Author: tirana

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi u paraqit sot në SPAK. Bumçi u pyet nga prokurorët e posaçëm si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit. Bumçi u paraqitur i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, ndersa tha per mediat se kishte qene i hapur per kete ceshtje gjithmone. Çështja “Gërdeci” u rihap pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. “Ministria e Drejtësisë kishte një sërë vërejtjesh dhe vendimi nuk miratohet. Atëherë vendosen kontakte midis dy ministrive që të merrnin parasysh vërejtjet. Por n qëndrimin zyrtar Ministria e Mbrojtjes i kemi dërguar që nuk kemi vërejtje. Siç e…

Read More

Në rast se po pyesni veten, po, është shumë e lehtë që celulari juaj të marrë një virus, ashtu si kompjuterët. Ajo që zakonisht ndodh në një telefon celular është se virusi synon pikat e dobëta dhe aplikacionet që mund të mos menaxhojnë siç duhet informacionin tuaj personal. Rritja e përdorimit të të dhënave Nëse ka një virus të pazbuluar, ai do të rrisë përdorimin tuaj të përgjithshëm të të dhënave. Aplikacionet që rrëzohen Ndonëse ka një sërë arsyesh që mund të ndodhë kjo, nëse keni shumë hapësirë ​​ruajtëse dhe jo aplikacione të panumërta, por po i shihni ato të…

Read More

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë për veprën penale dhunë në familje. M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe është arrestuar në flagrancë. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, njofton policia.

Read More

Pas një beteje tre vjeçare, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, i ka dhënë të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi shkarkimin nga Vetting-u. Sevdari u shkarkua në vitin 2019 nga trupa e Vettingut. Strasburgu theksoi se në lidhje me rastin e Sevradit ka shkelje të nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional. Pavarësisht se Sevdari kaloi Shkallën e Parë të Vetting-ut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja u shkarkua nga detyra nga KPA. Sipas saj, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit qëndrojnë me shumicë persona pa integritet moral…

Read More

Edhe njëherë tjetër, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paralajmëruar se do të largohet nga puna si deputet. Me një video nga sallat bosh në Kuvend, Braçe shkruan se nuk po e lejojnë të kryejë detyrën për shkak të klientelizmit dhe se vendimmarrja është “e kapur”. Braçe ka sjellë në rikujtesë edhe një herë se paraqiti një amendim në ligj për vendosjen e rregullit në treg dhe mbrojtjen e bujkut në raport me tregtarin, por që u bllokua dhe deputeti për këtë akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, foli gjatë një interviste për mediat franceze në lidhje me zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, ku janë rikthyer barrikadat pranë pikave kufitare. Sipas tij, NATO është duke monitoruar me kujdes situatën e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve. “Forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë. Këshilla ime për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensionet. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes KFOR-i i cili…

Read More

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e gjendur nën presion, ka humbur për një moment kontrollin në Parlament dhe ka ofenduar rëndë një deputet. Ardern është dëgjuar teksa përdor një fjalor aspak etik ndaj David Seymour, drejtues i Partisë ACT. Fyerja e kryeministres u dëgjua pasi mikrofoni i saj ishte ende ndezur pasi iu përgjigj një pyetjeje në Parlament.

Read More

Këtë të martë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këtë javë do të aplikojnë për anëtarësimin e Kosovës në BE. “Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”,-kreu i qeverisë foli pas mbledhjes së qeverisë.

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka nisur procedurat për zëvëndësimin e Yuri Kim si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë përmes një statusi në Twitter konfirmoi nisjen e procedurave të zëvendësimit të ambasadores amerikane. Në lidhje me përfundimin e mandatit të saj, Yuri Kim u shpreh se do të jetë në Shqipëri dhe pak më gjatë pa dhënë më shumë detaje. “Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu! Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend.…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në aktivitetin për konsolidimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, tha se shpresoj që në vitin 2023, kjo gjykatë të jetë e kompletuar, pasi duhen edhe 3 gjyqtarë. Po ashtu ajo tha se shqiptarët nuk duan hakënmarrje, por drejtësi. “Sot jemi këtu për të festuar arritjet e Gjykatës së Lartë, do të rinovojmë mbështetjen tonë për drejtësinë. E di që jeni lodhur duke e dëgjuar nga unë, por Reforma në drejtësi nuk është e lehtë dhe nuk është e shpejtë. Po shohim rezultate. Duhet të jeni krenarë për atë që…

Read More

Në një kohë që PD-ja e Sali Berishës, ka tashmë kandidatët për të gjitha bashkitë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, sot kreyesocialisti Edi Rama do të mbledh drejtuesit e 12 qarqeve. Nuk dihet se çdo diskutohet konkretisht, apo nëse do të lajmërohen emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Read More