Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në seancën e sotme parlamentare, është ndalur te sulmi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Ai bëri thirrje që të përgatitet një qëndrim unanim nga ana e kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe më pas të votohet nga deputetët në Kuvend. “Është goditur kryetari i opozitës. Ky parlament sot bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhuna është instaluar në këtë parlament që në vitin 2013 kur është goditur Strazimiri dhe pastaj është mbushur ky parlament me kriminelë. Në këtë parlament nuk mund të vijohet me fjalë të bukura. Ky parlament duhet të jetë në këmbë…
Author: tirana
Nga njëra anë kemi një Stres i cili po i dërgon sinjale Keisit për t’u ribashkuar, nga ana tjetër kemi një Stres që nuk po i shqitet banores tjetër të shtëpisë Gresa Hotit. Së fundmi në një video në faqen zyrtare të “Big Brother Vip Kosova” në Instagram duken dy banorët shumë të afërt me njëri-tjetrin, me reperin i cili nuk rresht së puthuri modelen. Më herët po këtë mëngjes, ai i kërkoi Gresës të kombinoheshin me njëri-tjetrin në prime-n e mbrëmjes së sotme të spektaklit. Në një kohë kur Stresi po i çon sinjale të pafundme ish-partneres së tij…
Një 50-vjeçare në Kretë ka përjetuar momente tmerri pasditen e së premtes së kaluar kur një punëtor në arat e saj tentoi ta përdhunonte pasi e kishte pushuar nga puna. Sipas asaj që ka dëshmuar në polici, një 32-vjeçar me origjinë pakistaneze ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë. Viktima e njihte burrin në fjalë pasi siç pretendonte e kishte si punëtor në serat e saj dhe e kishte pushuar nga puna, raportojnë mediat greke. Ngjarja ka ndodhur pasdite kur gruaja ka dëgjuar zhurmë në oborr dhe ka dalë për të mësuar se çfarë po ndodh.…
Ish-polici serb Dejan Pantiç, i cili u arrestuar dy ditë më parë në pikëkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës, është dënuar më 1 muaj paraburgim. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelçka, njoftoi se ish-polici organizoi sulmin terrorist ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe policisë në veri të Kosovës më 6 dhjetor. Pas arrestimit të ish-policit serb, ka pasur reagime të shumta nga serbët në veri të Kosovës, të cilët bllokuan rrugët, madje sulmuan edhe zyrtarët e EULEX.
Oriola Nebiaj dhe Petrit Deda kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë. Nebiaj ka marrë mandatin e lënë nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cila la politikën për të marrë drejtimin e një emisioni në një nga televizionet kombëtare. Ndërkohë deputeti Petrit Doda ka marrë mandatin e Alfred Rushajt, i cili u largua nga politika një muaj më parë. Doda edhe pse ishte i 31-ti në listën e PD për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, e mori mandatin pasi kishte siguruar më shumë vota se kolegët e tij.
Këngëtaren Eranda Libohova, të cilën e kemi parë gjithmonë të rezervuar për jetën e saj sentimentale, e ftuar në “Zemër Luana” ajo u shpreh më shumë se kurrë më parë për ndjesinë e të qenit e dashuruar. E pyetur a është e verbuar nga dashuria, artistja pohoi pa hezitim. “Sigurisht”, u përgjigj Eranda. “A do arratiseshe nga Shqipëria nëse do gjeje dashurinë e jetës diku larg?”, ishte pyetja e radhës. “Do të arratisesha”, theksoi ajo. Në një intervistë në fillim të muajit tetor të këtij viti, ajo foli si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësin e sulmit në protestën e 6 dhjetorit. Sipas Berishës, autori, Gerti Shehu ishte informator i policisë dhe përdorej për të çmontuar bandat e drogës. “Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme, ai ka humbur betejën. Tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon që të marrë drejtimin e PD dhe në një akt kriminal organizoi atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë u them se nuk ka në Shqipëri një të dytë që i intereson më shumë.…
Ish kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetët e grupit të ‘Rithemelimit’ ka folur për primaret e finalizuara ditën e dielë përsa i përket kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj të vitit 2023. Ai pranoi se procesi nuk kishte qenë i përkryer por shtoi se problematikat e dala mund të përdoreshin për t’u përsosur më tej në zgjedhjet e tjera që mund të mbahen në të ardhmen. Ndërkaq gjatë konferencës, Berishës në sallë i ikën dritat. “Jemi në hapat e parë, por gradualisht anëtarët dhe simpatizantët e PD duke lexuar për këtë proces do…
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Altin Bashën si drejtorin e ri të Teatrit Kombëtra. Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka firmosur lirimin nga detyra të Hervin Çulit. Vendimi: LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit…
Tre fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është dërguar në spital në gjendje kritike, pasi ranë brenda liqenit që në sipërfaqe ishte ngrirë, Babbs Mill Park, në Solihull të Britanisë së Madhe të dielën. Djemtë e moshës 8, 10 dhe 11-vjeçare kanë vdekur, ndërsa kërkimet në liqe po vazhdojnë “për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në ujë”. Mendohet se ata kishin luajtur në akullin e krijuar në sipërfaqe në liqenin e Babbs Mill Park, tha Policia. Ata u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji, por autoritetet britanike thanë…
Prokuroria e Tiranës, ka shuar hetimet për dyshimin e “Vrasjes me dashje” të Leart Kurtit nga punonjësit e komisariatir nr.3 në Tiranë. Vendimi i prokurorëve, vjen pak ditë pasi hetuesit u njohën me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, ku përgjigja përfundimtare e mjekëve doli se 32-vjeçari Kurti, kishte ndërruar jetë si pasojë e helmimin nga mbidoza e kokainës. Nisur nga kjo situatë grupi hetimor që po trajton këtë çështje, tashmë ka shuar çdo dyshim se vdekja e të riut, s’ka ardhur si pasojë e dhunës së mundshme të ushtruar nga policia, por nga mbidoza. Pavarësisht saktësimit të shkakut të vdekjes së…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar këtë të hënë në aksin Elbasan-Peqin. Një automjet në zonën e Paprit ka përplasur një të moshuar që udhëtonte me motoçikletë. 72-vjeçari është nisur drejt spital në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.