Luka Modric nuk e ka pritur aspak mirë humbjen 3-0 ndaj Argjentinës, duke shpërthyer ndaj gjyqtarit italian pas ndeshjes. Mesfushori i Realit e ka cilësuar si “katastrofë” arbitrimin e tij, ndërkohë që shtoi se ai është “gjyqtari më i keq” që ka parë. “Argjentina ishte më mirë dhe e meritoi fitoren., por ka disa gjëra që duhet t’i përmend. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos e bëj. Ai është një nga gjyqtarët më të këqij që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot, sepse ai ka arbitruar shumë herë ndeshje ku kam luajtur…
Author: tirana
Ky Botëror në Katar do të jetë i fundit për Lionel Messin dhe këtë e ka konfirmuar vetë argjentinasi. Në një intervistë në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, Messi konfirmoi se finalja e së dielës do të jetë e fundit për të. “Jam krenar që mund ta mbyll karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ime ndeshja e fundit në një Botëror. Ka kaluar shumë kohë në botërorin e radhës (2026). Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, tha Messi.
Tifozët marokenë kanë qenë të shumtë dhe të zhurmshëm në mbështetje të kombëtares së tyre që prej ndeshjeve të grupeve, ndërsa në gjysmëfinalen e kombëtares së udhëhequr nga Mbappe pritet të jenë edhe më të shumtë. Në koordinim me FIFA-n, Federata e Futbollit në Marok ka arritur të sigurojë 10 mijë bileta, të cilat do t’i jepen falas tifozëve marokenë. Bëhet fjalë për pjesën e biletave që kanë mbetur të pashitura. Shumë tifozë kanë përfituar edhe nga lehtësirat e dhënë nga kompania ajrore kombëtare, duke siguruar 30 fluturime “charter nga Kazablanka në Doha. Rreth 50 mijë tifozë kanë marrë një…
8 vite e 8 muaj burg dënohet Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit. Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen…
Tre liderët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Europian. Në një ceremoni zyrtare, nënshkrimin e dokumentit të aplikimit, e kanë bërë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. Osmani tha sot se është ditë historike për vendin, është moment historik aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “14 dhjetori ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizimit të…
Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka deklaruar sot se emigrimi ka sjellë një impak negativ në biznes. Ai tha se shumë kompani në vend e kanë shumë të vështirë që gjejnë fuqi të kualifikuar punëtore. “Indeksi i biznesit ka pësuar një përmirësim në totalin e saj. Sfida e gjetjes së forcës punëtorë të kualifikuar nuk është lokale për Shqipërinë, por në vendin tonë këto sfida janë më të intensifikuara. Pasi emigrimi është një sfidë ekonomike dhe ka impakt negativ te bizneset, që kanë të pamundur të gjejnë fuqinë e kualifikuar punëtore. Por theksi i konferencës sot nuk…
Ekipet e shpëtimit në Kanalin Anglez thonë se nuk po kërkojnë më për të mbijetuar duke marrë parasysh temperaturën e ujit që shkon në -4°C. Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përmbys teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez. Numri i viktimave pritet të rritet. Të përfshirë kanë qenë 30 deri në 50 persona. Varka u përmbys dhe njerëzit mbetën në ujë. Ndërsa temperaturat kishin rënë mbrëmë, moti ishte i qetë, duke e bërë atë një “dritare mundësie” për emigrantët që të bëjnë kalimin. Pak më shumë se një vit më parë, fatkeqësia…
A ka mes tij dhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim një përplasje për kryetarin e ri të SPAK-ut? Kryeministri Edi Rama thotë se kreun e ri nuk e zgjedh ai, apo ambasada, por KLP-ja, si dhe kërkon që të ndalen lajmet e pavërteta. “Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të…
Nikita Chibrin, një dezertor i ushtrisë ruse kujton se si një nga shokët e tij të repartit përdhunoi dhe vrau brutalisht dy gra ukrainase në veriperëndim të Kievit. Kremlini zyrtar e mohon që të ketë kryer vrasje në masë në qytetet ukrainase, por rrëfimet e ushtarëve dezertorë si Nikita dëshmojnë krejt të kundërtën, ku përveçse akuzojnë bashkëkombësit e tyre për vrasje brutale, thonë se ata kanë kryer edhe përdhunime grash dhe vajzash të pafajshme ukrainase, të cilët më pas edhe i kanë vrarë. Po ashtu Nikita thotë se ushtarët rusë kudo ku hynin merrnin gjithçka që u dilte përpara që…
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman e quan incidentin shqetësues me varkë, që u përmbyt në det të hapur. Ajo i është përgjigjur incidentit të mëngjesit të sotëm në Channel, duke thënë se po mbahet vazhdimisht e përditësuar për situatën. “Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë ata që janë përfshirë”,-tha ajo.
Në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë një 42-vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur. Personi E.B, 42-vjeç, banues në Xhafzotaj ra në prangat e policisë. Po ashtu policia arrestoi një 28-vjeçar, banues në lagjen nr. 7, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe i ka dëmtuar atij automjetin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në…
Një aksident i katërfishtë është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në vendin e quajtur si lagjja e Shaljanve. Katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku njëra prej tyre ka përplasur dhe një person që po udhëtonte me biçikletë duke përfunduar në anësore të rrugës.