Këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani, e cila prej disa vitesh banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të marrë nënshtetësinë amerikane. Lajmin ajo ka zgjedhur që ta ndajë më ndjekësit e saj në “Instagram”, duke shkruar: “Me e dëshmu që je artiste në vendin tënd, për me të vlerësu, e bën banore në vend të huaj. Amerikë, ta honksha zemrën!” View this post on Instagram A post shared by FLAKA KRELANI (@flaka.krelani)
Author: tirana
Pas një pune të gjatë të bërë mbi vlerësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor të ofruar për pacientët në të gjithë vendin, janë akredituar 261 spitale dhe qendra shëndetësore publike dhe private. Kundrejt vlerësimit të standardeve bazë dhe atyre optimale, bordi i akreditimit të Agjencisë së Standardeve të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor, ka detajuar tashmë listën zyrtare të të gjitha strukturave mjekësore publike dhe jopublike që kanë siguruar certifikatën e akreditimit përgjatë këtij viti. Pjesë e kësaj liste janë 4 spitale të nivelit universitar, 11 spitalerajonale, 19 spitale bashkiake, 225 qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, si dhe 2 klinika…
Një avion me një motor është rrëzuar në det në Heraklio të Kretës mëngjesin e sotëm. Njëri nga pilotët, 68 vjeç humbi jetën, kurse tjetri, 26 vjeç, ndodhet në spital. Mediat greke bëjnë me dije se i riu ka dëshmuar se avioni ka pasur një defekt teknik, dhe pasi e kanë kuptuar kanë zgjeruar rrezen e uljes në mënyrë që të shmangte një përplasje më të fortë. Avioni që u rrëzua ishte i një kompanie indoneziane, kishte ardhur nga Podgorica e Malit të Zi dhe ndalesa e tij e radhës do të ishte Urganda e Egjiptit.
Nga ROLAND QAFOKU Si sot, 80 vjet më parë u shua një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar. Faik bej Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942 në dhomën e tij në hotelin “Mayflower” në Washington që ishte edhe selia e legatës sonë në SHBA. Një figurë që tallazet e jetës që kaloi e shoqëruan edhe pas vdekjes. I debatueshëm si figurë derisa u emërua ministër i Shqipërisë në SHBA, vlerësimi për të ishte në zenit në momentin kur vdiq, u vlerësua akoma më shumë pas vdekjes derisa në pushtet erdhën komunistët për ta denigruar më pas. Për…
Erjon Alibej, i arrestuar nga SPAK si porositës dhe financues i disa prej vrasjeve të ndodhura në tri vitet e fundit, ka pranuar të flasë, për tre prokurorët që po ndjekin hetimet e operacionit “Plumbi i Artë”. Me dëshminë e tij, Alibej duket se po kthehet bashkëpunëtori dhe i penduari i 5-të i SPAK në këtë çështje, pas Klevis Allës, Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhës dhe Euglent Halilit. Ora News mëson se Alibej ka treguar për disa ngjarje kriminale, ku është përfshirë edhe vetë. Rrëfimi i tij lidhet edhe për vrasje, të cilat ai pretendon se ka dijeni se kush persona…
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Greqia dhe nga Holanda drejt Shqipërisë. Nga Holanda u ekstradua shtetasi Zef Gjikolaj, 33 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë. Nga Greqia drejt Shqipërisë u ekstradua Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet…
Disa lidhje mes të famshmve nuk mund t’i rezistojnë provës së kohës dhe famës. Disa shpërbëhen menjëherë pasi fillojnë dhe madje rezultojnë në skandale, gjyqe dhe akuza të ndërsjella. Por ka disa çifte që thyejnë këtë rreth vicioz. Ata janë një shembull vërtet frymëzues se si duket vërtet dashuria e pastër dhe e pafund. Dhe kjo mund të shihet me cciftin e dashur të paraqitur sot, një futbollist i famshëm profesionist, Lionel Messi, dhe gruaja e tij, Antonela Roccuzzo, të cilët kanë qenë të dashuruar me njëri-tjetrin gjithmonë dhe martesa e të cilëve po lulëzon vetëm me kalimin e kohës.…
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Edvin Kulluri duke u shprehur në studion e ABC Live për procesin e primareve në PD u shpreh që është një premtim i pamenduar mirë nga Berisha dhe që ‘nuk kishte garë’. Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Kulluri u shpreh që procesi i primareve, në princip është ide e mirë, po ta marrësh të shkëputur nga konteksti politik shqiptar, është forma më e pastër demokratike, që të thuhet e bardha dhe e zeza, një garë reale, siç zhvilohet në SHBA dhe në Angli. Por, sipas tij ‘po ta fusim në kontekstin social…
Ramazan Arapi një 70 vjeçar nga Lushnja pohoi për redaksinë e emisionit se jeton i vetmuar dhe me shumë probleme. Edhe pse është babai i tre fëmijëve ai tregoi se bashkëshortja e ka braktisur është larguar tek fëmijët. Ai hodhi akuza shumë të rënda ndaj saj duke e akuzuar për tradhti bashkëshortore, si dhe pohoi se ajo shpesh është droguar duke e kapur në flagrancë. Por nga ana tjetër ish bashkëshortja e tij hodhi poshtë këto akuza duke i cituar si të turpshme dhe të pa vërteta. Ditën e sotme ajo ka kërkuar të thotë të vërtetën e kësaj martese…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është rikthyer sërish situatës në veri të Kosovës. Gjatë darkës së shtruar për përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Rama tha se Kosova është liruar një herë e përgjithmonë nga Beogradi dhe se nuk ka kthim pas. “Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të…
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, por dënimin është pezulluar për t’u kthyer në 3 vite shërbim prove dhe i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet, Bashkëshorti i Margjekës është dënuar me 4 vite burg me akuzën e korrupsionit pasiv. Me 3 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv u dënua Klaudo Zhilla. Ndërkohë, avokati Skënder Deminaj u dënua me 3 vjet burg, por dënimi u pezullua në shërbim prove.
A keni qenë ndonjëherë kaq i lumtur që kjo ndjenjë ju ka sjellë lot gëzimi? Edhe pse duket paradoksale, gjatë rasteve të lumtura, ndërveprimet midis kujtimeve dhe emocioneve mund të shkaktojnë trishtim së bashku me gëzim. Pse po ndodh kjo; Sipas psikologes Krystine I. Batcho dhe një profesori në Kolegjin Le Moyne në Syracuse, Nju Jork, kujtimet mund të sjellin ndjenja të hidhura. Jemi të lumtur që kemi shijuar momente të caktuara, por të pikëlluar që nuk kemi mundur t’i mbajmë apo t’i rikthejmë. Prandaj, disa ngjarje kryesore në jetën e një personi kanë fuqinë të kujtojnë jo vetëm atë…