Author: tirana

Një nga elementët e disa dietave është dhe eleminimi i bukës, por Avdyl Sinani, dekan i Teknologjisë ushqimore dhe ekspert ushqimi, thotë se buka është ushqim bazë me anë të të cilit trupi merr kaloritë që i duhen. Sinani shpjegoi se përveç 6-7 për qind të popullsisë që kanë intolerancë nga gluteni dhe prania e tij u shkakton dëme në organizëm, për pjesën tjetër të popullatës, mungesa e bukës mund të shkaktojë lodhje të trurit. “Pjesa kryesore e trurit ushqehet me karbohidrate, mungesa e kësaj do të sjellë lodhje të trurit. Vetëm 6-7 për qind e njerëzve kanë intolerancë ndaj…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën në rrjete sociale me disa foto nga Paskuqani. Kreu i qeverisë, thotë se vijojnë punimet në mbikalimin e Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, një nga hyrjet kryesore në kryeqytet që po merr formën e duhur. “MIRËMËNGJES dhe nga punimet në mbikalimin e Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, një nga hyrjet kryesore në kryeqytet që po merr formën e duhur për të ardhmen, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Korça është një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar festat e fundivitit. Por Durrësi këtë fundvit pritet të konkurrojë Korçën. Në Durrës këtë fundvit pritet të ketë fluks turistësh të huaj. Administratorët e resorteve dhe hoteleve shprehen të kënaqur, ndërsa rezervimet kanë shkuar në masën 80 për qind të kapaciteteve të tyre. Edhe porti i Durrësit pritet të ketë një fluks të konsiderueshëm, ose një sezon të vogël veror. Sipas autoriteteve portuale, biletat në ardhje në Durrës në datat para festave dhe ditët e para të janarit janë të gjitha të prenotuara. Sipas parashikimeve, pritet që këtë…

Read More

Dashi Do të jeni në gjendje të mësoni gjëra të reja për shkak të mendjes tuaj të mprehtë. Do të keni dëshirë për të fituar para të shpejta. Qëndrimi juaj i pakujdesshëm mund t’i shqetësojë prindërit tuaj. Demi Mundësi për dhimbje trupi. Shmangni sforcimet fizike. Bëni pushim të mjaftueshëm. Investoni para me këshillën e njerëzve me përvojë. Qëndroni larg biznesit të dyshimtë. Binjakët Njerëzit përreth jush do të kenë mbështetje. Sëmundjet kronike mund t’ju shqetësojnë. Kontrolloni gjuhën tuaj pasi mund të lëndojë ndjenjat e gjyshërve tuaj. Dashuria do të jetë në ajër për ju. Gaforrja Meqenëse Hëna është në Virgjëreshë,…

Read More

Në këtë të premte, moti do jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në veri-perëndim, zona qendrore dhe jug-juglindja do jenë me diell dhe vranësira në shtim. Temperaturat minimale do të luhaten 8-14 gradë, temperaturat maksimale do të jenë më rritje 12-18 °C, 19-25°C në zonë e ulët dhe bregdet. Era do jetë me drejtim jug-lindje me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Read More

SPAK-u nga sot do të ketë drejtor të ri. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. 11 anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda. Mbetet të shikohet se kush fiton: Kim apo Rama. Dhe në raport me këtë do të jenë raportet mes tyre. Gazetari Artan Hoxha thotë se ambasada amerikane preferon kandidatin Altin Dumani, ndërsa qeveria preferon Edvin Kondilin, ndërsa thekson se beson që në fund do zgjidhet…

Read More

Duke nisur nga viti i ardhshëm, qeveria Rama do të nisë projektin për të diferencuar pagat e pedagogëve. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama i cili foli gjatë ceremonisë së 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës. Rama mes të tjerash u shpreh se me këtë proces synohet që të vlerësohen më shumë financiarisht ata pedagogë që japin më shumë për Universitetin. Kryeministri Edi Rama u shpreh se për rritjen e pagave të pedagogëve të dalluar do të kontribuojë edhe qeveria, por edhe vetë Universiteti. “Një nga elementët që po përgatisim është që të diferencojmë pagat, pra kontributet nga…

Read More

Aktori i njohur Çun Lajçi dhe gruaja e tij kanë qenë mbrëmjen e djeshme viktima të dhunës në familje. Ata janë kanosur me thikë nga djali i tyre 38 vjeçar, i cili më pas ka plagosur dhe veten duke marrë lëndime në trup. Sipas informacioneve të para, mediat në Kosovë shkruajnë se i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka shkatërruar dhe disa gjëra në shtëpinë e familjes e më pas ka qëlluar veten me thikë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor dhe kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa thika e përdorur nga…

Read More

Dritan Shano eksperti i ekonomisë, ishte i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Ish—themelues i PD, anëtar i qeverisë pas ’92 Shano ishte pjesë e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave kur në krye ishte Genc Ruli. Zoti Shano, tregoi në Dritare TV si e larguan Rulin nga drejtimi i ministrisë, për shkak të akuzave për kontrabandë. Dritan Shano: “Genc Ruli ishte ministër kur diskutohej druri i arës. Kishte dyshime asokohe për transporte të paligjshme të drurit të arrës. Akuza që nuk u verifikuan, por edhe nuk përputheshin dot me figurën e Rulit. Unë i përkas atij…

Read More

Pamjet e rënda që shihni në këtë video janë të aksidentit të ndodhur më datë 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s. Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, por aktualisht nuk dihet gjendja e tij. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga News24, shoferi pasi ka përplasur 30-vjeçarin, nuk ka ndaluar në vendngjarje.

Read More

Të gjithë e dinë se një mollë në ditë e mban mjekun larg, por a e dini se lëkura e këtij fruti është gjithashtu e pasur në vitamina shumë të shëndetshme për shëndetin?Nëse mendoni se e themi këtë vetëm që ju ta hani mollën pa e qëruar gaboni. Edhe nëse e qëroni mollën do të përfitoni njësoj, por lëkurën nuk keni pse e hidhni. Nëse ndjeni se keni një pamje të lodhur të fytyrës si pajetë që nuk transmeton gjallëri mund ta ndryshoni shpejt situatën duke përdorur lëkurën e mollës si aleatin tuaj të bukurisë.Kjo e fundit është e pasur…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Prokurori Robert Kote i Prokurorisë së Tiranës u përball të enjten më 15 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative lidhur me shpenzimet e shkollimit të vajzës në Vjenë të Austrisë, për udhëtimet dhe pushimet jashtë shtetit, si dhe për pamundësinë e blerjes së një makine. Po ashtu, paraqiti qëndrimin e tij edhe për konstatimet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit ku mes të tjerash u evidentua miqësia e tij me një person me precedentë penalë, për të cilin subjekti pohoi se bëhej fjalë për një prej…

Read More