Author: tirana

Garda Civile ka arrestuar një çift shqiptar mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar “Rulot”. Garda gjeti dhe shkatërroi një plantacion marijuane që ishte fshehur brenda shtëpisë së tyre në Cunit të Spanjës.Teknikët nga kompania e shpërndarjes së furnizimit me energji elektrike kanë bashkëpunuar me çiftin për të siguruar energjinë elektrike. Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për krimet e trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit me energjinë elektrike, do t’i drejtohen gjykatës në ditët në vijim.

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në deklaratën pe shpërndarë për mediat, Begaj uron përzemërsisht autoritetet e Kosovës për përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.Në të njëjtën kohë, Begaj, i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i…

Read More

Një ndryshim stili ose një ndryshim i madh në ngjyrën e flokëve mund të jetë i mjaftueshëm për të na kthyer në një version krejtësisht alternativ të vetes. Në fund të fundit, kur shikojmë transformimet fizike që disa yje kanë kaluar në harkun kohor të disa viteve, ne jemi pa fjalë se sa ndryshe duken tani në krahasim me atë të atëhershëm. Dhe këto ndryshime mund të jenë freskuese dhe madje terapeutike, pasi na ndihmojnë të eksplorojmë një anë të re të personalitetit tonë dhe të nxjerrim jashtë ndjenjat tona më të brendshme.

Read More

Prezantohet masterplani përfundimtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë prezantimit të këtij masterplani se ky Institut është projektuar me kapacitetet të shtuara dhe për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes. Duke folur për strukturën e re të ridimensionimit të Insitutit të Shëndetit Publik, ministrja Manastirliu tha se i përmbledh të gjithë laboratorët që sot ekzistojnë në godinën aktuale. “Në masterplanin e përfunduar kemi propozuar jo vetëm të gjithë vizionin për të ndërtuar një laborator të ri, që do t’i shërbejë Insitutit të Shëndetit Publik, i cili do të përmbledh të…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, ata kanë transformuar, ridimensionuar pluralitetin në PD, por edhe në Shqipëri në tërësi. Këtë takim, Berisha e quajti një ngjarje tepër të veçantë, pasi si kurrë ndonjëherë në selinë e PD-së janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit. “Nuk ka parti më të hapur sesa partitë që bazohen në garën, konkurrencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. Nuk ka parti më të hapur sesa një parti që vendos pluralitetin dhe…

Read More

“BE është fati ynë, Europa është kontinenti ynë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Çekia, ku dorëzoi zyrtarisht aplikimin për në BE të Kosovës. Kurti tha ndër të tjera se me punë do të zbuten edhe skeptikët për të dhënë dritën jeshile për integrimin e Kosovës në BE. “Është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Europë. Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për në BE. Kemi më shumë se 6 vjet që kemi nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asociimit, të cilën e kemi zbatuar rreth 50%. Me punën tonë edhe ndonjë zë skeptik lidhur me…

Read More

Shoqata e Ndërtuesve është ankuar në Gjykatën Kushtetuese për situatën me pallatet, por që kryeministri Edi Rama thotë se është i vendosur që të vazhdojë aksioni për prishjen apo konfiskimin e pallateve në shkelje. Përmes një postimi në twitter, Rama thotë se Shoqata e Ndërtuesve është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kryeministri vijon duke thënë se nuk do të ndalet edhe nëse do të shkonin në Hagë apo Hënë. “Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,…

Read More

Një krim makabër i ndodhur në majin e vitit 2017, është zbardhur 5 vite më vonë nga Policia e Tiranës. Kufoma e dekompozuar është identifikuar nga policia përmes provave shkencore. Ai është Menduh Shaban Kurt-Deda 61 vjeç. Viktima ishte rrëmbyer, lidhur, dhunuar dhe më pas djegur duke humbur jetën. Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Ajo është autorja e vrasjes së 61-vjecarit Menduh Kurt-Deda bashkë me të birin dhe shokun e tij në vitin 2017. Në 10 qershor të këtij viti është takuar me Ilir Metën, i cili…

Read More

Nesër (e premte) mes Adnan Xholit, Altin Dumanit apo Edvin Kondilit, do të zgjidhjet edhe se kush do të jetë kreu i ri i SPAK-ut për vitet e ardhshme. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur hapur se kjo zgjedhje nuk ka nevojë futjen e duarve nga qeveria. Po kështu edhe kryeministri Edi Rama shkruajti dje se “nuk e zgjedh kreun e SPAK ambasadorja, apo qeveria, por KLP”. Nesër votohet nga KLP për zëvendësuesin e Arben Krajës. Mbetet te shikohet se kush fiton: Kim apo Rama. Dhe në raport me këtë do të jenë raportet mes tyre. Gazetari…

Read More

20-vjeçari Afshin Esmaeil Ghaderzadeh nga Irani, ka hyrë në Librin e Rekordet Guinness si njeriu më i shkurtër në botë. Ai është i gjatë vetën 65,24 centimetra. “Ëndrra ime është që të ndihmojë prindërit e mi. Tashmë që janë i famshëm në të gjithë botën, shpresoj të më ndihmojë të realizojë ëndrrën time”. Shtati i tij i shkurtër nuk e ka lejuar Afshinin të ndjekë gjurmët e babait të tij Esmaeil Ghaderzadeh, të punojë në ndërtim. Afshin peshon 6.5 kg, nuk ka mundur të gjeja asnjë punë tjetër të përshtatshme në fshatin e tij.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje të gjithë aktorëve në shoqëri se është koha për të ushtruar një presion të shëndetshëm për fuqizimin ekonomik të grave dhe barazisë gjinore. Në fjalën që mbajti sot, në aktivitetin “Fuqizimi ekonomik i grave dhe perspektivave gjinore”, kryebashkiaku e vuri theksin te nevoja për një vëmendje të shtuar për ofrimin e shanseve të barabarta për të gjithë. “Nëse një grua kërkon kredi për të njëjtin produkt, ose për të njëjtin biznes, me të njëjtin plan, si një burrë, probabiliteti është që një burrë financohet më shpejt se një grua, se…

Read More