Author: tirana

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste që të mos pranojnë sipas tij “diktatin” nga Edi Rama. Berisha theksoi po ashtu se socialistët nuk duhet të bien “pre” e mashtrimit nga kryetari i kësaj force politike i cili u ka hequr dhe të drejtën për të votuar në forumet e tjera. “Kjo përbën një arritje të madhe për Partinë Demokratike, për vendin në të cilin jashtë kësaj partie, PD ngjason me ishull ku drita e votës përcakton dhe ndriccon jashtë saj është terri i shpellës më…

Read More

Qytetarë në aeroportin e Zyrihut janë përballur sot me një incident. Mësohet se avioni i kompanisë ajrore Chair, i cili kishte destinacion Prishtinën, u mbush me tym dhe pasagjerët u alarmuan. Njëri nga pasagjerët ka tentuar të hapë me forcë derën e daljes emergjente. Në momentin që kanë zbritur, pasagjerëve dëshmuan se kanë parë tym poshtë motorit të avionit. Megjithatë, kompania e fluturimit shpjegoi më vonë se nuk ishte një situatë e rrezikshme për pasagjerët.

Read More

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe gjatë një aksioni anti-kanabis në Neath. Një ekip policor nisi aksionin në 18 tetor në Payne Street pranë zonës Melin të Neath, kur trokitën në derën e banesës, e cila u hap nga shqiptari Elton Musta. Pasi i treguan se përse kishin shkuar, ata hynë brenda banesës ku kryen edhe tre arrestime. Një person arriti të largohej nga dritarja e katit të dytë, i identifikuar si Ledian Xhafa, por policët arritën ta prangosin në fund të rrugës. Në shtëpinë e tyre policia nuk gjeti kanabis, por sekuestruan pasaportat si dhe…

Read More

Përkeqësimi i motit në datat 14-15-16 ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës të njoftojë rreth situatës gjatë atyre ditëve. Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje me forcën 5-7bft dhe me shpejtësi 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike autoriteti detar ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të…

Read More

Futbollisti i Iranit, Amir Nasr-Azadani është dënuar me varje për shkak se mbështeti protestat për të drejtat e grave në vendin e tij. Ekzekutimi i tij pritet të ndodh në njërin prej shesheve të Iranit Unioni i futbollistëve ka reaguar i tronditur nga ky lajm. “FIFPRO është e shokuar dhe e tronditur nga raportet që futbollisti profesionist Amir Nasr-Azadani do të përballet me ekzekutim në Iran pasi që bëri fushatë për të drejtat e grave dhe liritë bazë njerëzore në vendin e tij. Bëjmë thirrje për anulimin e menjëhershëm të dënimit”, thuhet në deklaratën e FIFPro.

Read More

Moderatorja Arbana Osmani do të drejtojë këtë vit, Festivalin e Këngës. Ajo ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se tashmë biletat për të parë festivalin kanë dalë në shitje për të katërta netët. Ndërkohë nga ana tjetër shpesh e kemi parë që promovon edhe projektet e partnerit të saj Eduart Grishaj. Për këtë arsye një nga komentueset në rrjetet sociale, në postimin e moderatores i ka qarë hallin, duke thënë se përveç biletave të Festivalit duhet të shesë edhe biletat për filmat e partnerit të saj. Por nga ana tjetër, moderatorja nuk ia ka përtuar aspak ndjekëses, duke i shkruar se…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në Nea Styra të Greqisë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.  Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia ishte 5 km, ndërsa vendndodhja 8 km në juglindje të fshatit Zarakes në Evia Jugore. Në të njëjtën zonë, u regjistruan më herët lëkundje të përmasave më të vogla, me magnitudë 1.9 dhe 1.5 të shkallës Rihter.

Read More

Ish-presidenti Rexhep Meidani tha se ëndërron dhe shpreson që do të vijë dita kur Shqipëria dhe Kosova të ketë një himn të vetëm. “Ëndërroj një gjë, të ishim bashkë, dhe këto mendime më erdhën në mendje në kohën kur u ekzekutuan himnet e flamurit dhe prapë kemi dy himne. Kur do vijë dita që të kemi një të vetëm, e unë besoj se do të bijë dita kur do të jemi bashkë, dhe pikërisht për këtë jete do të luftojmë bashkë dhe të jemi gjithë kohën në harmoni me njëri-tjetrin për ta ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë. Edhe në qoftë se…

Read More

24-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Mariglen Ruçi, i cili humbi jetën nga asfiksimi pas djegies së një shtëpie bari në Angli, ishte vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut të shtrenjtë. “Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime“, shkruan Ruçi, i cili ka postuar dhe fotografi me të vëllanë. Klubi i Bylisit ka shprehur ngushëllimet nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook. “Familja jonë e madhe i gjendet pranë në këto…

Read More

Një shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Itali, në zonën e Brescia. 40-vjeçari ishte duke u kthyer nga puna kur humbi kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përplasur me pemën. Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre, 50-vjeçe, u përplas nga makina, pa pësuar lëndime të mëdha. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me  pemën. Plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Read More

Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf Scholz tha sot se është në interesin e Gjermanisë dhe Europës që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Ai përshëndeti shtimin e angazhimit të BE-së me gjashtë vendet e rajonit, ndërsa vlerësoi vendimet për t’i dhënë Bosnjes dhe Hercegovinës statusin e kandidatit dhe futjen e Kroacisë në zonën e Shengenit. Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti ringjalljen e bisedimeve për zgjerimin e Bashkimit Europian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajve të fundit dhe vendimin e kësaj jave për t’i dhënë Bosnje-Hervegovinës statusin e kandidatit. Zoti Scholz i bëri…

Read More

Adelina Ismaili feston sot 43-vjetorin e lindjes. E cilësuar si diva e muzikës shqiptare, Adelina, ndonëse nuk është më aq aktive me projektet muzikore, ajo vazhdon të marrë vëmendje mediatike. Vitet kalojnë, por Adelina vijon të ruajë bukurinë dhe hijeshinë. Në këtë të ditë të veçantë për të, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit.

Read More