Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Frymëzuese si një shtet 31-vjeçar si Kroacia, sot është një “superfuqi” botërore në futboll

08:55 / December 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kroacia ne futboll 8 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kroacia arriti pavarësinë në vitin 1991, pas një lufte të përgjakshme ballkanike dhe sot ka një ekip futbolli, që është një “superfuqi” në botëror. Një ekip që ka bërë ndër vite historinë, e së fundmi këtë kupë bote, kur është një ndër katër më të mirave, teksa mundi në çerekfinale Brazilin, ku fitoi me penallti.

Si “lindi” Kroacia në futboll?

Federata kroate e Futbollit ka aplikuar për të qene pjesë e FIFA-s në vitin 1992, ndërsa u bë pjesë e saj një vit më vonë, në 1993-n. Që nga pjesëmarrjet e para në kompeticione, nuk do të merrte shumë kohë që Kroacia të kthehej në një superfuqi. Vetëm 3 vjet pas anëtarësimit në FIFA, kroatët arritën çerekfinalet në Europianin e vitit 1996.

Në kupën e botës Francë 1998, ata arritën të renditeshin të tretët. Në këtë periudhë ishte edhe gjenerata e parë e emrave të mëdhenj që shënjuan historinë e futbollit kroat si: Davor Suker, Robert Prosineçki dhe Zvonimir Boban.

Suker në vitin 1998 u cilësua edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit. Ardhja e Zlatko Daliç si trajner i Kroacisë në 2017-n rezultoi vital për ekipin ballkanas. Ai grumbulloi pranë ekipit emra të mëdhenj si Luka Modriç, Ivan Rakitiç, Marcelo Brozoviç, apo edhe Ivan Perisiç dhe me ta arriti të performonte në nivele të larta.

Dhe falë frymës së grupit që Daliç injektoi mes lojtarëve, pritjet ndaj këtij ekipi u shpërblyen, ndërsa në këtë kupë bote ka arritur që të çojë në shtëpi një superfuqi si Brazili apo Belgjika. Sot, Kroacia e Luka Modriç me shokë do të përballet me Argjentinën e Leo Messit dhe gjeneratës së tij, për të përcaktuar si cili do të jetë ekipi i parë finalist i kësaj kupe bote që sivjet zhvillohet në Katar.

Ivan Rakitiç Luka Modriç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.