Moti në këtë të mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe me reshje shiu të cilat do të intensifikohen në mbrëmje me stuhi në zonën veriperëndimore. Temperaturat minimale do të luhaten 4 -10 gradë, temperaturat maksimale do të jene me rritje 8 -10°C në veri, 14-16°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Author: tirana
Emigrantë ilegalë, që jetojnë nëpër streha azili e shtëpi fëmije në Anli, po shënjestrohen nga bandat kriminale, japin alarmin mediat vendase duke cituar burime të policisë. Emigrantët, shumica e të cilëve mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar La Manshin me varka të vogla e gomone, po rekrutohen nga kriminelët për t’u përdorur më pas si mish për top prej tyre. Pjesa dërrmuese e klandestineve që kanë hyrë këtë vit nga kjo rrugë detare në Britaninë e Madhe, janë shqiptarë. “The National” përcjell rezultatet e një hetimi mbi bandat, të cilat qëndrojnë pas rrjetit më të madh të falsifikimit në…
Një protestë është zhvilluar pasditen e sotme në Athinë për vdekjen e 16-vjeçarit rom, i cili u qëllua nga një oficer policie në Selanik. Ndërkohë që marshimi po zhvillohej, ka pasur përplasje. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Deri tani ka pasur dhe rreth 20 të arrestuar.
Argjentina ka mundur të kalojë në avantazh ndaj Kroacisë në këtë gjysmëfinale. Në minutën e 31-të, Alvarez ka qenë përballë portës së kundërshtarit, por Livakovic ka bërë një ndërhyrje të gabuar duke shkaktuar penallti. Messi nuk gabon dhe shënon golin e avantazhit. Nuk vonoi shumë dhe Alvarez dyfishoi. Argjentinë-Kroaci është sfida e parë gjysmëfinale e Botërorit 2022, që do të dekretojë se cili nga dy ekipet do të shkojë në finalen e madhe të turneut.
Partia Socialiste ka mbajtur sot mbledhjen e drejtuesve të qarqeve ku është diskutuar edhe për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në këtë takim u diskutua për kandidaturat, se si do të filtrohen ata që do të kandidojnë nën logon e Partisë Socialiste në 14 Maj. Mes shumë diskutimeve është vendosur që Partia Socialiste të nisë anketimet e saj,pra sondazhet për të pyetur qytetarët se kush do të ishin kandidatët e preferuar për ta për të kandiduar për socialistët, por pa emra konkretë.
Tirana International Airport informon se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit. Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës. Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa…
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Sebi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri, dhe jo përmes buldozerëve. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Kam pasur diskutim të gjatë me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti. Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën nesër në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe atë…
Është gjendur pas 9 muajsh i zhdukur 28-vjeçari Arben Muça. Pasditen e kësaj të marte, Majlinda Zeneli nëna e 28-vjeçarit mësoi se djali i saj ndodhet pas hekurave, pas arrestimit nga autoritetet serbe. I riu nga Saranda humbi gjurmët më 25 mars të këtij viti, ndërsa ishte nisur në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Emisioni “Pa Gjurmë” zbuloi se Arbeni ishte u ndalua nga policia në kufi, pas konfliktit me një zyrtar serb. Aktualisht është duke kryer dënimin me tre vite në burgun ‘Sremska Mitrovica’. Pas marjes së lajmit se i biri është gjallë, nëna nuk i fshehi dot…
Janë disa lloje pastrimi që duhet të shmangen gjatë shtatzënisë ose të tregohet kujdes: Pothuajse të gjithë detergjentët përmbajnë kimikate dhe substanca që mund të shkaktojnë alergji të rrezikshme. Në këtë moment duhet të përdorni produkte bimore ose të evitoni kontaktin e tyre me lëkurën tuaj. Vendi ku qëndrojnë kafshët shtepiake. Këtë mund të bëjë dikush tjetër dhe në asnjë mënyrë ju. Mund të infektoheni nga një parazit i quajtur toksoplazma, dhe që është shumë i rrezikshëm për fetusin pasi mund të shkaktojë verbëri apo edhe mungesë të zhvillimit të gjymtyrëve. Pastrimi i banjos. Në momentin që pastrojmë banjon zakonisht…
Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebiaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report Tv se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike. “Nuk ka ndonjë demokrat që e pëlqen këtë moment kur 32-vjetori i themelimit gjen PD në 2 festa. I kam të gjithë kolegë, kam ndarë momente e të vështira me ta dhe në një opozitë kaq të gjatë e të mundimshme, një festë si 32 vjetori duhet të ishte festuar bashkë. Nuk është me…
Kroacia do të ndeshet këtë të martë kundër Argjentinës dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te Luka Modriç. Pak para sfidës, Simon Bastiansen ka zbuluar veprimin e mrekullueshëm të kroatit për shokët e skuadrës. Ai iu ka dhuruar të gjithëve nga një orë të shtrenjtë “Daytona Rolex”, ku vetëm një e tillë kushton 40 mijë euro. Siç raportohet, 37-vjeçari ka shpenzuar para gjysmëfinales së Kupës së Botës plot 2 milionë euro, duke surprizuar dhe punëtorët bashkë me shoferin e autobusit.
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur këtë pasdite në shëtitoren kryesore të Kukësit. Një mjet tip “Ford” dyshohet se ka përplasur një makinë në ecje e dy të tjera që ndodheshin të parkuara aty pranë. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte drejtuesi i mjetit, që sipas dëshmitarëve ishte në gjendje të dehur. Ai është dërguar në spital, ndërkohë që nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.