Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun janar-nëntor në arkën e shtetit u futën 522.5 miliardë lekë nga pak më shumë se 458 miliardë në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë duke shënuar kështu një rritje me 14 për qind. Shtrenjtimi i çmime është burimi kryesor i këtyre të ardhurave shtesë, nga ku qeveria po merr më shumë si pasojë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, akcizës dhe rentës minerare. Ndërsa një kontribut të madh në të ardhurat tatimore e doganore pati edhe tatimi mbi të ardhurat personale nga paga. Të…
Author: tirana
Mariglen Ruçi, i riu shqiptar që humbi jetën në mënyrë shumë misterioze në Britaninë e Madhe në Thorndon Gardens, la pas misterin sesi u shkaktua kjo tragjedi. Mister mbetet fakti se përse nuk është raportuar për vdekjen e shqiptarit. Sipas “Getsurrey.co.uk”, fqinjët u tmerruan pas zbulimit të trupit brenda shtëpisë. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim. Jenette Banton thotë se u zgjua natën nga flakët. “Ishte rreth orës 1:30 kur e fika dritën për të shkuar në shtrat. Pak para orës 2 të mëngjesit, tërhoqa perden mbrapa dhe hodha një vështrim…
Presidenti i Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit, ka trazuar rrjetet sociale, pasi është filmuar teksa urinon në publik. 71-vjeçari po inauguronte një projekt rrugor dhe urinoi në momentin gjatë himnit kombëtar. Mayardit besohet se vuan nga një infeksion i traktit urinar, i cili është i zakonshëm tek meshkujt e moshuar. Video-ja virale ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Disa akuzuan kameramanët se po bënin punë të pista duke shpifur presidentin e tyre, ndërsa të tjerë thanë se po bënin gjënë e duhur duke e ekspozuar presidentin si të paaftë nga pikëpamja mjekësore për të udhëhequr një vend.
Sa është jetëgjatësia e njeriut në botë? Në Hunza njerëzit jetojnë deri në 150-vjeç. Hunza janë një popullsi e vogël që jeton në pjesën veriore të Pakistanit. Ata janë njerëzit më të lumtur në tokë dhe nuk e njohin kancerin. Zakonisht lahen në ujë të ftohtë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65-vjeçare. Ata nuk konsumojnë produkte ushqimore të importuara, ata mbjellin dhe korrin ushqimin e tyre. Hunzat konsumojnë gjithmonë fruta dhe perime të papërpunuara, kajsi të thata, arra, lloje të ndryshme drithërash si hikërror, meli dhe elbi, qumësht, vezë, bishtajore dhe rrallë djathë. Njerëzit hanë pak dhe ecin gjithë…
Sulmuesi francez Karim Benzema u dëmtua para nisjes së Botërorit dhe nuk arriti të marrë pjesë me Francën në Katar 2022, por emri i tij figuron ende në listën prej 26 futbollistësh të “gjelave”. Ai ka prerë biletën për në Katar, për të ndjekur finalen me shokët e tij të përfaqësueses, pasditen e të dielës, aty ku të besuarit e Deschamps do të kërkojnë mbrojtjen e trofeut. Sulmuesi shpreson se do të mund të marrë një medalje si kampion Bote edhe pa luajtur asnjë minutë, vetëm për faktin që ka qenë pjesë e listës që përfaqësojnë Francën.
Një sherr me thika në mesnatë është regjistruar në Gramsh. Andi Dragoti, 37-vjeç banues në fshatin Narte është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Autori Feta Bezati 28-vjeç banues në Gramsh, është arrestuar nga policia.
Irani është në ditët më të errëta. Një futbollist profesionist është dënuar me vdekje pasi protestoi kundër vdekjes së Mahsa Aminit, e reja që u dhunua nga policia e moralit dhe mori vëmendjen e mbarë botës. Ai është akuzuar për “luftë kundër Zotit” dhe do të varet. Në lidhje me këtë aktivistja Geri Ballo, thotë se regjimi në Iran po shfrytëzon Kuranin. Sipas asaj, Irani po përdor fenë për të mbajtur pushtetin. “Teologjia që zbatohet është jashtë principeve të Kuranit. Është një ushtrim pushtetit nëpërmjet një politike që thotë se origjinohet nga Kurani por ama është shfrytëzim disa aspekteve për…
Situata nga moti i keq, vijon me probleme në qarkun e Shkodër. Bashkia e Shkodrës, në njoftimin e fundit, thotë se 1920 hektarë tokë është e përmbytur. “Bashkia Shkodër tokë e përmbytur 1920 hektarë. Kurse njësia administrative Ana Malit ka të përmbytura një sipërfaqe prej 1100 hektarë. Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se larte ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion). Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit”. Njoftimi i plotë 1-Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00) 7.50 m kuota max. 2-Kuota Liqen…
Moti i keq sërish është me pasoja në vend. Ura shumë vjeçare e ndërtuar mbi lumin Mat, që në kohën e Mbretit Zog ka pësuar dëmtime të shumta pas reshjeve të shiut. Për shkak të prurjeve të lumit Mat, ura është fundosur rreth dy metër, si dhe iu është dëmtuar një tjetër këmbë.
Pikturat ikonike kanë sekrete, që prej dekatash kanë shtuar veç se kureshtjen. Kryekonservatorja e Muzeut të Artit të Cincinnati, Serena Urry, po kryente një inspektim rutinë të pikturës së çmuar të institucionit të Paul Cézanne “Ka akoma jetë me bukë dhe vezë”, kur vuri re diçka “të çuditshme”. Për një vepër arti që daton në vitin 1865, ata zbuluan ndezje të vogla të ngjyrës së bardhë që binte në sy në kontrast me paletën e të ashtuquajturit “periudhë e errët” e piktorit francez. Kur skanimi u rrotullua vertikalisht, u shfaq një imazh i një burri me sytë, vijën e flokëve…
Pas firmosjes historike ditën e mërkurë (14 dhjetor 2022), të aplikimit të Kosovës për anëtarësimin në BE, sot kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë për në Pragë. Kurti do t’i dorëzojë zyrtarëisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke. Sipas axhendës, kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion, do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media. Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.…
Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga puna e pandalshme për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Krahas videos, Rama shkruan se do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan. “MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë…