Author: tirana

Pasi Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE këtë veri, e pasi u dha drita jeshile edhe për Bosnje-Hercegovinën. Kosova mbeti vendi i vetëm në rajon, pa perspektivë të qartë europiane. Çfarë ndodh pas aplikimit për anëtarësim? Rasti i Kosovës është konsideruar “sui generis”, pasi është i vetmi vend që aplikon për anëtarësim pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtarë. 5 shtete; Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, nuk e njohin pavarësinë. Sipas traktatit të BE, secili shtet europian mund të aplikojë për anëtarësimin në bllok. Pas dorëzimit të kërkesës te vendi që…

Read More

Pas 5 vitesh është zbardhur një prej ngjarjeve më të rënda. Një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar u gjet asokohe. Viktima është Menduh Shaban Kurdeda dhe vrasësit e kanë ekzekutuar për shkak të një borxhi. Autorët ishin nënë e bir, Marjeta dhe Besmir Karaj, si dhe një bashkëpunëtor i tretë, i identifikuar si Gazmir Ngota. 56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë. Deklarata nga kreu i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e fundvitit mbajtur para deputetëve të Kuvendit këtyë të enjte, tha se institucionet janë të vendosura për të krijuar siguri në çdo cep të Kosovës ndërsa veriu mbetet sfidë. Osmani përcolli dhe një mesazh presidentit të Serbisë Vuçiç lidhur me këkesën e tij për prezencën e ushtrisë serbe. “Jemi dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim së fundmi është shpërfaqur përmes idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por Serbia dhe udhëheqësi Vuçiç e di mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës…

Read More

Në finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022, në luftë për fitore është Argjentina dhe Franca. Franca mund të bëhet skuadra e tretë në historinë e Botërorit që fiton trofeun dy herë rresht. Më parë, këtë sukses e ka arritur Brazili në vitet 1958 dhe 1962 dhe Italia në vitet 1934 dhe 1938. Të dy skuadrat, si Franca dhe Argjentina kërkojnë të fitojnë Kupën e Botës për herë të tretë. Përveçse 4 vite më parë, “Gjelat” e kanë fituar trofeun edhe në vitin 1998, kur luanin në shtëpinë e tyre. Ndërsa dy fitoret e Argjentinës janë më të…

Read More

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën e përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin tonë në ditët e fundit. Reshjet e rëna gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se ka vënë në dispozicion të bashkisë së Shkodrës mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mjete ujore. “Një mjet i kalueshmërisë së lartë dhe efektivë të FA janë angazhuar në ndihmë të banorëve në njësinë Ana e Malit, fshati Obot. Si pasojë e reshjeve të shumta orët e fundit aksi…

Read More

E pranishme në aktivitetin “Fuqizimi Ekonomik i grave”, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë sot mesazhe të forta për shoqërinë shqiptare, sidomos për gratë. Ajo risolli në vëmendje një thënie të njohur të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit; Bashkimi bën fuqi. “Kam dëgjuar se kur një grua është vërtetë është e shkëlqyer, është burrneshë. Sa nga ju e kanë dëgjuar. Kur një grua thuhet se është burrneshë, promovohet se është burrë. “Bashkimi bën fuqi”, thënia e Skënderbeut është një nga thëniet e mia të preferuara. Nëse ju nuk doni të jeni atje, vendi i gruas është ku…

Read More

Autoritetet në Ukrainë kanë zbuluar prova të torturës së fëmijëve në territorin e kontrolluar më parë nga forcat ruse. Komisioneri i parlamentit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmitri Lubinets, tha në një konferencë për shtyp se kanë zbuluar dhoma torture që dyshohet se përdoreshin për fëmijët në zonat e Ukrainës verilindore dhe jugore. “Për herë të parë kemi prova se fëmijët janë torturuar fëmijët. Po, është e vërtetë nuk ka kufi për cinizmin e Federatës Ruse”, theksoi ai. Zyrtarët ukrainas kanë thënë më parë se kanë zbuluar dhoma torture në rajonet Kharkiv dhe Kherson pasi forcat ruse u…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se veriu i Kosovës vazhdon të mbetet sfidë. Osmani i ka dhënë një përgjigje pretendimeve të presidentit serb, Aleksanër Vuçiç për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë, duke thënë se kjo është një ide hegjemoniste. “Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste për vendosjen e trupave ushtarake në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e di fare mirë që prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund në vitin 1999”,…

Read More

Një ditë pasi firmosi me kryeparlamentarin dhe kryeministrin dokumentin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Europian, presidentja Vjosa Osmani tha në fjalën e saj në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, se pavarësia e vendit është e pa mohueshme pasi është e mbrojtur me gjak. Osmani bëri me dije se politika e jashtme e ndjekur nga Kosova është mëse e duhura për të plotësuar misionin e saj në arenën ndërkombëtare. “Paçka sfidave sovraniteti i vendit tonë do mbetet i shenjtë, dhe integriteti i pacenueshëm. Pavarësia jonë është e ndërtuar me gjak e themelet janë të padepërtueshme. E në ato…

Read More

Qeveria e Serbisë do të mblidhet sonte dhe do të zyrtarizojë kërkesën për të kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë nga KFOR-i në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kabineti duhet të mblidhet në Pallatin “Serbia”, ku i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiç. Komandës së misionit ushtarak ndërkombëtar do t’i dërgohet një dokument, për të cilin pala serbe thotë se ka të drejtë absolute, duke pasur parasysh se as KFOR-i dhe as EULEX-i nuk kanë bërë shumë për mbrojtjen e popullit serb. Dispozita e Rezolutës 1244, e cila ka të bëjë…

Read More

Afrimiteti i Stresit me modelen Gresa Hoti është komentuar shumë në rrjet pasi erdhi në një kohë kur Stresi kishte deklaruar që po tentonte të kthehej me ish-bashkëshorten, Keisin. Së fundmi reperi e ka ftuar Gresën në një takim (i cili ishte organizuar në një mënyrë shumë romantike, me trëndafila e me qirinj) dhe i ka sqaruar gjërat. Ai është shprehur se qëllimi i tij i vetëm është të ribashkohet me Keisin dhe se Gresa do ta ndihmojë. “Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse…

Read More

Infermierët në Angli dhe Irlandën e Veriut dhe Uells kanë zhvilluar protestën më të madhe të mbajtur ndonjëherë në vend. Ata janë shprehur të pakënaqur për kushtet e punës dhe si edhe për pagat. Reagime të forta ka pasur nga qytetarët, ndërsa duket se kjo mosmarrëveshje do të jetë e vështirë të zgjidhet,. “Është e vështirë të paguash faturat”, kështu janë shprehur protestuesit të cilët më tej kanë theksuar se rritja e kostos së jetesës ka ndikuar gjithashtu tek infermierët pasi nuk mund t’i përballojnë çmimet e larta. Por presionet e kostos së jetesës janë të rëndësishme – dhe Kolegji…

Read More