njerëzit e armatosur deri në dhëmbë”, tha presidentit serb. Po ashtu presidenti…

Read More

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, kritikon procesin e Primareve që kanë nxjerrë kandidatët e Berishës për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Për ky proces nuk është i ngjashëm me vende si SHBA dhe Angli. “Tallava! Primaret janë krejt tjetër gjë, shikoni primaret në Amerikë, në Angli, këto që po ndodhin këtu s’kanë lidhje. Primaret janë një formë e caktuar zgjedhjesh, një anëtar një votë. Nuk i besohet ujkut të ruajë bagëtitë”, tha ai. I ftuar në “Stay Tuned” me Valbona Mhillin ai foli dhe në lidhje me kandidimim e mjekut Ilir Alimehmeti në Tiranë. Ai tha…

Read More

Këtë të hënë hakerat iranianë kanë publikuar të tjera të dhëna sensitive sa i përket sigurisë së vendit. Në një postim në Telegram, ata kanë publikuar certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Janë 214 faqe në të cilat shkruhen të dhëna të rëndësishme sa i përket punonjësve të këtij dikasteri tejet të rëndësishëm për vendin. “Krahas certifikatave shkruhet: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?”. Për të gjithë dokumentet, data është e…

Read More