Author: tirana

Vendi është përfshirë nga një mot me shi dhe i ftohtë në zona të caktuara të vendit, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes pritet të përkeqsohet fillimisht në Veri-Perëndim dhe pas mesnate pritet që reshjet e dendura me erë të fortë dhe rrufe të shtrihen deri në zonat qendrore. Stacionet meteorologjike rajonale bashkë me Meteoalb raportojnë se reshjet e dendura dhe me rrufe do të përfshijnë zonën e Shkodrës duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme duke patur një intensitet më shumë se 30 mm. Stuhia që do të krijohet në zonën e Liqenit të Shkodrës do të zbresë…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën e 13 Dhjetorit në Brescia. Një makinë tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Për pasojë ka ndërruar jetë një shqiptar 40 vjeç, i quajtur Alban Dushi. Sipas asaj që shkruajnë media, makina e shqiptarit ka rrëshqitur nga rruga. Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre u përplas nga makina. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me pemën. Gruas së dëmtuar i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe ka pësuar fraktura në gjymtyrë. Ndërkohë…

Read More

Kryeministri britanik Rishi Sunak shpalosi para parlamentit të tij një plan të ri për të trajtuar çështjen e emigracionit të paligjshëm që synonte veçanërisht shqiptarët. Për këte Sky News intervistoi një azilkërkues shqiptar i cili ka kaluar kanalin anglez me gomone në Mars. Por a mendon ai se kjo politikë e konservatorëve do të ndalojë emigrantët shqiptarë të shkojnë në Britaninë e Madhe? “Ata e dinë tani se nuk do të jetë e lehtë dhe se asgjë nuk do të bëhet nëse vijnë këtu. Por ata prapë mendojnë se duke jetuar në mënyrë ilegale dhe duke u fshehur do të…

Read More

Adrien Rabiot (27 vjeç) i skadon kontrata me Juven në vitin 2023. Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur prej kohësh janë në garë mesfushorin që po spikat me Kombëtaren e Francës në Botërorin 2022. Tashmë për mesfushorin ka interes edhe Paris Saint-Germain. Sipas informacioneve të publikuara nga Le10Sport, kampioni aktual i Ligue 1 po punon për rikthimin e francezit në Parc des Princes. Me fjalë të tjera, klubi i kryesuar nga Nasser Al-Khelaïfi është i vendosur të bëjë një lëvizje në mënyrë që të gëzojë edhe një herë Adrien Rabiot.

Read More

Vijon puna për ndërtimin e automotoparkut të parë shqiptar që do të ngrihet në Krastë të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama, thotë se projektimi i pistës së garave do të jetë me certifikatë nga organet e motorsportit botëror. “Një pol i ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin, si dhe në një destinacion të ri turistik”. Postimi i plotë Ecën me ritëm puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut të rajonit tonë, në Krastë të Elbasanit. Kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komandën Supreme të Aleancës në Europë. Ai u prit në një takim nga Komandanti Suprem i Aleancës për Europën, Gjenerali Christopher G. Cavoli, njëkohësisht dhe Komandanti i Komandës Amerikane për Europën. Gjatë takimit u diskutua mbi mjedisin aktual të sigurisë, sfidat në kufirin lindor të Aleancës, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s, partneriteti strategjik me SHBA, zhvillimi i kapaciteteve të FARSH dhe modernizimi. Ministri Peleshi, ndër të tjera, vlerësoi rolin vendimtar të Komandës Supreme të Aleancës në materializimin e objektivave politike të NATO-s…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar emërimin dhe betimin e juristit, Gent Ibrahimi, si anëtari më i i i Gjykatës Kushtetuese. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim e cilësoi betimin e e Ibrahimit si moment i rëndësishëm i zbatimit të reformës në drejtësi. 1/2 The 9th judge was sworn in to 🇦🇱 Constitutional Ct. ConstCt achieved functionality in Dec 2020 with 7 judges. Now – for 1st time since Oct 2016 – ConstCt has full bench. This is a significant milestone in implementation of justice reform. Gur mbi gur… https://t.co/KvMMOx1F1S— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 14,…

Read More

Kryeministri britanik Rishi Sunak pranoi incidentin në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 4 emigrantë humbën jetën pasi gomonia e tyre u fundos. “Jam i sigurt që e gjithë Dhoma do të ndajë dhimbjen time për përmbysjen e një varke të vogël në Kanal në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe humbjet tragjike të jetës njerëzore”, tha Sunak, “Zemrat tona shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe nderimet tona për ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit”, shtoi ai. Fjalët e tij u bënë jehonë nga udhëheqësi laburist Sir Keir…

Read More

Policia e Kosovës thotë se situata në veri të vendit është e njëjtë, ku në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale. “Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”, thuhet në një deklaratë për mediat. Pjesëtarët e Policisë…

Read More

Pasi në Kosovë nga liderët e shtetit u firmos kërkesa për aplikimin në Bashkimin Europian, nuk ka vonuar dhe reagimi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai ka vijuar mendimin dhe ironinë e kryeministres Brnabiç duke i kërkuar që të ndajë mendjen se kë nga marrëveshjet që ka bërë vetë do të respektojë. Deklarata e Vuçiç u publikua në rrjetet sociale, përpara takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi arritur…

Read More

Nga Njësia 6, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se opozita mbjell vetëm dyshim, duke u përpjekur të vonojë investimet në qytet dhe të pengojë çdo punë të mirë. Ai solli në vëmendje kalvarin e gjyqeve të hapura kundër ndërtimit të lagjes së re në Kombinat, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti, çka ka sjellë edhe gjithë vonesën në mbylljen e këtij procesi. “Strategjia e partive të opozitës në Kombinat ishte të mbillnin dyshim, t’i çonin njerëzit në gjykatë, që të mos bëhen kurrë pallatet për…

Read More

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. Ai ka bërë të ditur se i dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter. Më herët Goncharenko dorëzoi në parlamentin e Ukrainës një rezolutë ku kërkon njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës. Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e…

Read More