Author: tirana

Alketa Vejsiu iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale të cilët e kanë pyetur për tema të përditshmërisë apo edhe këshilla. Ndërsa ka kthyer përgjigje, Alketa ka ndarë edhe një foto ku ka treguar një anë tjetër të sajën nga buzëqeshja që shfaq gjithmonë. Një ndjekëse e ka pyetur “si ia bën që je kaq e fortë?” dhe me lot në sy, moderatorja ka shkruar se kjo është “ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram”. Përgjigja e Alketës: Hmmm. Herë e fortë dhe herë e brishtë. Ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram. Por…

Read More

Në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën, Bardhyl Reso, ish-themelues i PD-së u ndal tek gjendja aktuale e vendit, ku sipas tij çdo gjë që ka kaluar Shqipëria në këto 32 vite, i ka ndodhur prej politikës. Reso i kushtoi një rëndësi të veçantë dhe 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, ku ndër të tjera theksoi se gabimi më i rëndë i Ramiz Alisë, sado që shquhej si një njeri finok, ishte që i la vendit peshqesh një pijanec dhe një non-grata. “Ndoqa fjalën e Berishës për 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Më bëri përshtypje që nga mënyra sesi Berisha…

Read More

Një grua 47 vjeçe nga Shqipëria është arrestuar në Itali nga karabinierët e stacionit Ponte San Giovanni, pasi akuzohet për grabitje. Ajo hyri në një nga dyqanet e një qendre tregtare me një karrocë që kishte çanta të një marke të njohur veshjesh, e pajisur gjithashtu edhe me një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjes së dyqaneve. 47-vjeçarja arriti të fuste në çantat e markave të njohura 4 palë këpucë dhe disa veshje, duke besuar se do të kalonte pa u vënë re. Por sjellja e saj bëri që një nga një oficerët e sigurisë të…

Read More

Gazetari Sokol Dema ka pyetur fqinjët e Marjeta Karaj, të cilët e kanë treguar se janë çuditur kur kanë dëgjuar lajmin se kishte vrarë të dashurin në 2017. “Goc e mirë, goc e urtë. Nuk e kam dëgjuar për një llaf të keq, s’ka pasur konflikte”. “Njihet për grua e mirë, jemi habitur kur e kemi dëgjuar, s’ka pasur konflikte. Tani jeton me burrin dhe gocën, ka nja 20 vjet që e njihja”, thanë fqinjët.

Read More

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është ndër liderët e parë të vendeve të BE-së, i cili ka uruar Kosovën për dorëzimin e kërkesës formale për anëtarësim në BE. Nga Brukseli, ku sot po mbahet samiti i liderëve të shteteve anëtare të bllokut, ka përshëndetur këtë hap që ka bërë Kosova, dhe ka premtuar ndihmë nga përvoja që ka pasur Kroacia në rrugën drejt anëtarësimit. “Përshëndesim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe i dëshirojmë shumë sukses në udhëtimin evropian. Do të vazhdojmë t’i japim mbështetje dhe do t’ia ofrojmë përvojën tonë kroate. Urime kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa…

Read More

Szymon Marciniak do të jetë polaku i parë që do të drejtojë finalen e Kupës së Botës si arbitri kryesor. Asistentët e tij, Sokolnicki dhe Listkiewicz, do ta ndihmojnë atë në linja. Szymon Marciniak ka pasurnjë vit jashtëzakonisht të suksesshëm. Në prill, ai u bë polaku i parë që gjykon gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ishte ndeshja e tij e tetë në këtë kompeticion në sezonin 2021/2022. Finalja do të luhet të dielën, në orën 16:00. Argjentina dhe Franca do të luftojnë për të ngritur në qiell trofeun më të rëndësishëm.

Read More

Ish-banori i ‘Big Brother Vip’, Meridan Ramçaj ka reaguar ashpër pas dhunës dhe gjuhës fyese në emisionin e djeshëm në “Përputhen”. Duke e quajtur skenën një degjenerim total, ai ka kritikuar edhe ata që përmes formateve të tilla përcjellin mesazhe të gabuara te qytetarët shqiptarë. “Mesazhet që japin emisionet tek ne, ti gëzoni milionat e shikueshmërisë. Degjenerim. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve degjeneroj, degjenerohem, degjenerim moral. Degjenerim politik, ideologjik. Degjenerim revisionist. Degjenerim i farës i llojit. Degjenerim i njerëzve. Degjenerim i një partie. Degjenerim i letërsisë i artit, degjenerim i aparatit shtetëror”, ka shkruar Meridani.

Read More

Zhurmat dhe të bërtiturat gjatë natës kanë shqetësuar banorët e një pallati në Tiranë, të cilët kanë ngjitur letër në ashensorin e përbashkët dhe kërkojnë reflektim nga familja që shkakton zhurmat. Siç shkruhet në letrën e mëposhtme, autori thotë se është e njëjta familje që bën zhurmë përnatë dhe në të njëjtën orë. “Në këtë pallat jemi të gjithë familjarë dhe nuk është bordello që të bëhet “sex” sikur po xhirojnë ndonjë film porno”, thotë letra. Autori shkruan se zhurma të tilla nuk ka as në hotele, ndaj thotë që familja e cila shkakton të bërtiturat dhe ulërimat, duket të…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin GJKKO-së për dënimin me 8.8 vite burg të Hekuran Markut, truprojës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat, Floriana Garo, zëdhënësja e Partisë Demokratike të Rithemelimit, e cilësoi këtë vendim një tallje e hapur e drejtësisë shqiptare me opinion publik. Sipas saj, dënimi i vartësit tre herë më shumë se vetë Saimir Tahiri tregon politizimin e drejtësisë në Shqipëri. “Dënimi i truprojës së ish-ministrit Saimir Tahiri me 8.8 vjet burg, me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, është një tallje e hapur e drejtësisë shqiptare me veten dhe me…

Read More

Në konferencën “E Ardhmja e Ndërtimit në Tiranë”, kryebashkiaku Erion Veliaj solli në vëmendje edhe akuzat për burimin e parave të ndërtimeve në kryeqytet, për të cilën tha se ata që I ngrejnë këto akuza duhet të flasin me emra konkretë dhe të drejtohen në institucionet përkatëse. “Kam 7 vjet që e them: ‘Më thoni kush i pastron paratë?’. Në dallim nga të gjithë tahmaqarët nëpër televizione, që nuk guxojnë t’i thonë emrat e oligarkëve sepse sigurisht, pas emisionit u thonë ‘shefi të ruajta’, unë jam gati t’i them: Kulla e Inter Continental-it është e Ram Gecit. A pastron para…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Thumanë. Makina ka qenë në ecje e sipër në momentin që ka marrë flakë në aksin Thumanë-Milot. Bëhet fjalë për një makinë të llojit “Fuoristradë”, por ende nuk dihen detaje të tjera. Ndërkohë forcat policore dhe shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Read More

Vera, një zonjë 50 vjeçare që ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e saj në këtë moshë. Në një lidhje live nga Londra, ajo kujtoi kohët e adoleshencës në Shqipëri kur i ishte dashur të punonte në bujqësi që 14 vjeç. Më pas kishte punuar si gardiane në burg, aty ku kujtoi një sekuencë me Nexhmije Hoxhën. “Ajo ishte në moshë dhe më vinte keq. Çdo ditë pinte vetëm çaj me djathë dhe biskota”, tregoi ndër të tjera Vera. Sot Vera punon në kuzhinë në Londër, aty ku ia merr këngës bashkë me kolegët e huaj që kanë mësuar të…

Read More