E zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 19 maj 2022, Konxhe Ramazani ka alarmuar familjarët e saj, pasi nuk është bërë e gjallë nga dita që doli nga banesa. Pas divorcit prej 10 vitesh, 34-vjeçarja nga Elbasani jetonte bashkë me dy fëmijët, vajzën 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç, në Pejë të Kosovës. E reja punonte në një lokal nate në pronësi të një shtetasi kosovar. Mbrëmjen e datës 19 maj ajo u nis për në pune dhe fëmijëve u tha se do të kthehej mëngjesin e ditës tjetër. Me vete mori dy telefonat celularë si dhe pasaportën, ndërsa…
Author: tirana
Franca dhe Maroku përballen mbrëmjen e sotme për të përcaktuar finalisten tjetër të Botërorit Katar 2022, e cila bashkë me Argjentinën do të diskutojë trofeun mbrëmjen e të dielës. Deschamps nuk ia del të rikuperojë dy titullarë të rëndësishëm si Upamecano dhe Rabiot, të cilët zëvendësohen nga Fofana dhe Konate, ndërsa Maroku do të provojë të bëjë një tjetër surprizë, këtë herë përballë kampionëve në fuqi të botës. Formacionet zyrtare:
Fundi i vitit shoqërohet nga festa të ndryshme, jo vetëm familjare por edhe me kolegët e punës. E në këtë rast, për disa festat e punës mund të jetë argëtuese, por për disa të tjerë mund të jenë shkatërruese. Duke pasur parasysh se është një festë, sigurisht është koha për të gëzuar. Por gjithsesi në këtë rast, mbetet akoma një event biznesi dhe ka rëndësi të madhe mënyra sesi silleni. Për shembull, një djalë i ri u deh në festën e punës, filloi të shajë shefin e tij dhe u hoq nga puna menjëherë. Të nesërmen ai nuk e kuptonte…
Në stadiumin “Lusail”, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës në Katar, ka humbur jetën një roje sigurie. Bëhet fjalë për John Njao Kibiu, i cili ka ndërruar jetë në repartin e terapisë intensive pasi u rrëzua nga lartësia. Ekipet mjekësore të stadiumit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë para se të transferohej me ambulancë në reanimacionin e spitalit Hamad, thuhet në njoftim.
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë mbledhjes me kryesinë e Partisë i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Joe Biden të ndalojë ambasadoren e SHBA Yuri Kim ta trajtojë Shqipërinë me nëpërkëmbje. Berisha u shpreh se është një turp i madh që Shqipëria është kthyer në një republikë bananesh. “Të dashur miq, kurrë ndonjëherë nuk do të mbrojmë vlerat, interesat dhe parimet, nëse nuk i themi gjerat siç janë. Kemi në një betejë të vështirë, por nuk zgjidhet kurrë duke pranuar gënjeshtrën për të vërtetë, duke pranuar nëpërkëmbjen e forcës tonë politike siç është bërë me Shqipërinë. Nuk…
Ka marrë zgjidhje një nga kërkesat e hershme të banorëve të Rajonit Nr. 3 në Elbasan për rikonstruksionin e rrugës “Xhemal Myhyrdari”. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja inspektuan punimet të cilat po sjellin një transformim për gjithë komunitetin e kësaj zone. “Këtu kemi përsëri një ndërhyrje tjetër shumë të mirë të Bashkisë, gjë që e kemi parë edhe ditët e tjera nëpër inspektimet që kemi bërë. Një banor më tha shumë miqësisht: -“Ka 70-vjet pa u parë kjo ndërhyrje e tillë nga ana infrastrukturore”. Tani fillon një proces që nuk do të ndalet…
Autoritetet shëndetësore në Evropë janë të shqetësuar për udhëtarët e shumtë që kanë vizituar Katarin për Kupën e Botës dhe që kthehen në shtëpitë e tyre. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore (HSA) ka paralajmëruar mjekët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar se tifozët e futbollit që kthehen nga Katari mund të jenë bartës të të ashtuquajturës sindromë respiratore të Lindjes së Mesme, në zhargonin MERS. Australia ka bërë një paralajmërim specifik për këdo që udhëton nga Lindja e Mesme: “MERS është një sëmundje e rrallë, por serioze e frymëmarrjes që mund të prekë udhëtarët në vendet e Lindjes së Mesme”,…
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për një çift shqiptarësh të cilët drejtonin një hotel në Cattolica në Itali, pasi mashtronin me kartat e bankave të klientëve. Në momentin që klientët bënin pagesën për qëndrimin në hotel, çifti së bashku me djalin, vidhnin të dhënat e kartave kreditit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 dhe mendohet se shuma që është arrit të vidhet, është më shumë se 150 mijë euro. Gjithçka nisi me ankesat e turistëve që qëndronin në dhomat e hotelit të drejtuar nga çifti. Sapo u kthyen nga pushimet, shumë klientë e kuptuan se në llogaritë e tyre kishte…
Gianluca Vialli, largohet nga kombëtarja italiane, aty ku mbante rolin e shefit të delegacionit dhe ishte krahu i djathtë i trajnerit Roberto Mancini. Ikona e futbollit italian, nga viti 2017, lufton me kancerin në pankreas dhe tashmë ka vendosur të largohet nga kombëtarja. Këtë e ka bërë të ditur vetë Vialli, i cili shprehet se do të përdorë energjitë, për të kaluar këtë fazë të sëmundjes. “Në fund të bisedimeve të gjata me ekipin tim të mrekullueshëm, kam vendosur të pezulloj punën time. Shpresoj që kjo të jetë vetëm përkohësisht. Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë për të ndihmuar…
Servet Pëllumbi, politikani i njohur dhe themeluesi i Partisë Socialiste, ditën e sotme ka festuar 86-vjetorin. Urimet e socialistëve dhe aktorëve të politikës që bashkëpunuan me të në vite, këtë 14 dhjetor kanë qenë të shumta. Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë. Ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit.
Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat diplomates së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, si dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me zgjedhjen e kryetari të ri të SPAK. “Deklarata e Ramës është e drejtë në teori por ai shumë herë flet drejt në teori për të bërë gjëra të mbrapshta… nëse do më pyesnit se kush do doja ta drejtonte SPAK, Rama apo amerikanët, do thosha amerikanët sigurisht, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Dolën dhe thanë që është një sukses por duhet të ecim para, kjo është gjuhë diplomatike, por ka raste që thuhet që kjo forcë politike konkrete që ne…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka hedhur poshtë akuzat se në 2016 është vënë në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit për shkak të komunikimit me grupet e dyshuara kriminale. Taulant Balla në një intervistë për A2 CNN tregon versionin e tij për sa i përket këtyre pretendimeve, duke e cilësuar si një orkestrim politik. “Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në të gjithë këtë histori të gatuar nga kuzhina e babalerisë së Sali Berishës. Përballja me Sali Berishën të bën të përballesh me trillime çnjerëzore të këtij niveli. I jam drejtuar gjykatës. Në këtë rast mbajeni mend, do…